Monday, February 22, 2016

Ribbed Socks

Per nje jave ndryshe duhet nje look ndryshe. Meqenese gjithe dimrin e kaluam pa corape dhe geta ndoshta ishte koha per te sjelle ne blog nje veshje me corape por corape tamam nga ato me vija te punuara si te meshkujve. I pame ne rreshtin e pare gjate sfilatave ne blogjet streetstyle neper revista online dhe nuk mundem ti rezistonim me.Me nje propozim monochrome Total Grey vjen nje veshje qe as vete nuk di si ta quaj as klasike por as elegante pasi ka nje element corodites corapen!
Corapja duket se do jete dhe pak kohe aksesori me i rendesishem ne kembe edhe se vete kepuca persa kohe dora vete Karl solli i pari cizmen corape nje vit me pare.
E njejta gri vjen aspak bezdisese mendoj une dhe ne harmoni me gjithe veshjen dhe corapja behet nje me pjesen tjeter duke u marre e mireqene qe aty e ka vendin.
E hena me gjen gjithnje ne pune me jehonen e fundjaves qe eshte Dilara,ju tashme e njihni Dilaren dhe afermendsh nese te shikojne me onde atehere Dilara je! E ndersa Dilara jone me corape kete te hene kishte Eminen semure dhe nuk ishte as ne gjendje te mendonte,jo me te vepronte!
Nuk e di si eshte per ju por une mendoj se njeriu me i rendesishem ne jeten time eshte ajo qe me ndihmon me vajzat dhe shtepine! Pa ate s'do kishte blog dhe as Estele madje po nuk qe ajo verdalle me kap paniku edhe kush shikoj vajzat e mia te cilat i leshojne kerkesat me bresheri. Dhe sic ndihen femijet kur kane mamane semure ashtu ishte dhe ky fillim jave per mua!
Shit me duhet te mendoja vete per gjithcka dhe te beja vete Dicka!
Pas nje te diele te zhurmshme e te rremujshme ku gjithe dita kalohet ne kuzhine per tu spostuar ne darke ne tualet me dushet e femijeve ,kalimi nga nje dhome ne tjetren ishte bere si kapercim me pengesa. Tashme ulerimat e mia nuk i bejne pershtypje me askujt,kaq shume bertas sa ndonjehere vajzat i lajne dhembet 2 here sepse s'duan te merren me mua. Nderkohe qe mendon se i ke vene gjerat ne vije dhe vajzat i ka zene gjumi dhe Xhihani eshte i gjithi yti, vjen bashkeshorti i ngeshem per muhabet. Eminen(veten tende me perparese) e ke kycur ne kuzhine te ka arritur koha te kalosh nje uje trupit dhe je e disponueshme ...per gjume kuptohet.
Zilja e mengjesit te ve startin e nje jave plot sfida pasi Emine akoma nuk duket gjekundi,merr 17 cantat e tua dhe si per ti gjetur vetes pune vendos te provosh corapet e reja 2 pale.Pavarsisht te gjithave ti nga brenda mbetesh i njejti person idjot dhe del para pasqyres me nje corape ndryshe  e nje ndryshe shikon me vemendje pasi eshte vendim i rendesishem dhe zgjedh grite. Vajza jote duket e lehtesuar ,te pakten tha i veshe njesoj corapet MA ikim tani :)
I urojme sherim te shpejte Emines time pasi ne te kundert do semurem une!




































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews