Saturday, January 31, 2015

Under my LACE Umbrella

E dini qe une dhe binjakja ime jemi dy persona totalisht te ndryshem,une qe dua te jem ne qender te vemendjes dhe ajo qe eshte gjithnje ne hije dhe e heshtur.Une kerkuese e fokusuar ne gjerat e mia ,ajo me pak kerkuese e gatshme per cdo sakrifice nese vlen per te miren e dikujt tjeter.
Une gjithnje me hilanjose meqenese isha me e imet,DIKUUUR dikur as mbahet mend sa kohe para e ngarkoja ate te mbante canten e shkolles, te bente 2 pune shtepie me shume (ne fakt per te qene e sinqerte une s'beja asnje se me shume kerceja me shkopin e fsheses sesa fshija ).
Une e fokusuar ne pamjen e jashtme dhe ne trendet e fundit,ajo qe akoma nuk i ka gjetur formulen thinjave dhe vishet ende si adoleshente kjo sepse ja lejon dhe fiziku qe ka.Binjakja ime per fatin TIM te keq eshte 173cm dhe peshon 60 kg me mik,peshe te cilen une e kam patur para 5 vjetesh mos me shume.Nejse te mos ndalojme ne detaje te parendesishme une kuptohet pavarsisht te gjithave jam me e mira me e bukra me e zgjuara :D
Se fundmi puna qe i kam gjetur motres time eshte te beje fotot e blogut,foto te cilat ajo pas kaq kohesh ka filluar i qan,po ju duhet ta shikoni sa impenjim ve ne nje foto qe te kuptoni sa person i adhurueshem eshte, dhe sa kafshe eshte binjakja e saj pra une.
Ajo mund te vije me autobuz nga maja e Berzhites per te mos lene motren pa post keto dite edhe me shi dhe ne te ftohte dhe motra mund te zbrese nga banka me fustanin e tapetit te kuq dhe cadren Dantelle,sepse SOT pikerisht duhet te fotografonte cadren.Se nuk i dihet ndoshta neser dhe e humb :)
Po kjo binjakja ime qe kohet e fundit e therras Geli eshte bere njesh fare ka kuptuar fokusin edhe jua verteton fare mire foto nr.... e ajo me pemen :D
Duhet ta shikoni pozicionin e saj kur fotografon ,jo nuk ulet barkas apo ne gjunje ,ky Geli im behet ne forme Ure por Ure me kurriz me kembet gjysem te hapura dhe me duart plot canta e qese,serish te kafshes qe ka per binjake :) mua pra prape ajo e mira e bukura e zgjuara.
Ne fakt e kisha menduar te shkruaja per Cadren Dantelle qe nuk e di a eshte ne mode por mua me pelqeu aq shume sa vesha dhe fustanin e tapetit te kuq me pelice vetem per ta interpretuar sakte.Getat e erreta me taken e ulet e bejne me te pranueshme veshjen per diten dhe cadra si bastun i shton pak nota pjekurie e klasi veshjes,e ben pak si plakash dmth.
Dantella s'mund te mos shoqerohej me syzet LACE nga Jimmy Choo nje mrekulli me pasqyra neutrale qe shkojne me cdo gje.Ju ftoj te shijoni fotot dhe duartrokitjet i shkojne te gjitha Gelit tim dhe qe e dua pafund!

































2 comments:

  1. Nuk e di perse shume kujtime moren lumin e memories dhe gazi nuk rreshte se pushuari!!!!!
    Glad to know both of you.
    Love & Kisses for Estera, this time!!!!

    ReplyDelete

Total Pageviews