Tuesday, May 6, 2014

Radiant Orchid

Moda eshte shume manipuluese por shuuuume.
Ne momentin qe ti ke bere nje konfirmim me veten dhe je shume e qarte cilave gjera duhet ti qendrosh larg ja ku vjen nje term i ri qe zevendeson te vjetrin dhe tashme ne nje kendveshtrim tjeter gjeja te ciles duhet ti qendroje larg tashme eshte kthyer ne nje zgjedhje elektrizuese dhe shume te te dashur.
Radiant orchid apo orkideja vezulluese s'eshte gje tjeter vetem nje miksim i lejlase me rozen por ne versionin me te forte te mundshem.
Eshte konsideruar ngjyra e vitit 2014 nga institucioni i ngjyrave Pantone duke e ngjitur keshtu ne podiumin persa i perket garderobes sone kete vit por dhe aksesoreve dhe gjithe produkteve te makeup-it.
Nje ngjyre shume e guximshme e cila nuk konsiderohet shume e thjeshte per tu interpretuar.Nje ngjyre qe do perqafohet me se shumti nga personat pasionante por dhe shume origjinale e krijues.
Vjen sot ne blog ne formen e nje trikoje me grep e cila imiton ne stil pellushet e dimrit por vjen me e lehte dhe e ndritshme per kete stine.E kombinuar me Camelin nuk mendoj se i nevojitet asgje me shume disa aksesore lejla si dhe syzet Dior SS2014 me trekendshin ne cep te cilin do e shikojme te te gjitha brandet e syzeve kete vere :) ndaj mos humbisni kohe :)
Radiant orchid dhe Trekendeshin ne Syze!
























4 comments:

  1. Me hoqe trurin Estela, po ajo goca ndjekese e blogut eshte qe beri foto me ty?

    ReplyDelete
  2. komplimente per blogun,
    interpretimi im i Radiant Orchid eshte bazuar tek make up-i te cilin mund ta gjeni ne kete link: https://www.youtube.com/watch?v=l76iR2EPWas&feature=youtube_gdata_player


    duke pare qe jane ngjyra shume te bukura per kete stine dhe qe u shkojne shumices se njerezve do thoja qe Pantone ka ber zgjedhjen e duhur :-D

    Ju pershendes shume :-)

    ReplyDelete
  3. 3/4 e femrave mbi te 25 qe njoh une, e urrenin lejlane ne thuajse te gjitha variacionet e saj ... deri kete pranvere. Duhet te kete qene pasoje post-traumatike e bum-it te lejlase ne vitet '99-200 kur u beme te gjitha "select all" & "paste all" me lejla. Ne mos gabofsha ishte paraprire nga e zeza dhe u pasua nga grija e lehte me efekt me te zbutur. Me duket se i vuajme ende pasojat e monokoloritit masiv ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. O zot mos ma kujto,eshte shume e vertete qe une pas 99 nuk kam blere me kurre lejla kaq trauma na lane vitrinat dhe lejlaja e keqperdorur nga te gjithe ne.
      Apo nuk ishin ne mode dhe pantallonat trecerekshe me kanatjere me rripa dhe arrinim te kombinonim dhe 2 lejla te ndryshme :)

      Delete

Total Pageviews