Flitet vetem per pushimet,ku disa u kthyen e disa do nisen. E shqetesimi i ne femrave nuk eshte as ku do shkojme dhe sa do shpenzojme po ajo e shkrete valixhe qe nuk nxe gjithe dollapin.
Kete vit e menduam paraprakisht qe do behemi "njerez" dhe do marrim vetem "il minimo indispensabile",dhe pak a shume valixhja jone do ishte si e Mr Bean nese e mbani mend.
E nese Mr Bean pret e shkurton ato qe ka der dhe arushin e shkrete,ne femrat jemi ndryshe, ne duhet t'i blejme me stilin qe duam te kemi kete vere.
E keshtu fillon Refreni Skam per paradite per te vajt ne plazh Skam per te dale ne Darke po Skam dhe per ndonje Disko verore po Skam rroba banjo se te vjetshme s'vishen me Skam Kapele Skam peshqire te mire Skam vajrat per tu nxire Skam shapka me gisht po skam dhe shapka per det se andej ka shkembinj, po skam dhe ca lule se po nuk i vure ne vere kur ti vesh ,po Skam dhe ndonje maxi se duhet po Skam dhe cante plazhi po cilen cante te marr per pasdite e monologu i Skameve qe duhet te behen KAM KAM nuk mbaron.
Akoma nuk e kuptoj pse nuk i kane keto probleme meshkujt,i imi tha me merr nderresa e 2 pale pantallona te shkurtra 2 kanatjere kaq me duhen per ne plazh.
Spo zgjatem me pasi e premte sot e te gjithe po bejne gati valixhen per fundjaven ndaj dhe une po ju sjell nje veshje qe e bera KAM per plazh :)
Kalofshi bukur.