Tuesday, July 24, 2012

An error has occurred

Pershendetje,

se pari mendoj se ka ardhur momenti per nje falenderim per gjithe leximet dhe komentet e bukura qe keni lene,kjo vertet me motivon te shkruaj e te sjell stil e buzeqeshje ne diten tuaj.E s'mund te le pa pershendetur ne vecanti ketu lexuesit nga  India Rusia Belgjika Suedia Izraeli Turqia (ndoshta me lexon dhe Ezeli nje dite :)  te cilet me duken vende qe jo detyrimisht jane lexues shqiptare.

Posti i sotem eshte per ngjyrat Neon nje trend i veres qe mesa duket e gjen zbatimin tmerrsisht gabim ne rruge.E historia do fillonte me sakte keshtu,une personalisht nuk do blija kurre nje veshje neon vetem nese online do kisha bere ndonje Gabim sic edhe ndodhi.

Keshillat per Neonin do ishin:
Vishni neon per te vene ne pah te nxiren e plazhit por do mjaftonte nje rrip, nje aksesor, ose pjesen siper ose pjesen poshte ,pls jo te dyja.
Nese zgjidhni neon PLS zgjidhni nje ngjyre NEON jo 3-4 neone ne nje veshje PLS e kuptoni cfare i shkaktoni tjerit.
Pse duhet te blesh nje cante apo kepuce NEON kete investim s'kam per ta kuptuar ndonjehere.
Jo THONJ NEON pleassseeeee zgjidh ngjyrat e veres limon mustarde gurkali bojeqielli korale cfaredo por JO Neon.

Me Neon e sigurte qe bie ne sy, por kjo s'do te thote qe bie ne sy per mire :)

Kalofshi bukur dhe mos harroni te reflektojme ne veshje driten e brendshme NEONI nuk mjafton:)
































Friday, July 20, 2012

Dukan Diet vs Kim Kardashian

Nuk e dija si ta titulloja postin e sotem Dieta Dukan apo Kim Kardashian :)

Ose mund ta titulloja fare mire 15 Eur Dress

http://us.asos.com/ASOS-Midi-
tank-Dress-In-Textured-Stripe/y4nhk/?iid=2093282&mporgp=L0Fzb3MvQXNvcy1NaWRpLVZlc3QtRHJlc3MtSW4tVGV4dHVyZWQtU3RyaXBlL1Byb2Qv

Meqenese dieta Dukan dhe palestra e bene te veten,ne fakt vetem 3 kile kam hequr pas lindjes por e nxira dhe palestra bejne te ndihem pak me mire me veten,dje me kete ngjyre gurkali te forte s'mbeti njeri ne kembe, aksidente shkaktova njerez qe perplaseshin me makina, i binin shtyllave te tensionit  ,i rrezoheshin gjera nga duart ngeleshin ne semafor te ngire e nuk e di c'te them me teper cfare pasojash pati veshja...
Bej shaka po gjithsesi mora mjaftueshem komplimenta dhe ne koken time kisha vetem "Po 15  euro e kam blere :)"

Ah dhe dicka kjo eshte nje keshille miqesore per femrat mqse dje me se shumti mora komplimente nga femrat.Me vjen shume mire qe jemi cliruar e arrijme te komplimentojme njera tjetren kur na pelqen dicka.
Vazhdoni ta beni plsss sepse efekti eshte shume pozitiv nese vertet e mendoni dhe e vleresoni nje veshje te mikesha apo e njohura juaj THUAJANI,ama vetem nese eshte e sinqerte.
Kaq per sot.













Tuesday, July 17, 2012

Crisis

Jo jooo nuk  do bej asnje shkrim per krizen ekonomike, por sa here shikoj cmimet dhe qeset kur bejme pazare them: A e dine burrat sa kushtojne ushqimet dhe detergjentet qe gjithmone kane pyetjen apo akuzat gati.....Ku i con paj Zotin???? I bere leket fustane kepuce!!! Ti falimenton dhe Sheiket e Dubait po i more persiper. 
E kur te vjen ndonje dite me 2 kumbulla e 2 fiq ne qese e te thote" 15 mije leke keto?????
Po kur te them UNE!!!!!!!!!!







