Wednesday, April 6, 2016

Vintage Style

Koha perfekte per te luajtur pak me ngjyrat printet prerjet dhe nje stil ndryshe.
Ladylike apo si zonjat vjen sot me nje fustan nga sezoni i kaluar i & Other Stories nje brand me nje vizion shume te paster e te fisem te dizajnit te veshjeve.
Printimi i perlave dhe prerja me bel poshte si vitet 20-30 na kthen mbrapsht ne kohe per te shijuar ne nje dite me diell elegancen qe perjetonin asokohe zonjat.
Syzet vijne oversized por me stil shume klasik dhe shume modern njekohsisht ,personalisht i adhuroj dhe ne merite te tyre lindi i tere outfit i sotem me jeshilen e erret te ullirit.
Nje stilim flokesh sa i rastesishem aq dhe i permbajtur vjen ne linje me stilin e zgjedhur.
Kjo eshte nje nga ato ditet kur futesh ne zyre dhe te gjithe cuditen po aq sa edhe kur sjell risite e tua vetem sespe ke nje look "normal" dhe "njerezor" sic u shpreh shefja ime.
Sigurisht kjo permbajtje nuk duhet te zgjasi shume ne kundershtim me deshiren e fshehur te shefes bashkeshortit dhe dashamiresve te te bukures klasike sigurisht dhe gjyshes time :) por une e shijova  aq sa zgjati.


























No comments:

Post a Comment

Total Pageviews