Sunday, May 11, 2014

Takimi i Pasdites

Ftesa nga Takimi i Mbasdites erdhi si nje "ndjese" per heren e pare qe na mbeten trendet ne gryke ndaj kesaj rradhe do ishte i gjithe emisioni per Moden e Blogjet do flitej per tendencat dhe c'eshte me e rendesishmja une do isha aty prej fillimit deri ne fund :)

Nuk dua t'ju heq kuriozitetin per cka u fol ne emision ndaj  ju ftoj perzemersisht te ndiqni emisionin ne linkun ketu  e te diskutoni ne fund ashtu sic pritet nepermjet komenteve tuaja.

Po shpjegoj shkurtimisht zgjedhjen time per kete emision duke e argumentuar sa mundem.
Meqenese do flitej per tendencat me e pakta ishte qe nje blogere te sillte ndonje .E keshtu zgjedhja e bluzes ishte e detyrueshme,Sports Night duket vertet te jete trendy me i lancuar per kete vere ,do shikojme artikuj sport gjate mbremjes por dhe ne darkat serioze te interpretuara ashtu sic nuk na e ka marre kurre mendja.
Cdo material me lule si texture do jete risia e luleve kete vere ato duhet te jene te gjalla si te verteta ,jo me thjesht printe.
Aksesore te renduar apo fin duket se kete vere do kete vend per te gjitha shijet.

Ajo qe eshte pak me ndryshe ne lookun tim kesaj rradhe i cili erdhi qellimisht edhe si per te testuar e percjelle nje mesazh  eshte GRIMI.
Kerkova te dal thjesht me makeup dhe rouge sa me natyral pa tone te renduara e pa penel,sinqerisht doja te shikoja si ja arrijne personazhet ne Mediaset te duken aq Aqua e Sapone nderkohe qe ne ekranet tona mungon pak freskia dhe origjinaliteti.

Per mua nuk eshte kusht qe te dukem SA ME BUKUR por te identifikohem qe JAM UNE.
Nuk e di si mendoni ju por here pas here a nuk duket e nevojshme te takohesh me veten?!...







8 comments:

  1. Ishe fantastike dhe shume e drejte perdrejte :) Make-up aqua e sapone mua me pelqeu shume :)

    ReplyDelete
  2. "takimi i pasdites" ne pergjithesi eshte emision i impostuar, me perjashtim te rasteve kur ndonje nga te ftuarit eshte vertet spontan dhe interesant. Inserti i ketij emisionin ketu ishte i njejti me ate te parin ( a thua se kishin pertuar apo a thua se njerezit kane kujtese te shkurter).
    Ti mu duke e cilter dhe disi e drojtur, por gjithmone e sakte dhe e qarte.
    Takimi me veten eshte gjithmone interesant (per aq kohe sa di ku ta gjesh...)
    Urime!

    ReplyDelete
  3. Ishe vertete shume bukur ! Make up-i ishte vertete fantastik, madje mund te them qe percillje me shume shkelqim ne sy .

    ReplyDelete
  4. Nje nder arsyet pse une ndjek kete blog jane shkrimet qe u bashkengjiten fotove.Sigurisht qe me pelqen stili por menyra e thjesht dhe pa komplekse e shpjegimit qe jepet per fotot mua me pelqen shume.Suksese :)

    ReplyDelete
  5. Mezi arrita ta shoh deri ne fund. Disa gjera per te nxjerre ne pah kisha:
    -me beri pershtypje buzekuqi i perdorur nga te treja, shume tonalitet natyral, me beri te emndoj te blej nje te tille :)
    -make up-i jot shume i kendshem, gati mund te them se te kishte nxjerre ne dukje nje tjeter potencial te fytyres
    -per veshjen me shijoi shume sidomos krahasuar me zhveshjen e te ftuares tjeter (pa e gjykuar)
    -per te folurin, shume shtruar shume sinqerisht, me pelqeu ajo qe transmetove
    -me vjen keq qe ende gazetarja e spotit iu referua blogut si bloget :) dhe moderatorja ende si ne ajer...
    Suksese!
    Suksese!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pse Karagjozi, si do ti thoje ti blogut shumes? Jam kurioze te te degjoj. Pastaj kjo eshte nje fjale e huazuar dhe si e tille nuk mund t'i pershtatet rregullave gramatikore te gjuhes shqipe. Ah se harrova, Karagjozi te them se ajo gjeja qe sheh "me ze dhe figure" nuk quhet spot, por insert (fjale e huazuar edhe kjo) apo material filmik, etj... ESTELA U ROCK

      Delete
  6. Pse Karagjozi, si do ti thoje ti blogut shumes? Jam kurioze te te degjoj. Pastaj kjo eshte nje fjale e huazuar dhe si e tille nuk mund t'i pershtatet rregullave gramatikore te gjuhes shqipe. Ah se harrova, Karagjozi te them se ajo gjeja qe sheh "me ze dhe figure" nuk quhet spot, por insert (fjale e huazuar edhe kjo) apo material filmik, etj... ESTELA U ROCK

    ReplyDelete
  7. (Asnje gjykim apo paragjykim ketu, respekt per te gjithe.)

    Njetrajtshmeria qe po unifikon "globalisht" (ne menyre universale) rruzullin tokesor, s'mund te linte pa prekur edhe Shqiperine. Mendoj se shume aspekte te ketij unifikimi jane ato te pershtatjes me se miri dhe ato te tjetersimit rrenjesor, pra nje huazim i rreme qe s'reflekton as personin dhe as idene qe do te percjellesh. E ne keto kende tejet larg njeri-tjetri shpalosej edhe ky emision po qe ti Estel, te pakten per ne qe te ndjekim (ose me sakte te pakten ne opinionin tim personal) ketu ne blog, s'na bere vecse te vertetonim ate qe tashme e perjetojme sa here shfletojme blogun, transparencen dhe qartesine tende per temen. Je shume e zonja dhe e pergatitur, por ajo c'ka dua te nenvizoj eshte qe nuk mbyllesh ne strofken tende po je gjithmone ne kerkim te nje permiresimi konstant.

    Te pershendes dhe vazhdo te ndjekesh endrren heret a vone realiteti yt do jete shume shpejt edhe i yni.
    Te puth fort.

    ReplyDelete

Total Pageviews