Showing posts with label jacket. Show all posts
Showing posts with label jacket. Show all posts

Monday, November 12, 2012

Mother in LAW-For Rent


Mendoj se fashion mund ta gjesh kudo mjafton te kesh imazhin e asaj qe kerkon ne koke e pak guxim ta vesh ne jete.
Ndoshta do e besoni e disa ndoshta jo por fundi i sotem eshte i Dados se vajzes se madhe (ky eshte nje personazh shume i rendesishem ne jeten time sa une se fundmi e therras "Vjeherr") por kjo nuk ka shume rendesi pasi po te filloja te flisja per te s'do mjaftonin gjithe Blogjet e botes :P
E ndersa kjo "vjehrra ime me qera" eshte nje gjirokastrite,maniake e pastertise shikoj siper turres se rrobave qe lan pafund nje fund te hedhur me lule dhe xhepa anash te fryre.
Fakti qe lulet nuk ishin te njetrajtshme por fundi ka nje motiv tjeter lulesh ne pjesen e fundit dhe ata xhepat  ashtu te fryre qe me kujtojne shume fundet e fshatareve me ngacmoi aq shume sa ja kerkova borxh menjehere.
E meqe kjo "vjehrra ime me qera" nuk eshte aq elegante mu desh ta mbertheja me paramande e te maskoja dicka me rrip qe mos te kupohej qe ish disa numra me i madh :)
Nuk e di por se fundmi me gjithe blogjet e aplikacionet e fundit ne androidet tane,fashion eshte kthyer ne nje loje aq te thjeshte e argetuese sa krijimi i nje looku me duket si lojrat qe ben ime bije ne dressupgames :)
Dhe sekreti eshte te kombinosh mire ato qe ke pasi e mira nuk ka fund ...

Si ju duket ? E kaluat nje veshtrim nga garderoba e vjehrres ?:)











Saturday, November 10, 2012

LOVE Loafers


Nje tjeter alternative mjaft e kendshme per look-un tuaj me sheshka pervec Balerinave do ishin pse jo LOAFERS te cilat une i pelqej pafund,e nese jane dhe me Studs e dhe me qime atehere jane No comment :)

Do i keshilloja per gjithe ato qe dhe paraditeve kerkojne te krijojne nje look sa te rehatshem aq dhe trendy.Personalisht Loafers i shikoj vetem me Leggings (strece) apo Skinny Trousers.

Ah dhe nje keshille per strecet menyra me e denje e te veshurit strece nese nuk keni nje trup si te CatWoman (por dhe nese e keni ne fakt) eshte ajo me Oversize Shirts sa me te gjera sa me te gjata.

Ju uroj nje fundjave te mbare e plot diell.














Friday, November 9, 2012

Just Jeans



 Nese do me kishin thene para 10 vjetesh qe xhinset do ishin nje nga veshjet qe do veshesh me rralle do I kisha qeshur ne fytyre duke menduar se kisha perballe dike “te shkalluar e te shkaterruar je vete J
E mesa duket cdo gje qe themi ne jete, koha na ben qe te vertetojme po me aq devotshmeri te kunderten e asaj qe kemi pohuar dikur me nje bindje te madhe.Nuk dua te flas per xhinset e s’dua as ti kujtoj xhinset e grisura pasi ndjeshmeria ime arrin ne ate pike sa mund edhe te fus koken ne jastek duke I qare ato kohera pa ze.
Por asgje nuk eshte e humbur nese ti di ta sjellesh ndryshe dhe nje veshje me xhinse.
Propozimi im eshte t’I interpretosh pak me ndryshe xhinset duke I kombinuar me veshje pak me elegante duke bere keshtu qe theksi te mos jete vetem tek Jeans-et.
E nderkohe nje xhakete oversize me menget e rena dhe balerinat me studs e kompletojne look-un duke bere qe xhinset te jene gjeja e  fundit qe vihet re.Madje dhe modeli i flokeve nuk eshte i rastesishem,deshira ime ishte te mbaja te njejten linje me Sequin Peter Pan Collar apo thene shqip Jaken me temina :)

Kalofshi sa me bukur dhe fundjave te bukur me xhinset tuaja.


















Thursday, October 18, 2012

BoY -friend style



Ne femrat s’dime cfare duam!
Nje moment duam te jemi te pavarura e ti bejme gjerat vete,momentin tjeter ankohemi pse nuk ishe aty kur kisha nevoje .
Nje moment duam te ndihemi te forta duke I arritur gjerat me kembenguljen tone,  momentin tjeter qe I kemi I leshojme pa e lodhur fare mendjen.
E duam aq shume fitoren  qofte dhe ne ndonje debat absurd ne shtepi e mandej ndihemi te vetmuara pikerisht se fituam e ai ka ikur bashke me humbjen.
Nuk e di po kjo puna e pantallonave mua po me lodh shume,sigurisht qe sot I vesha per te sjell Boyfriend Style-n por qe e shikoj qe te ndjeren e paskam totalisht kundra J
Nuk dua te jem e forte as e pavarur dhe as fituesja  e asgjeje,dhe as vete nuk e di cfare dua...

Ndryshe nga Sharmin qe e di mire cfare do :)


















Friday, October 12, 2012

Patterns


Pershendetje,

pas nje shkeputje thuajse nje jave pa postuar gjeta mundesine te shkruaj per nje nga propozimet e sfilatave vjeshte dimer qe mua me intrigon pa fund,ai i kombinimit te motiveve te cilat jo detyrimisht kombinojne me njera tjetren.
Duhet te kesh nje sy mjaft te mprehte e me shije te vendosesh bashke motive te ndryshme aq me teper Patterns dhe Floral apo Aztec Prints me Paisley Prints qe jane absolutisht ato me me klas sipas gjykimit tim.
Sigurisht qe une solla nje forme modeste te nje fustani te gatshem nga New Look  sa per te kenaqur veten dhe per t'ju frymezuar dhe ju gjithashtu.

Kalofshi bukur.











Total Pageviews