Friday, February 19, 2016

Belted Coat

E para e punes Dilara te me vije anash me kete pallto dhe e dyta kesaj rradhe YES this is my new COAT!
My dream Coat.
Pas kalvarit te vuajtjeve me palltot te mia e fundit e cila me ka lodhur jashte mase eshte kjo pallto e COS.
Meqenese COS nuk ka ne Shqiperi atehere fillon i lutesh miqve reale e atyre virtuale per te ta mundesuar kete transaksion deshperimisht.
Njeri prej tyre qelloi kolegu qe iku ne Amerike per pushime ne periudhen e fundivitit,por a e la njeri ta shijonte darken e nderrimit te viteve.Edhe ndryshimi i orareve nuk me pengonte ta shqetesoja ate qenie te pafajshme ne 2 apo 3 te nates per ta pyetur per zhvillimet e kerkimit te palltos.
Si cun qe ishte pasi vizitoi nja 3 dyqane qe kish gjetur kish marre nje pallto si kjo por te shkurter dhe me e bukura eshte qe ish gezuar qe e kish gjetur. Kuptohet e degdisa serish ne dyqan me 1000 ulerima per ta kthyer une me pallto te shkurter Dilara... derisa u dorezua dhe me tha nuk e ke risk ngushellohu. Kuptohet kilet i kish arritur me kohe me porosite e miqve te tjere dhe une nuk e kuptoj cfare i kushtonte te vishte dhe pallton time fundja mund ti rrije fare mire dhe nje mashkulli :)
Por nuk ishte e thene ai erdhi duarbosh dhe une duhet te gjeja nje transportues tjeter te disponueshem per kete sakrifice. Pasi jepja specifikat e artikullit asgje nuk konkludonte derisa ishte serish Londra ajo qe do triumfonte. Mikesha ime ne Londer jo vetem kontaktoi pa pike turpi ne 4 apo 5 pikat e Cos ne Londer dhe u interesua per produktin cfare masash kishin por nuk u dorezua. Everything Out of Stock deriii kur serish delegatja ime u interesua per te fundit here dhe jaaaa...
U hapen serish portat e parajses per qenien time te gjore, jo po nuk e ka risk thane. Zoti vonon por nuk harron...
Dhe une vertet mendoj qe kjo pallto i meriton gjithe sakrificat e mia dhe te miqve te mi pasi ka prerjen ideale material fantastik dhe cmim te pergjysmuar.
Palltot me rrip te lidhur ne mes se fundmi jane pasioni im.



































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews