Monday, August 29, 2016

Lavender Fields in Albania

Njerezit duhet te orientohen nga mundesite dhe pikat e forta, duhet te vleresojne me te miren qe gjejne te tjetri pa i lejuar difektet te mbulojne cdo gje.
E njejta gje vlen dhe me vendin tone te cilin  ende nuk jemi gati ta njohim me nje sy pozitiv e tolerant dhe ta duam per ate qe eshte e ate qe ofron.
Fotot qe do shikoni pas pak jane shkrepur te gjitha ne Shqiperi besojeni apo jo ne veri te Shkodres ne Malesine e Madhe.
Dashuria per fotografine na frymezoi mua dhe mikeshen time Soela te kemi kesaj rradhe nje set me livando  pa marre rruget per Provance te Frances apo Mayfield Lavender  te Britanise apo  te Blues Dreamland te Kines por thjesht duke u drejtuar kesaj rradhe ne vendin e prejardhjes se dy prinderve te mi Malesi e Madhe.Fushen me livando e kishim aty mu para syve dhe jo nje por disa njera pas tjetres dhe ndjesia ishte vertet surreale pasi rrethoheshe nga alpe blu dhe peme te larta e ti ndodheshe ne mes te nje mrekullie lejla. Si ne perralla...
Periudha te cilen bima korrej ishte mesi i Korrikut ndaj nese keni ndermend ta vizitoni Thethin apo Razmen e te ndaloni per nje set ne fushat me Livando rruges bejeni para kesaj date.
Ne do kemi nje kujtim te perjetshem nga vendi yne te cilin doja ta skalisja dhe ne memorien e vajzave te mia te cilat smund te mos ishin pjese e setit.
Falenderime speciale shkojne per bashkepunetoret e setit:
Photography :Soela Zani
Dresses :Geraldina Sposa
MUA :Linda Guri
Padyshim dhe Pronari i Tokes :D












No comments:

Post a Comment

Total Pageviews