Sunday, December 30, 2012

Happy New Year!

Mikesha e miq,

do deshiroja qe Viti i Ri 2013 t'ju gjeje shendosh e mire prane njerzve tuaj te dashur,e do ju uroja t'ja kaloni sa me mire naten e nderrimit te viteve.
Qofte ky nje vit i mbare e sjellte sa me gezim ne jetet tuaja.

Dua gjithashtu t'ju falenderoj pafund qe me keni ndjekur ne 2012 e shpresoj qe 2013 t'jua shtoje sa me shume SHARMIN.

Bashke do takohemi serish vitin tjeter ...


Thursday, December 27, 2012

Rasberry Coat


Meqenese jam kritikuar pak per te veshuren holle,sot vendosa te postoj nje pallto edhe pse ata qe jetojne ne Tirane do me japin te drejte kur them Nuk ben aq ftohte :)

Doja te vija theksin jo te palltoja sesa te kemisha me jake e menge qe bejne kontrast,jakat e medha te prera me motive jane shume IN dhe kete dimer.
Dhe mos kini frike nga pantallonat e gjera me pallto te gjate,une mendoj se rrine mjaft mire bashke :)

Kalofshi bukur dhe JO nuk i kam prere floket :)








Wednesday, December 26, 2012

Jack & Jil

Nese ka dicka me vlere te patjetersueshme ajo padyshim mbetet miqesia e vertete.
Keto pushime festive shoqja ime e ngushte (Po ajo e Milanos) erdhi ne Tirane bashke me djalin e saj Adam te cilin e njohem me ne fund.
Edhe pse degjohemi me Mail Whatsapp apo Skype shume shpesh e qeshura LIVE eshte shume me ndryshe.
Cfare duhet vleresuar te miqte e vertete eshte se ata Nuk ndryshojne kurre mbeten gjithmone te vertete.
E sa here takohesh me ta duket sikur koha kthehet mbrapsht,atyre nuk u ka ndryshuar e qeshura batutat apo dhe levizjet menyra e qendrimit origjinaliteti dhe kreativiteti.
E ne rastin ne fjale Alba shoqja ime i ka te gjitha me tepri si driten qe ka ne brendesi.
Une e dua shume se nuk ka 2 ne bote si ajo e quaj Femije te lumtur por dhe te llastuar ama mbetet Femije i sinqerte e dashur e mire si bardhesia e fytyres (apo e dhembeve :)
Me te kam ndare cdo gje qe nga viti i pare ne gjimnaz e deri me sot ajo di cdo lajthitje adoleshenciale e der te dashuria me D te madhe apo duhet te them me L te madhe me mire :)
Di cdo dhimbje apo arritje cdo deshtim apo dorezim te gjithe luftrat e mia dhe cdo kujtim mbetet i kristalizuar ne faqet e memories se te dyjave.
Vitet kalojne dhe tashme takimeve tona u jane shtuar edhe nje varg kalamajsh te pakten nje per koke :) per secilen bashkemoshatare tonen e 2 per me te zonjat si mua (hahahah apo te pazonjat per t'u mbrojtur ) bej shaka.
E te shikosh nderveprimin e krijesave tona qe kalojne nga pirja e gjirit te puthjet kafshimet apo shkulja e flokeve te njeri tjetrit me besoni eshte nje mrekulli qe te mbush shpirtin.Ne na mjafton te jemi bashke qe te harrojme qe jemi mama e akoma nuk na besohet sa me fat jemi.

Edhe sot u takova me shoqen time per te drekuar bashke e meqenese eshte Bloggere dhe ajo (abdsign.blogspot.com ) s'e humbem rastin per te shkrepur disa foto.
Se fundmi bisedat tona pas shqetesimeve qe kemi per femijet apo mungesen e kohes vertiten rreth blogjeve tona apo llogjeve tona.
E meqenese nje blog qe ne te dyja dashurojme pafund eshet jackandjil.com kemi filluar e quajme njera-tjetren Jack ajo e JIL une.
E ky zoteria qe shkrep keto fotot pa koke eshte nje fotograf kanadez me origjine vietnameze qe quhet Tommy Ton qe punon per style.com po ne na pelqen te mendojme qe jane dy (Pak a shume si Garance me Schumanin )

Nejse pasi drekova me Jackun e u thyem ne mes duke shkrepur dhe fotot ndahemi vij ne zyre dhe c'te shikoj Jackass-i s'kish shkrep asnje!!!
Love you JACK... anyway


 Alba ka zgjedhur si veshje paraditeje trikon e  babait me kemishen e mamit me strece tip kalorsiak me thoni ju nese nuk eshte unike

 Une mendoj se ngjajne
 Pay attention on the two watches together - do you like it or not?





 NO JACK Noooooooooooo





MERRY CHRISTMAS

Si fillim Gezuar e Pershumvjet Krishtlindjet!

Meqenese per darke ishim dhe kete vit te ftuara nga shtepia e vellait,gruaja e te cilit ishte kujdesur ne detaj per cdo gje :) mua me mbetej vetem te mos harroja aparatin dhe te vishja nje fustan per darken e Krishtlindjeve:)
Nga pozat duket qarte qe nuk kam bere zgjedhjen me te mire te mundshme pasi si gjithmone ndihma ime me e madhe eshte te loz me kalamajte larg o zot te bej ndonje pune :) dhe fustani nuk mundesonte cdo poze.
Ndaj keshilla per vitin tjeter Triko Leshi dhe strece ;) 

Shpresoj t'ja keni kaluar dhe ju sa me mire me te dashurit tuaj.













 Best Gift for Christmas :)




 Baby on Board





Thursday, December 20, 2012

Leather IT!


Flitet per lekuren qe eshte IN dhe kete dimer stilistet e sollen te punuar me cdo material te mundshem, e ne cdo stil perfshine pak lekure,por mua personalisht akoma me duket materiali me i rrezikshem ne kombinim qe bie mjaft lehte ne vulgaritet.
Fustani kish gati 2 muaj qe ish blere dhe sic dilte nga rafti ashtu hynte, pasi une nuk bindesha te vishja lekure ndoshta dhe sepse nuk e gjeja fare tek vetja.
Tani me thoni ju nese lekura mund te interpretohet dhe si office-style apo duhet ta le dhe per shume kohe tjeter varur ne raft :)









Total Pageviews