Wednesday, March 26, 2014

Ombre Sweater

E keni parasysh qe femrat ne pergjithsi mburren per markat qe kane veshur  here here duke dyfishuar cmimin per tu ndjere me mire me veten.Mua me ndodh krejt e kunderta, dmth mendoj se aftesine me te madhe qe kam e kam te blej lire,po aq lire sa cdo here me duket se thyej ndonje rekord timin dhe e shikoj veten duke ecur me gjerat e mia "te lira" e duke mbyllur me elegance disa goje rresht (qe kane mbetur hapur kur kam artikuluar me modesti cmimin)

Ne kete fushe kam nje konkurente te forte Alben e Milanos qe ju e njihni tashme por ajo nuk perfaqson konkurrence te ndershme :) pasi ajo ka shuuume mundesi zgjedhje andej.
E rendesishme eshte qe ketej ne Shqiperi s'me konkuron njeri pasi format e mia te Pazarit kane evoluar me mua ne alternativa te paimagjinueshme.
Dmth nese deri ne gjimnaz pazari ishte me mamin ne mes (se ne jemi binjake mamin ne mes i bie )ne rastet me te mira te dyqanet e Rruges se Trenit apo te Rruges se Durresit , e me pas evoloi me Fuegon ne Lane :) ndonje rreshqitje nga Medreseja qe ishte vuajtje me vete pasi vertet ishte e veshtire te pelqeje dicka aty aq sa dhe Gabi ishte shume me i pranueshem dhe alternative me e mire,sot e gjej veten si nje agjente burse qe sapo me kerkohet dicka me mjaftojne 2 apo 3 klikime per te dale me 4 apo 5 versione qe i afrohen ekzaktesisht asaj qe kam enderruar.Dhe me besoni per nje njeri qe enderron me sy hapur padyshim qe kjo aftesi kthehet ne faliment total,por une nuk dorezohem :)
Online shopping  eshte padyshim versioni me fisnik  kur karta nuk ka filluar te qaje dhe une bashke me karten, qe ndodh le te themi 2 ose 3 dite pasi ka kaluar rroga.
Pastaj ekziston versioni qe te terheq vjehrra adoptive mezor nga GABI ku ti s'ke piken e interesit per te blere por papritmas kur ndonjera nder(var) ne ajer ndonje pallto me 5 yje ty te aktivizohen sensoret dhe fillon lutesh si e cmendur qe ishalla e leshon kafsha(ne pergjithsi keto specie etiketohen me emra me pak te avancuar se ty si qenie),i shkon nga pas si spiune super e painteresuar sikur ajo te ishte pallto me e shpifur e universit per ta gjetur veten ne fund me xhiro te avashta si ketrushi me geshtenjen te Epoka e Akullnajave.Po po ndjesia kur shtin ne dore artikullin e deshiruar  ngjan vertet me hapjen e dyerve te parajses ku geshtenja tashme eshte bere gjigande po aq sa dhe emocioni i fitores.
Por prisni smbaron me kaq, nder alternativat me interesante se fundmi jane  shopping me whatsapp me facebook me blogje ku jo ghithnje duhet ta njohesh apo takosh shitesin apo rekomanduesin :)
Keta telefonet e zgjuar i thencin qe duhet te na e thjeshtonin jeten jane shpikur vetem per te na cuar drejt fundit te saj gjithnje dhe me te pangopur.
Nuk e di po shkalla e fjales e domosdoshme per mua po e humb pak kuptimin dhe praktikisht ne te domosdoshme per ekzistencen time eshte kthyer cdo gje qe shikon ne new clothing apo new sale.
Por semundja ka acancuar ne nje shkalle qe as vete nuk e kisha parashikuar,te zhveshesh kolegen vetem sepse ajo rastesisht ka gjetur golfin e endrrave te tua,dhe per te qene e sinqerte edhe te Olivia Palermos :) per nje shume qe kesaj rradhe mund tua them sepse ate golf nuk do e gjeni kurre ne ShopMyCloset,edhe sikur te kalonit mbi trupin tim :) vetem per 1.000ALL te reja.
Ok mund ti mbyllni gojet tani.
Sa here behet fjale per rroba dhe ti ke bere bene qe sblen me dhe skthehesh me te ai dyqani qe nuk te kane trajtuar si mbret si duhet te te trajtonin por si rreckat qe shesin ,sapo degjon se ka ardhe furnizimi i ri shkel me vetedije te plote mbi karakterin tend te hekurt duke e kthyer ne mendafsh te holle qe e merr era dhe aty gjithcka fillon nga fillimi.

