Thursday, October 30, 2014

Deep Green

Ngjyra ime e preferuar kete sezon do jete jeshilja e erret. Pervec nje ngjyre tjeter qe do e zbuloj me vone kur ta realizoj :)
E kam vendosur sapo te shikoj dicka ne ngjyren e ullirit nuk do ta fal dhe do ta posedoj urgjentisht.Keshtu ndodhi me kepucet e Sigerson Morrison e keshtu dhe me syzet Celine e keshtu do ndodhe per cdo artikull ulliri qe do me prese rrugen ne 2 muajt ne vazhdim :)
Nuk e di nese dhe ju ju jep te njejtin efekt jeshilja e ullirit por mua me pecjell nje thellesi e ndenje te plote perfshirje sa te ftohte aq dhe bindese qe nuk mund ti rezistosh,nje ngjyre e pjekur dhe e vednosur e cila vjen ne linje me nje outfit serioz dhe klasik njekohesisht.






















Tuesday, October 28, 2014

Pyjama Dressing

Per mua fashion s'eshte i lidhur detyrimisht me pelqimin,si cdo krijim ai duhet te vije nga brendesia dhe eshte forma me intime e te shprehurit  te vetes dhe ajo cka ti mendon per te bukuren.
Ndaj rrjedhimisht cdo zgjedhje qe bej eshte per te kenaqur veten time,apo per te testuar ndjesine qe me percjell guximi per te patur dicka ndryshe te guximshme dhe jo te parashikueshme.
Padyshim qe pelqimi eshte ndjesia me e bukur qe mund te marresh nga vepra jote ,por s'duhet te jete qellim ne vete.E per me teper per nje Blogger e cila duhet ti qendroje besnike shijes dhe zgjedhjeve te saj dhe ka nje mision te pashpallur por qe besoj qe ne fund nese ka nje fund :) eshte ai i njohjes se vetes,e nese ne kete udhetim ka dhe ndjekes te cilet edhe ata udhetojne me ty per te ndjekur secili rrugen e vet akoma me mire.
Mendoj se dikush hap nje porte per te gjetur nje Risi dhe dicka ngacmuese e ndryshe,ne te kundert c'vlere ka nese ti je thjesht normale dhe e pelqyeshme.Edhe ritmi i zemres eshte me ngritje dhe ulje ne te kundert je thjesht pa jete.
E une dua ta gjej jeten ne gjithe format e saj me ngritje e ulje me ndjesi pozitive e negative me veshje te bukura e me pak te bukura who cares pasi Kjo jam une.
Sot zgjodha nje artikull serish ngacmues i cili ka 2 vjet qe prek dhe provokon tapetin e kuq dhe street-stylen, ne te dy ambjentet ka njerez qe e pershendesin dhe njerez qe e masakrojne,ndoshta per ta pershendetur me vone.E rendesishme eshte qe eshte veshje me efekt e quaj une.Pizhamat jane nje tjeter RiSI qe po shikojme se fundmi neper Blogje e revista mode,vijne ne kemisha si dhe Nga koka te kembet per te caktuar keshtu nje TREND qe sigurisht nuk do perqafohet nga te gjithe por vlen per tu provuar.
Une e mbajta thjesht e paster ne nje kombinim Klasik Bardhe e Zi me Signature te ketij kombinimi Buzekuqin flake te kuq dhe i shtova nje Syzet Valentino ne print te Dantelles per t'i shtuar nje prekje Glam kemishes se Pizhamave.



























Monday, October 27, 2014

UGG-s

Ndoshta dikush ka bere gati turren e druve sapo ka lexuar titullin dhe eshte pergatitur tashme per me te keqen...sepse UGG keshtu konsiderohen e keqja me e madhe qe mund ti ndodhte modes.
Atehere si ka mundesi qe me gjithe kete kercenim qe i bejne keto putra ariu modes akoma me shume ne i shikojme ne kembet e adoleshenteve apo dhe me te rriturave. A jane mjaftueshem komode e te ngrohta sa perjashtojne totalisht deshiren per te qene ne mode,apo jane kthyer dhe UGG ne nje trend per moskokecarset dhe ato qe shkojne kunder rrymes.
Une si nje personazh qe ne gjithe koleksionin e kepuceve te mia nuk gjen as 2 pale cizme kurrsesi smund te paguaja 100 apo me shume euro per nje pale putra ariu,ndaj qe ti shpetoj turres se druve dhe kesaj here po ju rrefehem qe per 10 euro nuk i rezistoja kurrsesi edhe pse ka shume mundesi qe ti fsheh diku :) derisa te rritet Lorest nese s'kemi ikur ne Siberi me pare dmth :)























Total Pageviews