Sunday, December 29, 2013

His Friend

E dini si duhet te visheni nese ftesa i ka ardhe atij?
Dhe Ky i juaji gjen dhe gjilperen ne kashte nese i mbushet mendja ndaj menyra me e sigurte qe mos te te ktheje pa shkuar ende ne feste eshte te kesh look-un e princeshes. Po po me kuptuat sakte me Te duhet te ndjekesh manualin e mbretereshes si e gjatesine si me dekoltene ndaj dhe per mua ishte e thjeshte Kate Kate Kate.
Nje fustan ngjyre decente me gjatesi decente dhe dekolte decente madje dhe me kopsat e njepasnjeshme te kurrizi ato te veshura me copoen e fustanit qe e bejne akoma me mbreteror fustanin duhet ta benin te lumtur partnerin tim... e thashe mire duhet... por jo se e bene vertet :(

























Saturday, December 28, 2013

Mad about Plaid


Nese do me kishin thene para 2 vjetesh te perdorja si design kuadratet nuk do isha tunduar fare,nuk e di pse po eshte nje motiv qe e kam mbajtur larg dhe mund te them qe hera e fundit qe e kam veshur kane qene vitet e "Non e la Rai" kur mbanim ato fundet e shkurter me corapet mbi gju si Ambra :)
Ja e thashe se plasa :) qe me pare veshjet por dhe prerjet e flokeve frymezoheshin vetem nga kanalet italjane dhe kjo ne fakt sme duket aspak gje e keqe. 
Tani te kthehemi te tema Plaid Tartan apo kuadratet dmth jane nje sfide me besoni dhe pas propozimit te Stella McCartneyt dhe Celine ku kuadratet vijne te kombinuara me kuadrate te tjera edhe une smund te mos e vija veten ne prove,kuptohet me asnjeren prej ketyre dy markave.Tani ju me thoni si ndiheni me kete kombinim dhe a do e guxonit ?













Thursday, December 26, 2013

Merry Christmas

 Gjeja me e bukur e Krishtlindjeve eshte rremuja,ndaj dhe nje fjale e urte thote mos nxitoni te pastroni rremujen e Krishtlinjdeve pasi jeni me fat nese patet mundesi ta jetoni.
Edhe keto Krishtlindje na gjeten te bashkuar ne familje tashme me nje pjesetare te re qe ju tashme e njihni prej 8 muajsh Vivien ndaj urimi kete vit shkon se pari per te.
Ndesia me e bukur e te qenit ne familje eshte qe ata te pranojne ashtu sic je me koken e lepire dhe takat 12 pond me b e madhe te shkelqyeshme dhe me grerezat qe kapnin fijet e getave te vajzave veshja ideale apo jo deri ketu, me deshiren per fotografi apo paturpesine duhet te thoja me angazhimin e madh te shtrimit te tavolines apo te mbajtjes se femijeve edhe kush une kete sduhet ta besoni???!!!
Nderkohe qe une praktikisht nuk beja asgje pervec fotove pata dhe mundesine te kritikoj shapkat e kunates qe po i dilte shpirti nga ora 8 e mengjesit (po mami i vivienit) e cila skish lene arre e stike e fara pa hedhur ne mish ne sallata ne bakllava madje nga fundi mendova mos do na jepte dhe ndonje kile me vete ta kishim per vit te ri,apo motren ime qe as nuk kish denjuar te kapte denjesisht floket per naten e Krishtlindjeve vetem sepse cupen e kish paaak te ftohur ne te dyja krahet dhe kish filluar gjilperat.
Por sic  thame ne familje pranohen pjesetaret ashtu si jane  jo vetem sepse nuk i ke zgjedhur vete por sepse dashuria per ta eshte e pakushtezuar dhe aq jetore pa te cilen sdo kish  Krishtlindje.
Ndaj sme mbetet tjeter vec t'ju uroj te gjitheve "Pershumevjet Krishtlindjet e paci vetem mbaresi ne Familjet tuaja"
Ju perqafoj








































Total Pageviews