Tani nuk e di a do me jepni te drejte qe kam derdellitur kaq shume por me besoni aq gjate e kam pare kete golf ne site sa kjo ishte me e pakta qe i detyrohesha.
Sigurisht i respektova cdo qime lepurit qe kish kontribuar per kete golf dhe per ta sjelle si duhet porosita dhe nje fund qe kesaj rradhe nuk prita te vinte ,por e qepa.Duke shtuar dhe ombre sunnies si dhe pak shkelqim metalik ne cante e taka nuk i ve faj gjyshes simpatike qe pasi na beri komplimentet e saj u khthye dhe pozoi miqesisht ne sfond.




























8 comments:

  1. Te kuptoj aq mire me keto punet e blerjeve...ndonjehere me duket vetja si e cmendur..them nuk ka mundesi qe njeriu te behet kaq psikopat vetem e vetem per veshje...por lumturia qe te jep dicka e re (jo me etikete domosdoshmerisht) ja tejkalon cdo kufiri te arsyes....
    Veshja e sotme me pelqen pafund...golfi super dhe fundi...nje dashuri me shikim te pare! Like like shum <3

    ReplyDelete
  2. ahhhh mojjj Estelaa sa vajze e mencur qe je, sa gusto, po sa fjal te bukura qe ke shkrojtur, gjeta veten ne cdo rresht, edhe une jetoj ne Milano njesoj si Alba, e me beso nje person intelligjet qe do te shpenzoj pak e te mburet me cmimin e lire te blerjeve te tij, ka shume zgjillje, po edhe online nuk behet shaka fare ka ndonje suprise te pa deshirushme si pash pagesa e doganes 50 euri per nje bleje pej 10 usd. ehhhhh hera e fundit qe bleva ne nje sit te fameshem china expo. pagova 50 euro doganen :( :(

    gjithesesi je pefekte !!!!!!!!!!!!!!.

    ReplyDelete
  3. Po ta dija qe golfi do meritonte nje super shkrim sdo kisha kundershtuar fare,kombinimi perfekt

    ReplyDelete
  4. Kombini perfekt ! Persa i perket shkrimit, me beso qe mania e shopaholic edhe ne Shqiperi po shtohet dita dites, pa qene nevoja per te bere blere vetem firma. E rendesishme eshte te dukesh bukur :)
    Veshja perfekte xoxo

    http://cassie2fashion.blogspot.com/

    ReplyDelete
  5. nese ajo gjyshja do mundte, do ishte bere fashioniste :)

    ky postim ma plotesoi bukur pasditen Estel. Edhe me shenimin tend edhe me veshjen.

    Ti nuk i degjon, por teksa poston dicka si kjo, ne sfond ka shume duartrokitje :)

    ReplyDelete
  6. Me pelqeeeeen :-) Nuk lodhem fare nga gjatesia e shkrimit tend,mesoj shume nderkohe.A s'eshte ky synimi i cdo fashionista?Te vishet cheap but not looking CHEAP :) U're adorable :D

    ReplyDelete
  7. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  8. Edhe pse shoqja e zene ne goje mund te gjej keshtu ndonje okazion per te cilin mendoj se eshte fat po edhe pak cmenduri duke pare mire rrethanat, po mesa duket ky justifikimi i fundit eshte i kote pasi me duhet te dorezohem duke thene qe per shopping shumica e femrave jemi te gjitha njesoj. Duhet te jete ajo fjongoja qe mban bashke dy krahet e kromozomit X pasi ndryshe une s'di si ta shpjegoj, gjithe kete c(menc)d(uri)

    ReplyDelete

Total Pageviews