Friday, December 5, 2014

Thessaloniki


Duke qendruar te dhuratat e femijeve,pervec festave, nje opsion po aq interesant eshte dhe udhetimi.
Edhe pse kjo dhurate nuk perfshin vetem ate qe ka ditelindjen serish mendoj se mbetet nje ide shume e mire qe mbahet mend gjate.
8 Vjetori i Lorest-it na gjeti ne Selanik.Nje udhetim surprize te cilin e organizoi babi i Leas dhe ku ne s'na mbetej vetem ta shijonim.
Kesaj rradhe nuk doja te luaja rolin e blogeres,doja vetem te shijoja familjen time dhe ti dhuronim Lorestit nje kujtim te bukur. Dhe per te lene menjane zanatin e blogeres per 2 dite me duhej te mos merrja gjithe dollapin me vete ,te mos prekja telefonin me dore,dhe te mos mendoja per paraqitjen time.
Duket qesharake qe personi qe tere kohen flet per pamjen,papritmas deshmon se vetem kur nuk mendon per pamjen  eshte i qete e i vertete.
Blogu eshte si nje univers paralel i revistave apo televizionit apo dhe i rrjeteve socilae ku gjithnje ti tregon ate qe do majen e ajsbergut ate qe te pelqen ty te deshmosh,me te miren tende dhe ne cdo kohe ndihesh sikur po te ndjek nga pas nje ushtri njerzish te padukshem.
Ndaj dhe ne kete udhetim une vendosa te ul perden per 2 dite.Isha atje me 2 burrat me te rendesishem te jetes time dhe me 2 engjejt e mi.S'mund te kerkoja asgje me shume ndaj fotot me te mira jane ato qe nuk jane shkrepur. Shikoja sesi femija im ish rritur aq shume dhe me dukej pafund e bukur,mburresha ne cdo hap e ne cdo buzeqeshje te saj me dukej sikur me dhurohej bota dielli e qielli.Kur kesaj lumturie i ben dhe cicin Sharmin ne mes te Selanikut duket se jeta fillon e merr kuptim.
Nuk e di por une kam shume frike nga lumturia,aq sa dhe vajzat e mia nuk i puth shuume gjate apo ti shikoj ne gjume gjate e ti marr ere gjate .Nuk dua te flas per Selanikun pasi vertet nuk e di fare ku ishim sa ore zgjati rruga apo cfare pame.Une ndihesha me krahe se ne pasqyren e makines kisha syte blu qe dashuroja ,ne krah te djathte vinte zeri me dialekt i babit,dhe ne preher kisha engjejt e mi qe s'dije ku i mbaronin kembet njeres e ku i fillonin tjetres.
E une me buzeqeshjen e budallait stampuar ne fytyre falenderoja Zotin e uroja me shpirt qe Lorest te kishte nje jete te Lumtur!

PS nese po pyesni nese vertet ka bere morri cicin ne mes te Selanikut feel free to check the photos :)



































































Here comes the bride :)

3 comments:

  1. Te behesh 100 vjev Lorest.Zemer te rritesh e lumtur prane familjes tende. Estel fotot i shijova shume,mos ki frike nga lumturi sepse ti meriton cdo te mire qe ka bota. Ke familje te mrekullueshme e te lumtur.

    ReplyDelete
  2. Mu mbushen syte me lot kur pashe foton e lencit dhe leas qe putheshin.... Lumturi pafund pac ne jete Leushja ime

    ReplyDelete

Total Pageviews