Saturday, May 24, 2014

Black & White Pointed Flats

Na kane mesuar te mos i shikojme gjerat bardhe e zi,por kurre nuk na kane thene mos vishni bardhe e zi :)
E ne fakt duket sikur veshjet bardhe e zi ofrojne nje komoditet qe ty ste duhet te mendohesh shume pasi ne cdo proporcion ato rrine natyrshem me njera tjetren.Posti ne fakt erdhi fare i pamundimshem ne kete te premte me sheshkat qe jane dhe kryefjala e postit pasi dhe ato qelluan te jene bardhe e zi me shume bardhe se zi.Edhe pse une nuk jam ndonje fan e sheshkave dhe nuk e mendoj kurre te paguaj me shume se 5.000 all per to duket se ndonjehere e thyej kete kufi kur le te themi ajo qe ofrohet nuk eshte krejt e zakonshme.
Dhe keto sheshkat me maje mua me imponohen pasi mendoj se rrine sh mire me stilin serioz apo klasik ndaj ne pamundesi per te qene mbi taka sidomos te premteve ,e meritojme kaq atehere veshja sduhet te humbe asnje element elegance nga mungesa e takave.Dhe ne kuadrin e mundesive e risive qe duhet te sjelle nje post ,e qe dhe ju te shikoni me shume bardhe se zi vendosa tju serviresha me nje gershet casual.
Do thoni ju nga e gjeti gershetin kjo me floke te shkurtra ?!
Epo ja kjo eshte deshira per te mos ndaluar ne pamundesite apo per te pare vetem bardhe e zi por per te shkuar pertej kesaj atje ku te con instikti dhe pasioni.






















No comments:

Post a Comment

Total Pageviews