Friday, August 19, 2016

Vilun Velipoje 2016

Pushimet e mia kete vit ishin ne Vilun -Velipoje.
Le te themi qe keto pushime ishin BIO ne te gjitha dimensionet ,ne produktet e fshatit qe konsumuam ne ajrin qe thithem e  reren qe shkelem.
Nese ju ka marre malli per nje kthim ne kohe ku plazhi behej me cader me vete ne kohen kur shtriheshe ne rere e formoje figura shqiponje apo zemra vetem me vendosjen e duarve ne gjoks ,ku luaje me letra e voley me familjen atehere vendi qe ju duhet eshte Viluni.
Aty i ke te gjitha dhe njekohsisht asgje!
Ke malin fushen detin lagunen e pyllin,ke derrin e lopen madje dhe pulat,cdo dite te vjen qumeshti e kosi i sapozene nga fshatarja si dhe mishi i kecit apo pula qe nje dite me pare i ke besh ishsh...manat ne qershor e fiqte ne gusht,domatet e speckat i keput direkt nga bacja.
Ke dhe tek tuk ndonje mushkonje ama ne darke flihet me batanije :)
Nuk ke lokale e restorante nga ato qe te instagramohesh e te besh checkine,nuk ke shezlonge me pagese e as cadra nese nuk e ngul vete tenden,nuk ke asnje pike uje te ftohte e as tualete ne plazh...e le te themi kujt  i duhen keto nese ti i merr masat vete. Ke petulla e misra qe i shesin djem te vegjel me tabakara e karroca.
Prej vitesh rutina e Vilunit apo Rrjollit familjes tone i eshte skalitur si kujtim qe ne kohen kur buken ne dore na e jepte mami e ne vraponim mos te na ngjiteshin pas grerzat e sot qe mami jam une e kujdesem qe tua sherbej vajzave te mia e gjithe femijeve perreth ndihem e rritur dhe e lumtur njekohsisht.
Ndoshta pushimet kete vit nuk do ishin aq perfekte nese nuk do kishim dhe babin me vete por kete vit dhe me nje pjestar te ri Kokon.
Ditet me ere i shfrytezuam me se miri per shooting ne nje natyre te virgjer e mbreselenese te cilen mendoj se kam detyren morale ta promovoj disi mqse blogu vizitohet nga shume lexues.
Kete vit rrobat e banjos me IN ishin truporet ndaj dhe une i solla ne 3 ngjyra bardhe, zi e te kuqe :)
Turban ne koke me kemishat maksi si dhe fustanet e rrjetes ishin 2 zgjedhjet e mia per pasditet ne det.
Une nuk mendoj se ka zgjedhje me te mire se te shpenzosh kohe me familjen tende dhe ti ofrosh atyre gjithe dashurine tende ndaj kesaj rradhe vertet mendoj se pushimet na sherbyen per nje reflektim e zotim ndaj asaj vatre qe kemi krijuar e qe kemi pergjegjsine ta mbajme te ngohte per vajzat tona,
Sigurisht qe dhe aventurat nuk munguan,kalimi i grykes se Vilunit u be i zakonshem per te blere misra e pire birra sikurse peshkimi apo shetitjet buze detit.
Orari i zhegut pastaj ishte ekskluzivitet i ciftit i cili le te themi e shfrytezoi me se miri ;) mqse dihet te gjithe linin cadrat per te pushuar ne dreke.
Vendi ideal i pushimeve ku nuk te duhet te mendosh per asgje pervec vetes.
Nje liber i mire, qetesia dhe era e detit mendoj se zevendesojne cdo kerkese per pushime.
Une ua sugjeroj te gjitheve qe here pas here te shkeputen nga stresi i lajmeve e ngarkesa e metropolit dhe te bejne nje shkeputje e kthim ne kohe ne nje vend te qete e te paster sic eshte Viluni apo Rrjolli.


































































































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews