Friday, February 26, 2016

Asos White

Nuk e di a vlen dhe per ju e njejta gje por kur blen nje fustan qe me ulje kushton sa nje pallto atehere e trajton si te perzgjedhurin e perendise.Keshtu ka nodhur dhe me fustanin e sotem 100% wool lesh me i fjale :)
Meqenese nje fustan timin Sofia Kokosalaki 100% lesh znj ime Emine e coi per lesh dhe sot e perdor  Lorest kesaj rradhe te perzgjedhurin e perendise e fsheha ne dollap qe as te mos e shikonte e jo me t'ja zinte dora znj Emine:)
Por do ti qe duke e fshehur e kisha harruar dhe vete!Sjellja qe kam une karshi rrobave te shtrenjta eshte shume timide,ne menyre te pandergjegjshme me duhet ti ruaj ti mbaj mire ndaj dhe ky kish 2 muaj qe i beja roje!Me ne fund mora guximin dhe e vesha ashtu casual me nje thyerje me ngjyren e ndezur portokalli e cila vinte ne te gjithe aksesoret e mi kesaj rradhe.
Nje fustan qe une e adhuroj per prerjen oversized por dhe per ngjyren gri te erret gjatesine nen gju dhe golfin e crregullt.Pasi e shijova veshjen gjate gjithe dites pasi vertet ndihesha komode dhe moderne kthimi ne shtepi me perballi serish me znj Emine,u zhvesha ngadale apo shpejt e shpejt nuk e mbaj mend dhe fustanin e sigurova serish ne nje vend te fshehte :D







































1 comment:

Total Pageviews