Tuesday, May 13, 2014

Baby Blue Blanket

Sa here qe ka propozime te reja dhe kjo ne fakt duket thuajse e pamundur ne 2014 pershtypjet e para  nuk jane gjithmone pozitive.
Nese te duhet te krijosh duhet te rrezikosh,dhe kjo nuk garanton gjithnje suksesin apo pritshmeri pozitive nga te gjithe.Ndaj kush u cudit qe fustani i Victoria Beckham si kuverta e krevatit nuk u mireprit ne Shqiperi ,nuk duhet te habitet fare pasi thuajse te njejtin impakt ka patur dhe ne bote.
Edhe pse per stilisten ka qene nje nder produktet e preferuara te ketij sezoni te cilin ajo vete e ka promovuar e para duket se  pjesa me e madhe ka ngritur pafund pyetje ne lidhje me realizimin,xhepat shume poshte, jofunksional, ne lidhje me prerjen oversized der ne qesharake, apo me prerjen mullet shiritin e zi ne fund ,por gjithe polemikat duket se kane rene ne materialin e perdorur nje kuverte krevati :)
E kishit menduar ndonjehere ?! Ndjesia e pare eshte rrudhja e buzeve mmmm si do jete valle te mbash veshur jorganin gjate gjithe dites ,padyshim shume e rehatshme por a mund te jesh fashionable edhe me jorgan?!
Patjeter qe mundesh ,madje kjo do ishte dhe sfida te besh colpo me nje produkt qe nuk e zgjedhin kollaj te gjithe qe kthen kokat ngjall polemika por mbi te gjitha nese ti e mban mire dhe e perjeton bukur padyshim qe eshte nje hap qe duhet hedhur.
Une fustanin e Vicktorias vec mund ta riprodhoj te ngjashem pak a shume si Lydia Slater ketu por ndjesine e jorganit s'mund ta humb.
Shume produkte me tegelat ne forme katrore apo zigzag sjellin te njejtin efekt duke e kthyer keshtu materialin per fustanin e perfolur ne trend popullor,ndaj duam nuk duam te gjitha do themi qe dikur e provuam .
A nuk eshte me mire keshtu :)































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews