Showing posts with label sunglasses. Show all posts
Showing posts with label sunglasses. Show all posts

Friday, October 12, 2012

Patterns


Pershendetje,

pas nje shkeputje thuajse nje jave pa postuar gjeta mundesine te shkruaj per nje nga propozimet e sfilatave vjeshte dimer qe mua me intrigon pa fund,ai i kombinimit te motiveve te cilat jo detyrimisht kombinojne me njera tjetren.
Duhet te kesh nje sy mjaft te mprehte e me shije te vendosesh bashke motive te ndryshme aq me teper Patterns dhe Floral apo Aztec Prints me Paisley Prints qe jane absolutisht ato me me klas sipas gjykimit tim.
Sigurisht qe une solla nje forme modeste te nje fustani te gatshem nga New Look  sa per te kenaqur veten dhe per t'ju frymezuar dhe ju gjithashtu.

Kalofshi bukur.











Tuesday, September 11, 2012

WHITE Shoes

Nuk e di sa nga ju kane nje pale kepuce te bardha ne dollap sot,por di me siguri qe shumica prej nesh mban mend nje pale te tilla kur kemi qene te vogla ne dollapin e shtepise e sigurisht qe ishin te mamit.
Une i mbaj mend si tani me take te bardhe pak te trashe, e maje as rrumbullake as katrore, e ndoshta dhe me nje togez me gura siper  llustrafin qe mendoj i kemi provuar mijera here une dhe motra ime.
Edhe tani qe shkruaj me dalin para syve, e duke u rritur kuptohet qe refuzon cdo gje te mamit flas per adoleshencen,se mami nuk merr vesh fundja :)Sot i rikthehemi me nostalgji cdo gjeje te kaluar e arrijme ta interpretojme ndryshe duke kthyer koken pas e duke i ruajtur vlerat.
Look-u i sotem i dedikohet totalisht Asaj e gjithe mamave te botes qe vetem te bardha mund te jene :)

















Saturday, September 8, 2012

Alba if I was there with U

... e meqenese Fashion ka lidhje me Enderrimin,postimi i Albes me frymezoi te krijoj dhe une nje veshje si per Vogue Fashion's Night Out...

E meqe per Milano isha pak vone se kish mbaruar Festa,e dyqanet nuk me priten mua te rrinin hapur per disa poza,perdora vetem Night-in dhe perfundova me nje mikeshe po aq fashioniste me 2 gocat e saj te Taiwan-i.
Veshja ish really inappropriate per Taiwanin me karroca por une isha ne Vogue Fashion Night Out keshtu qe me ngeli vetem te shkrep pozat te pema :)

Enjoy it dhe enderroni :)












Tuesday, September 4, 2012

Little Black Dress

Pershendetje,

eshte bere tashme refren qe MUST ne garderobe eshte The Little Black Dress.Po une mund te bej dhe pa te s'me duket nje domosdoshmeri e madhe.
Gjithsesi dhe une e kam nje fustan te zi te shkurter te cilin vendosa ta nxjerr nga kutite e qe ka thuajse 5 vjet qe vegjeton.
Nje kolege me komplimentoi ate mengjes duke me thene qe fustani eshte sh i bukur.Faleminderit i them e te mendosh qe ka 5 vjet.Uaaa ma kthen ajo po duket fare i ri sa mire.Po nuk eshte cudi i them une,se ne 5 vjet 2 here i ka rene radha te vishet.

Perpos humorit do doja te ndaja nje sekret te vogel,kapesja metalike e flokeve eshte ne fakt nje veth i trashe floriri,provojeni te mbuloni llastikun dhe do keni keshtu nje aksesor special.

Kalofshi bukur,e mos pyesni sa bukur po kaloj une me 3 te semure ne shtepi :(












Thursday, July 5, 2012

Granny SKIRT

Pershendetje,

Sot jam shume entuziaste per propozimin qe do ju bej.
Kuptohet dhe nga titulli gjithsesi po e shqiperoj me sakte.Nuk e di kur i keni vizituar gjyshet tuaja per here te fundit por sugjerimi im do ishte Mos i coni petulla kesaj radhe,po pasi t'i keni perqafuar fort,rremoni ne garderoben e tyre per te gjetur Funde me pala apo dhe pa pala boll te kene qemer statik i them une,dhe te kene gjatesine e fundit te gjyshes.Do ju keshilloja te mos e prekni gjatesine pasi aty qendron dhe pikantja e ketij stilimi dhe vidhjani para se ta veshe Ujku :) para JUSH.
E une meqe jam UJKa sot kam sjelle pikerisht kete kombinim Fundin e Gjyshes me nje kanatjere te gjere te bardhe pambuku (sivjet jane shume ne mode madje mundesisht dhe me xhep te vogel te gjoksi)
Fundi kerkon patjeter Taka te larta ne te kundert dhe gjyshja do dukej me mire se JU.

Kalofshi bukur.Dhe mos i flisni te panjohurve :)







Total Pageviews