Sunday, December 28, 2014

Merry Christmas



Nata e Krishtlindjeve na gjen dhe kete vit te bashkuar me familjen te shtepia e vellait tone "Ezelit " me falni Indritit :D por kesaj rradhe me me shume te ftuar.
Ashtu sic e enderroj une tavolinen e Krishtlindjeve te arreduar ashtu sic vetem kunata jone di dhe me ate rremujen e adhurueshme te femijeve qe ne rastin e shqiptareve mund te perfundoje dhe ne sherr.
Ne gjithe kete kasaphane ku te gjithe ndihmonin njeri tjetrin dikush merrej me femijet dikush kujdesej per veren ne tavoline dikush ngrinte dolli e dikush merrej me politike ,kuptohej qe vetem njera kujdesej qe asnjeri femije apo i rritur te mos rrezonte gjene e saj me te rendesishme ... aparatin.
Kuptohej qe vetem ketij "dikushit" me aparat i lejohej te hynte ne parket me taka,kjo dhe sepse ishin pjese e outfitit ,por dhe sepse i mungonin 15 cm per te arritur pjesetaret e tjere te familjes perfshire Ezelin me gruan :)
Veshja ime ishte e thjeshte dhe e rehatshme per nje darke ne shtepi. Fustani i shkurter i Zi LBD te shpeton gjithmone nese vjen i thyer me ngjyrat e festes kesaj rradhe jo e kuqe por jeshilja e bredhit ne vethe kepuce dhe manikyr.
Nje krehje natyrale per te qene natyralisht Ok pa shume mundim.
Dhe si cdo here kur e vetmja gje per te cilen me duhet te mendohem eshte pamja,atehere rezultati eshte i pritshem.Ndaj dhe keto vazhdojne te jene Krishtlindjet e mia te preferuara :)
Nje nate qe dhe njehere te kujton te falenderosh Zotin per te mirat qe ke!










































































1 comment:

Total Pageviews