Me ne fund u zbulua dhe ngjyra qe po ju mbaja sekret gjate gjithe kesaj kohe.
Ne emisionin Takimi i Pasdites me moderatore Rudinen vendosa te sjell pikerisht kete ngjyre e cila me ka rrembyer totalisht.Quajeni si te doni The NEW Black apo Wine, shqip nuk e di si tingellon por eshte thjesht ngjyra e patellxhanit.Te njejten ngjyre aplikova dhe ne buze me grimin e realizuar nga Dashamir Turku e mbajtem te ftohte me Smokey Eye.Vendosa qe thyerja te jete pak drastike me te bardhe duke e bere kontrastin te parezistueshem. Nderkohe qe kisha mbjelle gjithe dynjane qe kisha bere zbulimin e shekullit e kisha gjetur ngjyren e vitit kaloj si gjithmone nga studio e mikes time Soela per disa foto profesionale.Pasi i shpjegoj me detaje veshjen cfare e ben te jashtezakonshme nje triko aq te zakonshme dhe pse ai kombinim per mua mbetej TOP midi skirt prej stofi nje krijim i imi dhe triko me statement necklace.
Nderkohe qe perdridhesha me shpikjen time te fundit e krenohesha qe nuk e kisha pare te asnje tjeter kete ngjyre ,dhe vetem dje Kate Middletone kish rene pre e ketij trendi ,hyn nje zonje ne studio qe qellon te ishte mamaja e Soeles,rremon ne thesin e rrobave qe kishte nxjerre per te flakur dhe JA... ku behet pjese e setit per te me hequr ekskluzivitetin e Aubergine :)
Per ato qe duan te ndjekin emisionin si me poshte 2 Linqet ne pjesen e dyte flitet per Trendet E Palltove dhe ne pjesen e trete flitet per Fashion Show Victoria's Secret
No comments:
Post a Comment