Tuesday, January 28, 2014

Love of my LIFE

Nje urim...

Atehere kur cdo gje dukej erresire dhe ti ishe shume larg numeroja minutat qe me ndanin nga data 28.Fleta e kalendarit po grisej,e deshperuar me lot ne sy njerezit me dukeshin hije qe po me terhiqnin ne ferr dhe nuk doja ta besoja qe sdo ndjeja nje frymemarrje tenden qofte dhe nepermjet telefonit .Telefonit qe s'kisha e qe me ish thyer kokes sa e sa here per ty.
Ndoshta jo tamam per ty po per ate qe na mashtroi te dyve...Dashurine.
Por me mire te shkrihesha ne pluhur sesa te mos isha per ty te pakten ate dite nje URIM.
Po SI KU?!! Ne ate vend te humbur qe me kishin flakur me xhelatin ne krah qe s'do ushqehej vecse me gjakun tim une e kisha nje engjell qe me mbante ne jete akoma.
Shikoj nje buzeqeshje tek engjelli im dhe nuk kuptoj...
Pse me qesh kur e di qe une do vdes ,ka ardhe te me marre se e di qe une nuk jetoj dot pa ty.Epo mire se te vije ndoshta keshtu duhet te ishte.
Papritmas ndjej nje dore te me shtyje xhelati me ka zgjatur telefonin e tij t'ja ve ne karikim.
Edhe Kujt MUA ... Mua?!!!
Vrapoj ne dhome me telefonin ne dore dhe me duket sikur cdo gje ka ngrire askush nuk jeton me nuk merr fryme vetem UNE DHE TI.
O zot ...formoj numrin me zemren qe tashme ka dale nga kraharori e eshte nisur drejt teje dhe kam frike shume frike dhe pres ...Pa thene alo vetem qaj sepse ti e di qe jam une, degjoj Lutje nga ana tjeter dhe asgje me nuk ka rendesi.

Nje enderr e keqe asgje me shume.Zgjohem.

Tashme ti je KETU dhe une jam KETU per TY per NE,vajzat vizatojne kartolinen tende ku te thone qe te duan shume e je babi me i miri dhe presim oren 12 per te te puthur te treja.
Do doja te te dhuroja boten jeta ime pasi per mua je gjithe bota por per momentin do duhet te mjaftohesh vetem me dashurine time.
Te uroj te jesh i lumtur.






9 comments:

  1. What an awesome birthday dedication ....Love does conquer all ..I just hope one day i will be lucky enough to share half of the love u two share for each other ...Happy Birthday to your knight and shining prince ...xoxo

    ReplyDelete
  2. Happy birthdaaaay to your love!!!!

    TheRomRom.com

    ReplyDelete
  3. "Love Means Never Having to Say You're Sorry", but only HAPPY BIRTHDAY!!!

    ReplyDelete
  4. Estela, shpesh here kur nxjerr foto te Lencit, e marr inat... eshte si i zymte, si arrogant, me duket sikur nuk te dedikohet me te njejten force qe i dedikohesh ti!.....
    pastaj nje dite mendova, ajo buzeqeshje e Esteles nuk do ishte kaq rrezellitese nese Lenci do ishte gjitha keto qe thashe une, mbase keshtu duket ne foto, po dhe ne qofte ashtu, hej, ai burre ka bere te lumtur Estelen, keshtu qe ka te drejte te jete si te doje.

    prandaj i uroj edhe 100 vite dashurise tende dhe qofte gjithnje burim buzeqeshje per ty.

    ReplyDelete
  5. Estela, shpesh here kur nxjerr foto te Lencit, e marr inat... eshte si i zymte, si arrogant, me duket sikur nuk te dedikohet me te njejten force qe i dedikohesh ti!.....
    pastaj nje dite mendova, ajo buzeqeshje e Esteles nuk do ishte kaq rrezellitese nese Lenci do ishte gjitha keto qe thashe une, mbase keshtu duket ne foto, po dhe ne qofte ashtu, hej, ai burre ka bere te lumtur Estelen, keshtu qe ka te drejte te jete si te doje.

    prandaj i uroj edhe 100 vite dashurise tende dhe qofte gjithnje burim buzeqeshje per ty.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dori te falenderoj per komentin e sinqerte. Nuk je e vetmja qe pare nga larg e mendon ashtu madje dhe une ne fillim ashtu e shikoja :),por mendoj qe e ka si forme mbrojtje ate ngrysjen e vetullave.Dhe mbi te gjitha nuk entuziazmohet aq shume kur shikon aparatin si une :)
      Te falenderoj per urimin gjithashtu.

      Delete
  6. Sh urrime ju urroj gjith te mirat e kesaj bote, keni nje familje fantastike, edhe 100.

    ReplyDelete
  7. Gezuar ditelindjen dashurise tende ...

    ReplyDelete

Total Pageviews