Wednesday, May 14, 2014

Leo Skirt

Sfida e rradhes duket te jete ngacmuese dhe komplekse edhe per nje njeri "pa komplekse" si une :)
Kombinimi i printeve leopard me  barkun jashte kur je te themi e mbushur,ok disa dhjetra kile mbi peshe :) pa u dukur vulgare?!|E besoni dot qe mundet?
Ok te pakten ky do ishte qellimi ju mbetet ju ta gjykoni ne fund  nese eshte realizuar apo jo.

Ka disa shanse pse gjerat ne dukje te pamundura mund te behen te mundura nese vendos pak besim krijim dhe emocion ne to.
Ndaj outfiti i rradhes nese lexon pershkrimin vertet duket i tmerrshem i pabesueshem dhe totalisht i deshtuar.
Por prisni pak dhe mos shkoni direkt tek fotot.Nese hiqni nga mendja juaj strecet e famshme leo dhe i zevendesoni me nje fund pencil serioz me bel lart,me printe leopard por me nje cope te leshte pa shkelqim ku ne dore duket ashpersia e perberjes dhe kesaj i shtoni jo kanatjeren e leshuar me bark jashte por nje golf serioz te zi me pjesen e qafes te punuar me fije ari me pak menge a nuk po plotesohet pak figura dhe ju filloni te mendoni qe mundet ta kaloje klasen :)
Pastaj prit si te kalosh klasen kur mund te marresh note te mire  neseqendron ne territor te sigurt dhe me kepucet duke mbajtur te njejtat nuanca te printit te leos dhe serish nje stil serioz dhe te permbajtur.
Nese do ish perdorur kepuca e kuqe me besoni suksesi do ishte ne fije te perit  e ndoshta do kishte rene pikjade ne kosh te plehrave ,por nese ti e mban bute me tonalietet jo te forta ben vaki qe te mjaftojne syzet e mafjozeve dhe nje i kuq po vetem nje te buzet pasi dhe canta duhet te jete serioze e zeze,vetem nese ti i sjell keshtu leon e famshme atehere mundet te ecesh e sigurte ne tra e te fitosh sfiden.
Por keto jane ato qe mendoj une pasi per shume prej jush mund te me hedhin poshte qe ne hapin e pare :)



















3 comments:

  1. Kur animal print nuk behet banal dhe theksohet me shume se c'duhet, sigurisht duket shume I sigurt. Dhe ti kete e shpreh perhere ne cdo gje. I jep theksin dickaje
    shume vizive por duke e zbutur me cdo gje tjeter te padukshme pothuajse. Shnderrin dhe ne petkun e veshjes me te guximshme. Seps
    e di si ta thjeshtesosh duke e nxjerr ne pah. Dhe mundesh te besh mode pa u etiketuar ne emra!

    ReplyDelete
  2. Thone qe animals wear animal prints besoj per arsyen se ne shume raste e bejne te duket vulgare. Por Estela me apo pa 10 kile sic thua you absolutely rocked it. And you look very chic! Well done! Kepucet fantastike :)

    ReplyDelete

Total Pageviews