Pershendetje te gjithave,
mungesa
e gjate ne postime lidhej direkt me faktin qe gjate gjithe kesaj kohe
jam marre me rezervimin e pushimeve dhe kam shkuar ne pune me floket te
kapura si shkurre e me fustane te perseritura.
Nderkohe
qe dje ishte dita e manikyrit me pedikyrin te cilat per arsye kohe me
duhej ti beja pernjehere dhe e mendoni pozicionin nje kembe andej nje
dore ketej si nje akrobate e vertete :)Zgjodhem te kuqen "Something Else" qe te largoheshim nga grija e erret e heres se kaluar.Duhet pak Vullkan pas Grise dhe nje gjatesi natyrale pak me te gjate se me grine.
Sipas Profesionistes thonjte e duarve dhe te kembeve duhet te ishin me te njejten ngjyre.
Dhe pas kurimit te duarve e te kembeve qe mos te dukesha si ato qe merren vetem me pamjen,kthimi ne shtepi me gjeti ( apo duhet te them me shpuri) ne kuzhine.
Kuzhina ambjenti i shtepise me pak i preferuar i imi,sapo hyj ne kuzhine humb 5 kile nga sikleti dhe i shtoj sapo hap deren e frigoriferit.
Une dhe kuzhina jemi ne lufte te vazhdueshme dhe ne fund kuptohet une e kam bere te vdekur kuzhinen :)
Ambjenti kur gatuaj duket sikur ka plasur ndonje bombe atomike pasi cdo gje qe prek me bie nga dora,madje dhe kos me kornflakes po te pergatis e sigurte qe ndonje gje do derdhet ose kornflake-sat ose kosi :).
Nejse rezumen e personit ne fjale jua bera,tani t'ju tregoj ndodhine e radhes.
Dreka ishte e bere nga Dadoja e Sharminit Byrek me qumesht dhe Bizele,mirepo meqenese serish zonja "qe ben cdo gje" se fundmi ka vendosur te beje dhe diete vetem me proteina me duhej te gatuaja dreken per te nesermen. Dhe meqenese une kam nje shoqe aq te mire sa eshte futur dhe ajo ne diete per mua vetem te me shoqeroje dhe eshte ofruar madje te pergatise nje pjese te mire te menuve proteinike :) une thashe po bej nje gje te thjeshte meqe nje dite para kish gatuar ajo e te mos e torturoja cdo dite.
Dhe marr ca speca te kuq ca domate ca hudhra dhe ricotta pa yndyre dhe filloj te bej fergesen pa asnje pike yndyre.
Sapo lava specat E KUQ e Domatet e KUQE me manikyrin tim TE KUQ,me vajti mendja te beja disa foto per ju miq.
Dhe mora buzkuqin E KUQ e bera buzet,nderkohe me duhej dhe te perzieja fergesen e i shtoja uje here pas here.
Mora nje karrige hypa Asistenten time Lean dhe ajo mundesoi setin fotografik duke qeshur e duke u shkrire me mamen e vet qe s'mund te bente gje me te mire ne kuzhine sesa fotografi.
Por historia s'mund te mbaronte ketu,fergesa u be si u be me fotot e blogut dhe te nesermen mikesha ime beri si beri e shtyu 3 pirunj sa per te me bere qejfin.Nejse del mikesha ime te pije kafe me te shoqin dhe ky i fundit e pyet Cfare hengre Sot?
Po ja i thote kjo na kishte bere Estela se po e bejme nje dite une nje dite ajo pjesen e gatimit.
E mire i thote i shoqi -se do u dobesoku me shume se nje dite do hash nje dite JO.
Kalofshi bukur :)
PS Sa i bukur manikyri i KUQQQ :)
Sexy shtepijake...
ReplyDeleteAh marredhenien me ''kuzhinen'' e paskemi in comune m'duket :P
Komplimente Stele e bukur :)
Fërgesa si në tigan, ashtu dhe në blog është kavardisur në mënyrë shumë pranverore! Ke bërë mirë që e ke përzier me ca hudhra që të mos e hanë të tjerët....m'syshë!
ReplyDeleteyour tomatoes sure do look juicy and yummy ;).
ReplyDeleteNow this what I call redefining HOT!!
haha, shikoni në buzëqeshje joshës keq kur ajo duhet të zgjedhë mes tre,
ReplyDeleteI guess ajo vendosi që ajo dëshiron do të ketë të gjitha 3 :)
sharmin shprehia e fytyres tende tek fotoja e fundit tregon shume mire mardhenien tende me artin e kuzhines, funny!!!!
ReplyDeleteSa per dieten apo fergesen, une shoh vetem qe rezultatet duken per me teper si te thashe qe kisha dite pa e frekuentuar blogun e kur robi s'ha ka te drejte qe dobesohet!!!!
Me apo pa kg dukesh gjithmone e bukur.
Girl, you sure do have great tomatoes, pun intended ;)
ReplyDeleteTek kjo fotoja e fundit mungon nje kastravec
ReplyDelete