Friday, July 13, 2012

My Biggest Fan ...

Mirembrema,


ua tani ne darke qe te gjithe po flene po ndihem si Carrie Bradshaw :)

Ok po e nis shkrimin keshtu...

...sic e kam permendur dhe ne postin DIY Guy ky djali do te me konkuroje me cdo kusht.
Ndoshta kjo ka dhe avantazhet e saj pasi gara ne cift ndodh qe t'i diktoje te dy partnereve te jene me kerkues ndaj vetes dhe ndaj tjetrit.
E une s'kam c'te kerkoj me shume pervecse te mesoj prej tij,e te frymezohem.
Ndaj keshilla e radhes do ishte nese jeni cift luani duke u kombinuar me njeri tjetrin duke mbajtur te njejtin stil dhe te jeni pasqyre e njeri tjetrit.Mos vraponi duke e lene partnerin pas,keshilla vlen per te dy sekset por merreni perdore e permirsojeni pasi pamja eshte dicka qe mund te ndryshoje. Mos e eklipsoni tjetrin po behuni 2 diej qe te verboni te tjeret.

Ne rastin tim cdo mengjes kur shkembejme puthjen e "mirupafshim" gjysma e shkelqimit iken me te ...










Wednesday, July 11, 2012

Shorts

Ne keto dite te nxehta eshte e pamundur te mos kesh deshiren te heqesh c'te mundesh nga trupi dhe e shtuna me gjeti para dilemes... C'te vesh?!!!... Po c'do thote bota ?!!!

Dhe nuk e mendova gjate e zgjodha pantallona te shkrutra bezhe me penca me kanatjere te bardhe XL .E meqenese nuk behet fjale te veshesh taka ne fundjave taken e vura ne kanatjere  e nje take mente qe te freskoheshin njerezit duke e pare.
Sheshka me gisht qe per disa si motra ime jane te domosdoshme,ndersa per mua akoma cuditem pse i kane shpikur :)

Nejse ne total ndihesha mire dhe kur pashe fotot kuptova pse keto kanatjere tip boksieresh ne stervitje i veshin  me sytjena SY dmth une i kam veshur gabim,mend per here tjeter :(
E nderkohe nuk do doja ta mbyllja shkrimin pa dhene nje keshille te fundit Para se te dilni nga shtepia me "pantallonat e shkurtra" te rrotulloheni 3 here para pasqyres me sy kritik e jo duke u admiruar qe kur te dilni ne rruge te thone bota "Po Kjo Ka pasqyre Magjike ne Shtepi?!!!!

Kalofshi mire 

PS kam qe te shtunen pa internet s'me ka ndodh asgje e keqe :)











Thursday, July 5, 2012

Granny SKIRT

Pershendetje,

Sot jam shume entuziaste per propozimin qe do ju bej.
Kuptohet dhe nga titulli gjithsesi po e shqiperoj me sakte.Nuk e di kur i keni vizituar gjyshet tuaja per here te fundit por sugjerimi im do ishte Mos i coni petulla kesaj radhe,po pasi t'i keni perqafuar fort,rremoni ne garderoben e tyre per te gjetur Funde me pala apo dhe pa pala boll te kene qemer statik i them une,dhe te kene gjatesine e fundit te gjyshes.Do ju keshilloja te mos e prekni gjatesine pasi aty qendron dhe pikantja e ketij stilimi dhe vidhjani para se ta veshe Ujku :) para JUSH.
E une meqe jam UJKa sot kam sjelle pikerisht kete kombinim Fundin e Gjyshes me nje kanatjere te gjere te bardhe pambuku (sivjet jane shume ne mode madje mundesisht dhe me xhep te vogel te gjoksi)
Fundi kerkon patjeter Taka te larta ne te kundert dhe gjyshja do dukej me mire se JU.

