Thursday, September 24, 2015

Pocket Dress

Sot nuk do perqendrohem te flas per veshjen dhe as per risine qe mund te sjelle nje fustan me xhepa,pasi vertet nuk mendoj se sjell ndonje :) Por dua te cek nje argument i cili besoj se ne nje forme apo tjeter na perfshin te gjithave ne femrave. Duke qene nje fashion blogger pritet qe cdo trend apo veshje ta postosh para se te behet boze dhe kjo eshte nje pritsheri shume normale mendoj,nderkohe qe dhe kur ta postosh do shikosh dhe 10 apo 20 blogger te tjere ne bote qe kane shperndare te njejten gje ndaj lufta eshte e humbur qe ne fillim. Dhe deri ketu nuk ka asnje problem,ajo qe nuk perqafoj dot si sjellje eshte vecantia e sforcuar duke kerkuar brandin qe nuk mundesohet nga te gjithe qofte kjo dhe nje firme modeste por qe nuk ka filial ne Shqiperi. Degjoj rendom vajza te reja qe hezitojne te blejne te Zara apo Asos nje veshje sepse ja shikojne mikeshes apo koleges kusherires komshijes,te njejtat vajza per te cilat Zara ishte nje enderr deri dje dhe nuk po flasim per buxhetin por per mundesine. Cfare ndodh ne kete konkurence te vazhdueshme dhe kete deshire per identifikim harrojme kush jemi dhe nuk pranojme veten. As mua qe pretendohet te jem fashion blogger te ndiqem e ndoshta te kopjohem nuk do me vinte mire te shikoja te njejten veshje te njejtin stil te kolegia motra apo komshija,veshjet e te tjereve duhet te jene si recetat inspiriruese,por ju duhet ta gatuani sic e kerkon stomaku juaj. Kompleksi i te qenit te njejte apo te ngjashem nuk zhduket duke rritur cmimin me besoni,ky fenomen eshte akoma me shqetesues ne veshje te markave qe te gjithe i enderrojne. A nuk ju ka ndodhur te shikoni te njejtin fustan cante apo kepuce ne te pakten 5 personazhe brenda dites ne istagram atehere nga vjen ky kompleks qe nuk doni qe dikush tjeter te kete veshjen tuaj kur fare mire do te fotokopjoheshit me deshire me Mira Dumen Olivia Palermon Alexa Chung Leandra Medine Candelen apo dhe shume Fashiontrendsetters ne mbare boten. Propozimi im eshte qe te gjitha femrat te vihen ne paqe me veten,dhe te zbulojne vecantine brenda tyre te mos mendojne per asgje kur blejne apo vishen por te ndjekin deshirat e tyre e te zbulojne driten brenda vetes. Diten qe shkrepem keto foto me binjaken time me besoni kam pare 3 veshje te miat ne 3 vajza te ndryshme gjate dites ne rrugen e Kavajes ,dhe vajzat i ftoj miqesisht te komentojne ne blog nese dhe ato kane pare veshjen e tyre ne mua.
Vajza e pare ishte punonjese ne banken perballe me timen e cila kishte ekzaktesisht kete fustan ajo e kish kombinuar me sandale me taka te larta pink dhe floket e verdhe i kish kapur ne nje ponytail te thjeshte.Vajza e dyte ishte nje brune me floke te gjata e cila kish veshur fustanin lejla nga Monki fustan te cilin e kish personalizuar me nje rrip kaf te holle,edhe kjo do jete cuditur kur ja kam ngulur syte ne futsan :) Vajza e trete kish veshur kemishe te bardhe me lule blu ne jake e menge nga H&M me pant serioze te zeza nderkohe qe floket i kish te mbledhura.
Me besoni nuk shtirem kur them qe per asnjeren nuk u ndjeva xheloze apo te ndihesha keq vete qe qenkam kaq normale dhe e arritshme ne artikuj,me besoni qe i ndoqa me kersheri secilen prej tyre dhe dua ti falenderoj qe ndihen komode te eksplorojne dhe veshje qe kane pare te te tjeret e jo ti perjashtojne vetem per te qene te vecanta. 
Fotot e sotme kasten kane dale me nje drite shume te bukur si per ti bere jehone shkrimit por dhe fale talentit te binjakes time Estera qe eshte dhe officially Photographer of this Blog ;)
Ne pritje te komenteve te vajzave qe permenda dua te di dhe si ndihen ato,nese i njihni pls ftojini te komentojne.
































No comments:

Post a Comment

Total Pageviews