Thursday, May 1, 2014

Geraldina Sposa 2014

Eventi ndoshta me i rendesishem i vitit duket te jete sfilata e fustaneve te nuseve nga Geraldina Sposa.
Padyshim ftesa elegante blu me brilante premtonte shume sidomos per mua qe do isha pjese per here te pare ndaj dhe impenjimi im duhet te ishte maksimal.
Pak e veshtire per nje event qe do organziohej dite jave ne oren 19,kur ne 17 pretendohet te mbaroje orari zyrtar i punes por une nuk dorezohem lehte.
Mes shume alternativa te thjeshta te pastra pastaj ekstravagante e moderne une duhet te zgjidhja ate me te pamunduren.Ndjeja qe duhet te guxoja pak me shume ndaj nje look pak me ndryshe qe do ju surprizonte dhe ju per mua ishte objektivi.Fundja pse jo,gjerat me interesante kane lindur nga ata qe guxojne mbi te parashikueshmen a nuk supozohet qe pjesa me argetuese e pamjes eshte krijimi.
Nje fustan metalik deri ne fund te kembeve nga Aqua me vata te ekzagjeruara dhe totalisht i gjere mua mu duk nje zgjedhje e mire per rastin ne fjale.A nuk duhej te qendroje ne lartesine e 20 nuseve me te bukura qe kam pare ndonjehere me krehjet e grimin ideal dhe sidomos me fustane qe te ndjellin deshiren  ne mos per tu martuar ,te pakten per ti rezervuar per ndonje set fotografik :)
Me nje krehje Wet Look nga duart e arta te Muhametit ,frymezuar nga Rita Ora dhe make up nga Yldiz te ciles i kerkova nje makeup porcelanoz e quja une qe te dukej pak unreal si fustani  mendoj se nuk kalova pa u vene re :) Te dy turqit e sallonit STAR u ofruan te kuronin pamjen time per kete nate dhe une dua ti falenderoj vecanerisht.
Tani te flasim pak per detajet meqenese fotot e eventit e te ftuarve keni patur mundesi ti ndiqni ne faqet e revistave.
Mberritja me vonese me beri te ndihem pak si te dera e autobuzit kur eshte mbushur plot dhe po niset ,ashtu si e ngecur tek dera nuk dorezohesha fundja gjithe ato metra cope nuk e meritonin te kthehesha mbrapsht.
Per fatin tim nje organizatore me drejtoi drejt vendit rradha e dyte :) jo keq per heren e pare te pakten sfilaten do e shijoja tamam. Dhe ja gjithe personazhet e ekranit te njohur e te panjohur ishin te rreshtuar para meje disa me attitude sfilate,e disa totalisht te painteresuar per ate qe do ndodhte pas pak.
E ja ku filluan te parakalonin njera pas tjetres nuset njera me e bukur se tjetra disa te sigurta drejt altarit disa te lumtura ,e kuptohet disa sikur po i martonin mezor :) por une pelqeja nuset me namuz ato qe e fshihnin nje buzeqeshje e ashtu te turpshme dukej se te mrekullonin me cdo levizje.
Po mendoja qe fustanet duket qe ishin krijuar per to  e nuk do ishin zgjedhja ideale per nje nuse pak me te shkurter e pak me te mbushur,shkurt muhabeti fillova ti qaj hallin vetes.
Mania e fotove e selfie-ve dukej se e zbehte pak magjine e eventit ku njerzve u reflektohej me shume drita blu e telefonit ne fytyre e disa prej te ftuarve duartrokisnin cdo nuse sikur te ish e fundit :) kur ja erdhi dhe momenti i shumepritur NUSJA Sekrete apo Nusja "Simply the BEST" personazh padyshim shume i dashur per ne shqiptaret aspak e pritur apo e perfolur qe mund te ishte ajo nusja e fundit :) e realizoi me se miri surprizen.
Eventi vazhdoi me koktejlin ku jepeshin pershtypjet e sfilates e takoheshin miq te rinj e te vjeter :) e padyshim asjeri nuk i shpetonte bliceve te fotografeve a nuk eshte kjo pjesa me pikante e mbremjes.
Tani po ju le nen shoqerine e fotove dhe jam ne pritje te komenteve tuaja.


Foto Armand Habazaj
Foto Ermal Mulla


Foto me celular :)



8 comments:

  1. sec kam nje pershtypje qe cdo zonje tjeter atje eshte ndjere inferiore ndaj teje ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo Juana perkundrazi kishte plot zonja qe ishin veshur me shume shije e klas.

      Delete
    2. nuk e ve ne dyshim, madje duhet te kishte se s'ben, po me lejo te te komplimentoj per zgjedhjet qe ben dhe per shkelqimin qe te karakterizon :)

      Delete
  2. Mendoj se ne te gjitha keto postet e fundit tek te cilat shoh se ke kaluar me shume metra tapetesh te kuq sesa shfletime revistas (po po ato qe shfletonim te dyja online dhe enderronim), duhet thene me te drejte se je gjithmone ne lartesine e duhur, plot SHARM!

    (ndoshta duhet ta kisha kursyer komentin?!!!!)

    ReplyDelete
  3. Absolutisht e mrekullueshme.Me fantazi e guzimshme e plot sharm.Ishe me e mira atje ne te gjjitha senset e mundshme.Fustani dhe floket ishin ombinim perfekt.

    ReplyDelete
  4. ha ha, te fotoja e parafundit te mungon vetem shatervani qe te dukesh si tek reklama e albtelekom: nje oferte te tille uk do ta shohesh dot dy here (canta me madhesine e I-pad ben pjesen e vet)
    shakate menjane: fustani eshte sharmant dhe ti brenda fustanit akoma me shume

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahaha fiks der tek ufot na kish vajt fantazia po kjo e reklames eshte perfekte :)

      Delete

Total Pageviews