Kalofshi bukur.Dhe mos i flisni te panjohurve :)







Tuesday, July 3, 2012

Something Else


Pershendetje te gjithave,

mungesa e gjate ne postime lidhej direkt me faktin qe gjate gjithe kesaj kohe jam marre me rezervimin e pushimeve dhe kam shkuar ne pune me floket te kapura si shkurre e me fustane te perseritura.
Nderkohe qe dje ishte dita e manikyrit me pedikyrin te cilat per arsye kohe me duhej ti beja pernjehere dhe e mendoni pozicionin nje kembe andej nje dore ketej si nje akrobate e vertete :)
Zgjodhem te kuqen "Something Else" qe te largoheshim nga grija e erret e heres se kaluar.Duhet pak Vullkan pas Grise dhe nje gjatesi natyrale pak me te gjate se me grine.
Sipas Profesionistes thonjte e duarve dhe te kembeve duhet te ishin me te njejten ngjyre.

Dhe pas kurimit te duarve e te kembeve qe mos te dukesha si ato qe merren vetem me pamjen,kthimi ne shtepi me gjeti ( apo duhet te them me shpuri)  ne kuzhine.

Kuzhina  ambjenti i shtepise me pak i preferuar i imi,sapo hyj ne kuzhine humb 5 kile nga sikleti dhe i shtoj sapo hap deren e frigoriferit.
Une dhe kuzhina jemi ne lufte te vazhdueshme dhe ne fund kuptohet une e kam bere te vdekur kuzhinen :)

Ambjenti  kur gatuaj duket sikur ka plasur ndonje bombe atomike pasi cdo gje qe prek me bie nga dora,madje dhe kos me kornflakes po te pergatis e sigurte qe ndonje gje do derdhet ose kornflake-sat ose kosi :).
Nejse rezumen e personit ne fjale jua bera,tani t'ju tregoj ndodhine e radhes.

Dreka ishte e bere nga Dadoja e Sharminit Byrek me qumesht dhe Bizele,mirepo meqenese serish zonja "qe ben cdo gje" se fundmi ka vendosur te beje dhe diete vetem me proteina me duhej te gatuaja dreken per te nesermen. Dhe meqenese une kam nje shoqe aq te mire sa eshte futur dhe ajo ne diete per mua vetem te me shoqeroje dhe eshte ofruar madje te pergatise nje pjese te mire te menuve proteinike :) une thashe po bej nje gje te thjeshte meqe nje dite para  kish gatuar ajo e te mos e torturoja cdo dite.
Dhe marr ca speca te kuq ca domate ca hudhra dhe ricotta pa yndyre dhe filloj te bej fergesen pa asnje pike yndyre.
Sapo lava specat E KUQ e Domatet e KUQE me manikyrin tim TE KUQ,me vajti mendja te beja disa foto per ju miq.
Dhe mora buzkuqin E KUQ e bera buzet,nderkohe me duhej dhe te perzieja fergesen e i shtoja uje here pas here.

Mora nje karrige hypa Asistenten time Lean  dhe ajo mundesoi setin fotografik duke qeshur e duke u shkrire me mamen e vet qe s'mund te bente gje me te mire ne kuzhine sesa fotografi.
 Por historia s'mund te mbaronte ketu,fergesa u be si u be me fotot e blogut dhe te nesermen mikesha ime beri si beri e shtyu 3 pirunj sa per te me bere qejfin.Nejse del mikesha ime te pije kafe me te shoqin dhe ky i fundit e pyet Cfare hengre Sot?
Po ja i thote kjo na kishte bere Estela se po e bejme nje dite une nje dite ajo pjesen e gatimit.
E mire i thote i shoqi -se do u dobesoku me shume se nje dite do hash nje dite JO.

Kalofshi bukur :)
PS Sa i bukur manikyri i KUQQQ :)






Total Pageviews