Tuesday, June 7, 2016

Slippers

Persa kohe qe trendet na diktojne te shkojme drejt komodes dhe te cuditshmes atehere dhe Pantoflat s'mund te ishin jashte.
Kete vere nuk do i hiqni nga kembet shapkat e tualetit apo ato te dhomes se gjumit.
Meshkuj dhe femra nuk do hezitojne te dalin me shapka per te mos e rrezuar veshjen por per ti dhene nje dimension tjeter.
Tashme pranimi i diversitetit reflektohet dhe ne mode dhe eshte ndoshta celesi i suksesit per te qene ne qender vemendjes,ka ikur koha "se keshtu duhet" apo "se keshtu ngjan bukur"
E kujt i duhet te ngjaje bukur apo te plotesoje pritshmerite e te tjereve,nderkohe qe mund te cliroje fantazine e vet dhe te mos mendoje per askend perpos mesazhit te tij.
Une personalisht nuk mendoj se moda do kishte pushtetin qe ka nese te gjithe do ndiqnin rregullat dhe do kerkonin te pelqeheshin nga te gjithe,
Ndaj cdo risi do kaloje ciklin e saj per tu pranuar dhe ne si komb duhet te jemi pak me tolerante ndaj ndryshimeve pasi ndryshimi qofte dhe i gabuar  sjell gjithmone progres.
Ajo c'ka me ka bere pershtypje gjate postimeve te fundit ne insta eshte fryma e bashkemoshatareve te mi  qe mendojne se kane te drejte te gjykojne zgjedhjet e tjetrit apo shkojne pertej kesaj duke dhene vleresime totalisht te panevojshme as per veten e tyre e aq me pak per subjektin qe eshte vene ne qender te komenteve. Gjuha qe perdoret shpesh ne rrjetet sociale mbjell nje kulture negative dhe regresive e cila prodhon nje shoqeri frenuese dhe te kompleksuar.
Dhe per cudi te analizes time konstatova qe civilizimi nuk ka dhe aq lidhje me dukjen.
Fundjaven e kalova ne nje nga fshtatrat me te vecuar ne veri Vilun dhe aty u ndesha me disa fshatare ,njeri me solli qumeshtin,tjetrit nga Puka i bleme nje kavanoz mjalte,nje tjetri i morem djathin e nje fshatari tjeter i hengrem manat me leje.
E nder keto 5  kontakte me besoni asnjeri nuk shqeu syte, asnjeri prej tyre nuk me tha as me te qeshur "A je e marre aaa?" im ate 65 vjec as e vuri re qe kisha rrojtur koken(aty nga dita e trete ju duka ndryshe)   ,sepse asnjerit prej tyre nuk i prishej asnje pune c'kisha bere une me koken time.
Dhe besoj te gjithe e kuptojme qe jo te gjithe fshataret e pelqenin koken time e po mahniteshin prej saj.
Ate civilizim qe nuk e gjejme ne kryeqytet e ne rrjetet sociale qe reflektojme gjithe shkelqimin e pasunarine tone,une e gjeta ne nje fshat te vecuar ku njerzit punonin token e milnin lopen.
Ndaj ne fund te analizes time dola ne perfundimin qe ndoshta po te punojme me shume,do gjykojme me pak :)
































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews