Monday, May 25, 2015

Straw HAT

Yeah right!
Fiksimi im prej 2 vjetesh ishte te kisha nje kapele kashte me forme cilindrike por me strehe pak me te gjate se ajo qe keni pare me shirit Albania :) si ky :).
Ndaj kur ma sollen nga Londra mu duk se jeta ime ndryshoi ne moment :)
Ftesa per Takimin e Pasdites kesaj rradhe ishte per Kombinimet dhe rregullat mbi to. Kuptohet qe theksi u vu me shume ne thyerje  e tyre sesa ne manualet qe duhet te ndiqnim por ideja ishte e qarte. Rregulli i arte je ti lirshmeria jote ne te shprehur dhe ne veshje s'mund te jete e gabuar edhe pse ka shume forma dhe praktika qe te ndihmojne te japesh mesazhet e sakta.
Kombinimi im kete pasdite ishte nje fustan sirene me lule dhe pika dhe sandale te zeza me detaje gold nga Sergio Rossi. Nuk ju tremba te zezes ne sandale dhe e mendova te goditur pikerisht nga shiritat ne menge dhe nga shiriti i kapeles. Kapelja e kashtes ne studio edhe pse per disa mund te duket e tepert mua me bente te ndihesha e kompletuar me ate dozen e unikes qe kerkoj te perfaqsoj,
Biseden e plote ne studio ju ftoj ta ndiqni ne link si me poshte.
Takimi i Pasdites
Nderkohe qe per setin fotografik duhet te falenderoj pafund miken time Soela Zani qe dhe nje lagje periferike ne Tirane e kthen ne pasarele mode.
Bashke me mua ne set eshte dhe blogerja Marigona Nila blogun e se ciles mund ta vizitoni ketu
Ne pritje te komenteve tuaja per programin por pse jo dhe per setin :)


























Thursday, May 21, 2015

Oversized White Shirt


Sa here vjen puna te flitet per kombinimin kemishe e bardhe dhe pantallona te zeza cdo mendje njerezore e ka te gjerat bazike qe gjithkush mund te veshe. Nje kombinim ekzistencial si ajri qe thith cdo kohe e cdo moshe dhe cdo moment te dites edhe ky kombinim smund te jete kurre i gabuar. Vetem se per nje fashioniste maybe do ishte boring nje zone te ciles duhet ti kalosh tangent pasi eshte per njerez te zakonshem dhe ti kurrsesi smund te perdoresh nje kombinim qe rraca njerezore e ka ne tave prej shekujsh. E duke dashur te jashtzakonshmen dhe ne kombinimet krejt te zakonshme shkon e perplasesh me kete kemishe nga Marni e cila vjen ne nje prerje shume interesante dhe oversized sic i dua une. Pasi hedh ne shesh gjithe dollapin shikon qe nga filtri kane kaluar vetem nje pale pantallona te zeza. I vesh dhe sapo perballesh me kete imazh te zakonshem fillon dhe ndihesh gjithashtu mire. Dmth sja paskan futur kot ata qe kane krijuar baziket. Ndoshta baziket jane si kolltuku i shtepise e moda si te rrish ne kembe mbi taka. Jo te gjithe do donim te "torturoheshin me vetedije".Nuk kishte me vend per impenjime edhe pse ne mendje qendronte si pikecuditese deshira per te qene unike duket se fitoi dhe kesaj rradhe kitten heel taka e perballueshme , gersheti homemade dhe syzet rrumbullake nga Fendi.
Nuk e di cfare mendoni ju por te zakonshmit duhet te ndihen mrekullisht mire :)


































Tuesday, May 19, 2015

and again ...Mules

Une dhe binjakja ime jemi rritur te ndara ne femijerine e hershme der ne moshen 5 vjec dhe kjo shpjegon shume gjera e sidomos sa te ndryshme jemi ne stil. Kjo jo sepse kishim prinder te divorcuar por mami na lindi ne binjaket kur vellai ishte vetem 1 vjec e gjysem ndaj le te themi ishte e detyruar te kerkonte ndihmen e mamase se saj dhe mamase se babit keshtu ne u rritem me gjyshet. Mua si me e imet me ra llotaria te rritem ne Shkoder ndersa Estera ne Velipoje, edhe pse ne vitet 80 kur ushqeheshim me tollona fshati ishte shume me i privilegjuar. Keshtu une i gezohesha nje pakoje camcakez nga Tuzi dhe ndonje flete reviste jugosllave apo italiane. Nder fatet e tjera te miat ne Shkoder ishin se ne shtepi kisha dhe tezen e cila kishte 20 vjet diference me mamin e keshtu ishte burim inspirimi per ta imituar duke i pelqyer veshjet apo trukimin meqenese ishte adoleshente. Sigurisht qe tezja ishte dhe burim shqetesimi e lufte nese sme lejonte te prekja gjerat e saj. E nje nga produktet qe prishte gjithe qetesine time te brendshme dhe me shkepuste dhe nga bota feminore ishin nje pale shapka bronzi me take te derdhur. Per inat te tezes ato erdhen mase 37 a 38 ( dhe ne familjen tone une kam kemben me te vogel 39 ;) dhe asaj nuk i benin. Po ishin aq te bukura po aq te bukura sa nuk ja bente dora as ti shiste diku e as ti falte. Keshtu qe mesa mbaj mend une si femije i mbante ne dollapin e gjyshes i cili sa here zhdukej tezja per mua kthehej ne arken e thesarit. Me shpejtesine e eres une gjeja shapkat me taka dhe rrija mbi to porsi nje Hirushe e vallezoja vetem ne dhome. Sapo degjoja tezen apo shtrigen me shpejtesine e eres zbrisja nga takat dhe i vija ne vendin e tyre. Kjo histori mendoj se ka zgjatur nje jete e tezja nuk mbaj mend te me kete kapur mat ndonjehere. Por kur u rrita di qe mi dhuroi pas lutjeve te shumta por sic ju thashe asnje ne familjen tone ska kembe aq te vogel ndaj mbeten si nje relike dhe objekt qe me kujtonte endrrat e femijerise te cilat duket se realizohen cdo dite. Kur pashe keto shapka me taka nga Ninna Ricci ndjesia ishte e njejte. Kemba flinte ne ato centimetra ekstremisht te larta me po te njejten elegance dhe me te njejten vendosmeri. Mua mu kthye si flashback gjithe ndjesite e frikes se nje akti feminor dhe tashme po i kujtoja vetes te qendroja drejt pasi tashme isha bere mbretereshe. Askush sdo vinte te me zgjonte e te me prishte endrren time tashme te bere realitet. Tashme gjyshja dhe tezja shohin nje grua qe gjerat qe do nuk duhet ti marre fshehurazi nga dollapi i gjyshes por i ka arritur me shume sinqeritet e dashuri dhe me nje buzeqeshje te cepi i buzes sa here i vijne keto copa te mrekullueshme nga femijeria apo jeta. Ndava me ju kete cope sepse nese per shume prej jush ashtu si dhe binjakes time shapkat me taka s'jane objekt adhurimi per mua jane si tempull mbi te cilat lutesha e tashme i mbaj nen kembe.
Mqse shapkat e sotme ishin satin blu e erret pantallonat roze duket se i rrinin perfekt me nje bluze lekure te prere. Syzet Jimmy Choo me gure vijne ne gri te erret me xhama ombre dhe canta clutch ne nje print leo bardhe e zi. Kjo si per te superuar cdo fantazi femije.

























Total Pageviews