Wednesday, April 30, 2014

Albtelecom & Eagle Mobile Red Carpet

Duke qene nje dashamirese ose adhuruese e Tapeteve te Kuq,me besoni jo nga ato te deshperuarat por nga ato enderrimtaret e vogla sapo me erdhi ftesa nga Landmark Communications qe do kishte nje event te rendesishem pak Gala filloi dhe gjithe aktivizimi i procesit How to Dress for a Formal Red Carpet

Te kuptohemi drejt eventi ishte te Muzeu Kombetar motivi ishte pak jo perfshires ekskluziviteti i Reklames se Albtelecomit dhe Eagle Mobile pra nuk ishte ndarje cmimesh Oscar :) ndaj dhe vendimi ishte i veshtire .Une nuk jam ne peshen ideale dhe mbi te gjitha ne gjatesine optimale te flokeve.Shkurt muhabeti rende :)
Une do shkoja ne stausin e blogeres e cila nuk eshte princesha e mbremjes,e kush mund te jete ne nje ambjent ku eshte Elvana ?! ,ndaj veshja duhet te ishte e bukur padyshim me ndonje element surprize por asgje me shume se kaq.
Fustani i zi me full cycle skirt MIDI dhe me pjesen e siperme te lekures plotesonte teresisht kerkesat e miaj per kete event ndaj shyqyr zotit qe kish pak kohe i varur ne dollap dhe ishte gati per nje event te tille.
Floket me krehjen e Eddie Sedwick natyrale jashte si dhe vethet e renduar e vetmja gje qe thyente te zezen ishin dhe looku im per kete Tapet.

Nje event ne gjykimin tim i organizuar shume mire me nje imazh te persosur qe te kompleksonte pasi vertet ishte bere shume e bukur me te bardha dhe me te ftuar tejet interesante te cilet keni patur mundesi ti shikoni nepermjet rrjeteve sociale apo faqeve te revistave.

Foto nga Armand Habazaj
Foto nga Revista Story

Dhe foto me celular :)







Sunday, April 27, 2014

Spring Coats

Une gjithnje kam menduar qe njeriu edhe pse mund ti bej te gjitha ,eshte me mire te zgjedh te beje disa dhe mire.Ne kete kontekst duket se gjerat qe ti mendon se ben me mire jane ato qe te vijne krejt natyrshem dhe qe i ben me shume pasion e deshire.
Postin e sotem e kam shume perzemer pasi gjithe artikujt mendoj se jane "must" dhe "in" njekohsisht ,por mbi te gjitha jane blere ne New Clothing dhe jo ne Sales sic bej zakonisht une :D 
Pardesyte pranverore duket te jene e vetmja risi kete pranvere qe ne nuk e kishim pare vitet e meparshme ne kete forme oversized dhe maxi.Mua me intrigoi pafund ideja per ta patur ne dollap edhe pse deri diku eshte nje zgjedhje e guximshme apo e cuditshme. Vendosa qe si here te pare ta sjell ne menyren me klasike dhe zyrtare me kemishen me jake te bardhe te plote edhe kjo must me shume se kurre :) dhe me pantallona te ngushta.Nuk e thyva as me ngjyren e kepuces pasi  nuk doja ta cheer-ja up fare ngurtesine dhe ftohtesine e pardesyse.Zgjodha ta thyej me pak tonalitete te zbehta te lejlase ne buze e thonj dhe me nje varese te madhe
vec per ti shtuar dramacitetin veshjes.
Tani nese kam bere mire apo keq gjykimi ju mbetet ju.
Pardesyte pranverore jane konsideruar nga revista Vogue si nje nder 10 trendet qe duhen ndjekur kete pranvere ndaj nese sme besoni mua mund te pyesni Annen :)









































Wednesday, April 23, 2014

#Girlzzz #Nightout

E dini qe nisi si nje propozim idjot ashtu i hedhur ne tavoline si nje proteste e pamenduar dhe rezultoi qe nje nate vajzash nuk ishte dhe aq e pamundur.
Me lejen ne xhep besojeni ose jo 3 mama ligjerisht te lumtura dhe me femije vendosen te kalonin nje nate ne PUB.
Mos filloni nga pyetjet qe tani dhe ju por lexoni si shkoi nata...
Ok qe te kuptohemi ne e dime qe per burrat tane dhe burrat e botes ky do jete posti me i lexuar ndaj do mundohem te jem e sinqerte sa mundem :D
Qe te kuptohemi edhe ne vete u cuditem qe kur u mor i mireqene fakti qe mund te kalonim nje nate mes vajzash ndaj duhet te zgjidhnim vendin e meqenese te gjitha vendet per ne ishin same shit vendosem te shkonim te ai me me emer ose te pakten keshtu na thane :) Fusion
Te kuptohemi une propozova oren 10 e cila mesa duket ishte ore absurde per nje nate ne pub e keshtu qe skenari qe te prisnim oren 11 apo 12 te lokali i burrit ishte mese i mirepritur,keshtu do shikonte sa "yll" isha bere dhe sa "mire" ishim veshur shume normale te permbajtura ama me frymen e pubit :)
Pas 2 gotave te lokali jone i hypem makines me kunaten,uh harrova te themi qe mamaja e trete qe morem ne qafe rezulton te jete gruaja e vellait i cili po na falenderon ende dhe sot :)
Ok ndalojme para COIN-it kaq e dinim dhe po shikonim njera tjetren ne sy he pra nga eshte hyrja ?!
Qeshem te treja dhe vendosem te ndiqnim nje cift para nesh qe padyshim ish nisur per te Fusioni edhe nese ngaterrojme hyrjen askush sdo na vinte re se me te bardha dhe taka 13 cm ishim fundja:) shume normale :)
Ne te majte te Coin lexojme Fusion dhe na mirepresin 4 ose 5 bodyguard me pyetjen shume te kulturuar KU PO SHKONI ?
Me gjysem zeri kunata pergjigjet Ja te ky pubi ketu :)
dhe vjen Pyetja e dyte sikur po kalonim kufirin dhe ne fakt ne po e kalonim :)
Vetem JENI?
Serish kunata pergjigjet Poh e zene ne faj sepse te kuptohemi ne te tjerat as pipetinim.
Nderkohe qe pasi kaluam kufirin une vazhdoj pergjigjen e plote ...Dmth kemi dhe burra dhe femije por sot jemi vetem se mos na ngaterronte me shushkat qe sgjejne dot nje burre e sbejne dot femije :)
Ne jemi shushkat qe dhe kur i kemi keto nuk dime cfare dreqin duam :)
Nje zonjushe na akomodon ne nje tavoline ne cep dhe te treja hodhem veshtrimin rreth e qark te hutuara PO TANI ?!
Ca behet tani?!
Muzika upsi gupsi ne sfond nuk po na ftonte shume ndaj pa humbur kohe porositem pijet Caipirosa e Caipirina te cilat pretenduam qe nuk te bien sh ne koke dhe sigurisht qe s'mund te mos qeshnim me veten.
Kuptohem ndame ndjesite se si ndihej secila pa burrin por me shume me thene te drjeten u morem me pjesen si ndihen burrat tane pa ne :) e sidomos kenaqeshim me idene si ndihen ata duke ditur qe grate jane jashte, i mbushem mendjen vetes qe na duhej nje nate si kjo :) pastaj ja mbushem per te kunderten qe ndoshta disa gjera kane me kuptim nese behen para se te kesh familje pastaj erdhi pija e dyte dhe aty ishim te bindura qe na duhej dhe pike mbaroi dmth e katerta pije ne total.
Tani si vajza trendy ne smund te mos porosisnim edhe ndonje Shoots just for fun per te kujtuar qe mbanim mend numerimin deri ne 3 dhe ja ku vjen kamarieri me nje tabaka plot me shotsa I keni nga lokali.Epo mire menduam ja po i kthejme zeher por kaloi si prove ,kur s'kalojne 3 min kur i njejti kamarier vjen serish me shotsa pak me ndryshe keta se ju i porositet :) Uh shit duhet patjeter ?! Ne i kishim porositur kehstu qe smund ti shkonim dem dhe ja voila fluturuan dhe ato.
Mes fotosh te shkrepura kot me kot me celular,mes te qeshurave te pakuptimta dhe inskenimesh idjote duke matur suksesin e seciles ,mes batutash me fjalor qe nuk na perkiste dhe aq ,pame qe ora kish shkuar 2.
Burrat tane kuptohet qe asnjeri spati miresine te pyeste si po kalonim dhe kuptohet qe as ne nuk ishim aq te pameshirshme ti drejtonim te njejten pyetje,ndaj rreshkitem me finese rreth kesaj ore per te bere dhe selfiet e fundit ne makine si per te mbajtur mend gjate kete grilzz nightout u perlotem me gjuhen e Mileyt apo Duck face perseritem dhe njehere domethenien e madhe te hashtagut :) se sa i rendesishem ishte ai :) dhe me pas duket se nata kish perfunduar.
Mekat i madh te pranosh qe U KENAQE ose me sakte qe kenaqe veten me ndergjegje te plote.
Per kenaqesine tuaj do doja te shkruaja edhe me shume, por morri qe me terheq krahun se duhet ta ferkosh para se ta zere gjumi me kujton serish qe cdo kenaqesi ka kohen dhe vleren e saj dhe te gjitha duhen shijuar ne kete jete .
Ndaj edhe nese nuk perseritet Girlzzz Nightout me Hashtage padyshim do perseritet Pub-i me Couples Nightout pa hashtage :)
Naten e mire dhe kalofshi sa me bukur.






















Total Pageviews