Wednesday, June 19, 2013

Daisy White Dress

Ne rregull tani se une thashe qe kepucet 15 cm mund te mos jene edhe aq vulgare that doesn't mean qe kam te drejte pasi nga fundi i dites une ndihesha pak si ata te cirkut qe ecin me kembalecet prej druri dhe shikimet jo gjithmone ishin admiruese po arrinin te me vinin dhe ne siklet, sado qe ecja vazhdonte stoike e sigurte me veten.
Andej nga fundi i dites shikimet timiduese e kishin bere efektin e tyre i fsheha kembet poshte tavolines dhe pse me shkohej ne tualet SHHSHSHHHHT i thashe vetes duro dhe pak dhe ato takat 15 cm u kthyen ne nje tra te pakalueshem qe vetem e shtonte fobine nga lartesite :)
E te mendosh aq lart sa isha dje fillova te ndihesha edhe vetem.

Ndryshe nga dje dhe per te balancuar zgjedhjet sot vendosa te vesh nje fustan shume feminor me ato qendismat me lule qe mua me sjellin ndermend kohen e xhaxhit,nje veshje shume paqesore e te pafajshme si per te kerkuar falje per takat e nje dite me pare erdhi i kombinuar me sheshka apo pupa shuuuume sport.

Ne fakt po bej shaka se zgjedhja nuk erdhi fare per shkak te takave te djeshme por erdhi vetem si pasoje e modelit te flokeve.
Si mama pak ndryshe nga mamate e tjera e gjeta veten ne rradhe te komshia qe banon siper nesh ,mama e 3 vajzave te cilat kane secila nga 3 kile lesh ne koke, per te bere gersheta kurriz peshku.
Dhe kur me erdhi rradha mua e fundit kuptohet ishte deshperuese qe procesi nuk zgjati as 120 sekonda te dy gershetat meqenese aq fije kishte koka ime ( koke e cila do rruhet shume shpejt :D meqe ra fjala)

Edhe pse fjeta me to prape mengjesi i gjeti ne gjendje te kenaqshme ndaj sensoret u ndezen per te gjetur fustanin per gershetat kurriz peshku.
E si mund te ishte ndryshe nje fustan i bardhe me kopsa para qe here me duket si bebesh e here si infermjeresh ne te dyja variantet shume seksi :) smund te mos kercente nga dollapi per te fluturuar tek mua me mua.

Looku i pershtatshem per ditet e nxehta qe na kane perfshire.








































































Tuesday, June 18, 2013

Fashion Challenge

Fashion eshte te guxosh, te befasosh, te mos parashikohesh, te mos ndjekesh rregullat por dhe ne fund te kesh arritur nje pamje te kaperdishme e te pelqyeshme te pakten per veten tende.
Por kjo eshte thuajse e pamundur nese ti vete nuk je e shkrire me veshjen te ndihesh rehat dhe e bukur ne te.
Fashion eshte SFIDE nje sfide qe per stilistet vjen me sezone ndersa per tokesoret vjen e perditshme ne cdo zgjim ne cdo pjesemarrje ne cdo event darke por dhe ne shtepi ti zgjat doren dhe aty ka filluar Krijimi.
Ti sfidon veten por njekohsisht dhe te tjeret i sfidon te te pelqejne me dicka qe jo domosdoshmerisht duhet ta pelqejne,sfidon veshjen qe eshte prodhuar per tu veshur jo ashtu sic mendon ti,sfidon rregullat duke shpresuar qe cdo devijim apo kalim limitesh te pranohet dhe pelqehet.

E ndersa cdo dite Pervec Sfides se Peshores qe s'thote kurre as sa do ti,sapo hapet dollapi mua me vijne si dallge 1000 sfida here me gjatesine here me prerjen here me ngjyren.
Dhe sot me lindi kjo pyetje :

A ka mundesi te veshesh NEON me Taka 15 cm pa qene vulgare ???
Sepse te kuptohemi drejt Neon dhe taka 15 cm mund te jene vetem vulgare :D
Dhe me koke te pakrehur???!!! Po e tepron tani  Estela Ujka

Ok ...

Mendoj se kjo puna e te veshurit vjen pak ne linje dhe me ate qe te buron prej se brendshmi ndaj nese doni te vini bast qe nuk mundem Pergjigja eshte KJO

NJE KEMISHE
Pse dua te forcoj shume kete perdorimin e kemishes pasi ajo te shpeton nga shume korniza,kemisha me lule eshte ajo qe te lejon te vishesh me xhinse te shkurtra e me atlete kemisha me lule eshte ajo qe te lejon te vishesh me pencil skirt njengjyresh dhe scarpina kemisha eshte ajo qe te shpeton nga vulgariteti edhe nese ti s'je krehur e ke vendosur te veshesh platforma 15 cm.

Hope you like it !






































Total Pageviews