Saturday, October 29, 2016

Amel's Birthday

Kush na njeh e di qe une dhe binjakja ime kemi qene te njejten periudhe shtatzene dhe vajza e saj Amel ka lindur 3 jave pas Sharminit,ndaj gezimi i rradhes ishte 5 vjetori i saj.
Nje feste qe mendoj se u kenaqen me shume te rriturit sesa femijet dhe qe une smund te mos e dokumentoja. I urojme Amelit shendet e jete dhe ishalla me moter ose me vella llastica e tezes :)
















































Sunday, October 23, 2016

Parfois Home is ...

Eventi i Parfois Home is ... mund te konsiderohet si eventi me i mire qe kam marre pjese!
Dhe me besoni nuk behet fjale per dhuratat qe dhe ketu nuk munguan,por per gjithe trajtimin nga nisja me autobuz drejt Elbasanit e deri te pershendetja e fundit!
Nje event me teme Home is... qe pervecse ne cdo kohe kujdesej te ndiheshe rehat si ne shtepi,kujdesej gjithashtu te ndiheshe e veleresuar dhe e rrethuar me dashuri. Nje event qe te mbante pezull me cfare do ndodhte me pas, i kuruar ne cdo detaj ku secila prej nesh mendoj se u ndje jo si e ftuar dhe e huaj por si pjesetare e te njejtes familjes,kesaj rradhe e asaj Parfois.
Ne nisje patem mundesi te njiheshim me Susan dhe brandin Parfois pas te cilit qendronte nje grua e suksesshme,me pas gjithe te ftuarat u prezantuan secila ne nje forme shume origjinale.Mesuam me shume gjera per njera tjetren ne nje autobuz se ne cdo interviste apo postim ne socials ndaj mendoj se qe ne nisje Parfois na kishte hapur zemren. Dhurata te personalizuara ne varesi te pergjigjes cfare na mungonte me shume nga shtepia,apo cila ishte aroma qe na kujtonte shtepine.
Pritja ne 3 Bujtinat me besoni la me goje hapur edhe vete portugezet nderkohe qe dhe une qe nuk kisha qene me pare e shijova pafund ambjentin e mire dhe shoqerine.
Prezantimi i koleksionit ishte menduar ne nje menyre vertet te prekshme e jetesore,ne vileten e njeres prej Bujtinave i shperndare ne sallon dhoma gjumi apo dhe aksesore ne korridore,fiks aty ku do donim ti kishim ato aksesore te mrekullueshem ne Shtepi. Nuk perfundonte me aq!
Ne oborr na priste nje tjeter surprize,blogereve tani i duhej te pervishnin menget e te gatuanin vete buken e tyre,a nuk bejme kete dhe ne shtepi pra kujdesemi te kemi ushqim te mire!
Me pas dreka me gatime te perzgjedhura shqiptare nga gjithe trevat e Shqiperise. Ne momentin e embelsires u ftuam te lexonim cfare ishte shtepia per ne... dhe mendoj se patem serish nje moment reflektimi sesa vlere ka familja qetesia e harmonia per te cilat sakrifikojme perdite,dhe se sa i rendesishem eshte roli i femres qe te siguroje kete arome shtepie.
Kishte ardhur koha te ndaheshim me shtepine "Parfois" per te shkuar atje ku na prisnin shumicen prej nesh femijet dhe bashkeshortet,por kesaj rradhe po ktheheshim me nje buzeqeshje e shije te mire nga miqte e rinj qe takuam dhe vetebesimi qe te fal nje ambjent me njerez pozitive e te suksesshem!
Mirupafshim vitin tjeter dhe faleminderit Parfois!









































Total Pageviews