Qe thoni ju pjesa me e veshtire e blogut nuk jane veshjet,c'ne veshjet...
Une kur mendoj per veshjen e te nesermes me pllakoset nje buzeqeshje idjote ne fytyre sa me te drejte Lenci im mendon per ke dreqin po mendon kjo qe e beka kaq te lumtur.
Dhe sigurisht qe mezi e pres te nesermen mengjesin qe te shpalos gjithe bukurine time si femer meqe pasditja dhe darka si mama me gjen me lloj lloj pozash e lloj lloj njollash.
Te gjithe mamat qofte ato me nje e aq me shume ato me 2 e dine qe per ne dhe dushi eshte nje luks i madh.Nese te gjith shkumezohen duke kenduar ne dush ne mamat jo.Ne jemi me sy hapur edhe pse shkuma ben te veten dhe me 2 veshet ngrehur e as behet fjale te kendosh se je duke degjuar femijet kur do ja fillojne kenges dmth te qares.E nejse se nuk ishte ideja te flisja per dushet ketu por per fotot...
Ti e ke veshjen e duhur dhe aparatin me vete por te duhet dikush ta shkrepi dhe ky dikush mund te jete kushdo ,nga Lea qe mban vendin e pare si fotografe e blogut te Soela profesionistja ka dhe disa kategori te ndermjetme qe do doja ti falenderoja.
Kategoria e Dadove te vajzave qe te luten Me ne c'pate si perdoret KY per aparatin dhe gjysem ore pyesin veten pse nuk shikoj gje se skane hequr kapakun dhe gjysmen e fotove nuk e kane shkrepur sepse kane shkrep vetem gjysem fokusin.
Kategoria e Familjareve qe u dukesh si e cmendur e pakuptueshme e paperkthyeshme dhe keta kane pak te drejte,por meqe te duan akoma denjojne e ta bejne qejfin e shkrepin nga nje neper sebepe.
Kategoria e Kolegeve qe marrin pak vesh (ketu jane ato te kursit te fotografise qe sma kane var me meqe ra fjala) keto kane 500 llafe e ne fund mezi behen 6 te sakta.
Kategoria e Pasionanteve ketu jane Nada kunata dhe Erga nje mikeshe imja qe i qajne fotot madje te detyrojne te besh ca poza e gjejne ca vende qe as ty ste ka vajt mendja.Madje jane aq pasionante sa behen here pas here dhe modele vete :)
Kategoria e ketyre te fundit qe mendojne se foto eshte te shkrepesh e ketu hyn fotografja e sotme qe nder te tjera tha...
Po di une cfare do ti une po e SHKREP.
Mire qe e shkrep po ke po merr ne fotografi thuaj.
Nejse dhe kategorine e fundit e falenderoj sepse posti eshte merite e saj qe me gjemoi neper rrugica me diell :)
por mund te ishin dhe keshtu
Kjo foto i thote te gjitha :)