Thursday, June 28, 2012

DIY Guy

Pershendetje serish,

Sot nuk do flas fare per veshjen time po do flas per veshjen e partnerit tim,te cilit do Zoti i mbushet mendja ndonje dite te me lejoje ta fotografoj.
 Nuk e zgjodha rastesisht sot te flisja per te ,pasi mendoj se vertet ka nje shije shume te rafinuar brenda sportives dhe guxon shume ne modele ngjyra e kombinime,ndryshe s'do ishte partneri im :)
Po se fundi e shikoj qe Bluja saks Mentja Roza e Lejlaja nuk jane me ekskluzivitet i yni pasi dhe te Meshkujt rrine shume mire.Mos hezitoni t'i provoni.

Historia e sotme ne fakt nuk eshte Himn per t'i thurur lavde elegances se tij, sesa himn i injorances TIME qe si Blogger nuk me falet...
E nejse po e ndaj me ju qe te me kuptoni me mire...
Darke ora 00:00
...kthehet burri nga puna i lodhur e zhvishet e hedh bluzen e xhinset ne nje cep e meqenese ishte goxha vone une me sy kritik po i numeroja kafshatet :) dhe po eksploroja nga larg rrobat "e reja".Dhe shikoj xhinset nga mbrapa qe ishin tere pika boje te bardha,e meqenese hobi i gjysmes se burrave mendoj se eshte te lyejne me boje vaji edhe ky i imi s'mund te bente perjashtim.E pyes"Me cfare i ke bere keto pantallona keshtu ?!" Ai qete qete duke u pertypur "Lyva ca karrige" dhe meqe ka karrige hekuri ne lokal e besova se eshte nje adet i pervitshem ky. "Epo mire- i thashe -se mos ruheshe pak". 
Mengjes ora 8:00
...burri zbret i pari ,pas tij vij une me Wedges dhe aparatin per blogun :) Dhe para se te hipnim ne makine shikoj kete qe rrotullohej perqark makines duke bere inspektimin e gervishtjeve te mia ,e une vazhdoja inspektoja Xhinset me pika.Shikoj qe dhe nga para kishte plot te tilla pika boje te bardha,dhe i them Uaaaaa po ti i paske bere dhe para.
 Pergjigja ishte...
"Kaq katunar te dukem sa te vesh pantallona me boje !!!!  :)

e keshtu pra moj shoqe nese shikoni meshkujt tuaj me pantallona me pika boje kujtohuni "Qe mesa duket ka dale MODA"

E une foto te zoterise nuk kam po ju premtoj qe do ja fotografoj sapo ti lere shkujdesur te zhveshura.

Kalofshi mire








5 comments:

  1. Pas gjithe ketij leximi dhe veshtrimi te artikullit te them te drejten cka me mbeti e ngulur ne mendje s'ishte shume fakti i fotove te tua, por i tregimit tend dhe i deklarates se dashurise qe ndiehej nder rreshta.
    Me pelqeu shume, jo gjithmone eshte e thjeshte, por kjo tregon qe ti je e guximshme dhe per me teper shume e dashuruar!!!!!!

    ReplyDelete
  2. Une besoj FUQISHEM qe ti duhet te shkruash nje LIBER!

    BEJE :)

    ReplyDelete

Total Pageviews