Wednesday, November 28, 2012

100

Te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen dua t'i uroj Gezuar 100 Vjetorin e Pavaresise!!!

Nuk e di si erdhi tek ju kjo feste po une vertet mendoj se duhet ta duam vendin tone cdo dite dhe ta respoktojme ate.
Une gjithe emocionet e festes i mora nga ekrani i televizorit dhe vertet ndjeva nje pershtjellim e emocion pozitiv nga gjithe kjo atmosfere.U preka shume qe e pashe sheshin Skenderbe kuq e zi me ngjyrat e     flamurit te mbushur me shume se kurre e te bashkuar.
Besoj se te gjitheve ne do na mbetet ne memorie qe ne jetuam 100 vjetorin e Pavaresise dhe ne 100 vjet shtet shikojme qe nje rruge e gjate na pret perpara.

E nen atmosferen kuq e zi une zgjodha posacerisht nje fustan te kuq i cili me gjeresine e mengeve sjell fluturimin e shqiponjes me pjesen siper dantelle,kepuce-sandalet i zgjodha posacerisht te zeza me shiritat e  nderthurur te dukshem qe imitojne krahet e shqiponjes.

Duke ju uruar t'ja kaloni sa me mire s'me mbetet gje tjeter vetem t'ju pershendes e t'ju le te vazhdoni te festoni bukur.




























Monday, November 26, 2012

Under Pressure

Ishte supozuar qe postimi i sotem do ishte nje guide "how to dress for an interview" pra si te vishemi per nje interviste pune dhe most probably shkrimi do perfundoje si te mbash vendin e punes qe ke :)

Kisha mendur madje dhe keshillat te tipit
Zgjidhni nje veshje bardhe e zi pa shume ngjyra.
Zgjidhni taka por jo shume high dhe jo platform for God's sake
Nje krehje e thjeshte s'do ju bente keq
Jo shume aksesore pasi terheqin vemendjen dhe nuk do perqendrohen te ato qe po thoni.
Ne interviste shkoni me pantallona e jo funde po fustane do jeni me komod 
Jo shume grim pasi besoj ne intervista ka efekt negativ
Thonj njengjyresh apo french dhe gjatesi normale.
Qendrimi korrekt eshte me kembe te mbyllura dhe jo me duar te kryqezuara.

E nderkohe qe kisha pjekur dhe keshillat ne mendje mbetej shkrepja e fotove qe do i bashkangjitej shkrimit.Serish me fotografen zyrtare timen tashme, rreshqasim lehte per tek godina ngjitur e cila kish vene ne nje faqe te madhe te nderteses flamurin shqiptar.5 Shkrepje nder te cilat asnje shqiponjes dhe shikoj shoqen te shqetesuar aq sa me kontraktoi dhe mua e s'po me dilte asnje buzeqeshje per pozat e mia.
Kishin zbritur shefat "e saj" te pinin cigare. Ndoshta ju nuk e besoni po ishim si kartonat e femijeve kishim marre te dyja format e pemeve e nuk dukeshim fare madje dhe cantat i harruam ne shesh.Me vone nxituam t'i merrnim e ti fshinim poshte palltove te gjitha keto levizje me shpejtesi sketerre.
Pasi i thirrem mendjes qe nuk ishim as transapante e aq me pak sa nje kercell fidani te holla dolem ne shesh te burrave me armen e krimit ne dore dhe i buzeqeshem me ate zerin metalik te zene ne faj.
Ata si burra qe jane thithen me shume duhanin dhe i keputen nje "He i bete fotot ?!!"

Tani do thoni ju pse na lodhi kjo me kete histori po ja pra mire vendin e punes qe nuk e fitova po mos humbja dhe kete qe kisha :)
Dhe me kryesorja e gjithe historise ishte qe per asnje sekonde nuk kisha menduar qe Shefat ishin te shoqes PO UNE C'KISHA XHANEM QE FSHIHESHA !!!!






Friday, November 23, 2012

1 Million Dollar Baby

Nuk e di nese e keni vene re dhe ju qe trikot e leshit te gjata jane shume IN dhe mund te interpretohen me sheshka por dhe me taka.Aq me teper ato qe kane dhe motive interesante si kjo triko (Boyfriend Cardigan).

Si nje nga Femijet e viteve 80-90 :) dollari s'mund te me kujtoje asgje tjeter pervec Zio Paperones me hedhjet e tij ne pishinen me flori apo ndertesen mbushur plot me simbole te dollarit.

E s'me mbetet gje tjeter vec t'ju uroj Shnet e Pare e mos te zgjatem me meqe eshte e premte e besoj doni te dilni :)



















Thursday, November 22, 2012

Winter White

Pershendetje mikesha,

nje nga propozimet me te pelqyera per mua te ketij dimri do jete padyshim Winter White.Nese deri dje kemi menduar se e bardha  eshte ngjyra e veres dhe lidhet ngushte me te nxiren e plazhit ,sot stilistet na kane vertetuar serish qe ne Fashion nuk ka rregulla duke sjelle ne nje outfit dimeror te kombinuar te bardhen me te bardhen dhe te bardhen...

Une e dashuroj pafund kete trend edhe pse gjate gjithe dites me duhet te shkembeja mesazhe me partnerin i cili me drejtohej ore e cast "Dimri i bardhe si me degjon?!"










Wednesday, November 21, 2012

Madame MAPO

Per te gjithe ata qe nuk paten mundesi te blejne nurmin e kaluar te revistes MAPO me poshte gjeni te skanuar shkrimin per nje mami si une ;)
Ndihem shume e vleresuar dhe e ngazelluar nga ky material.Faleminderit Revista MAPO

Special thanks goes to Journalist Klaudeta Skenderasi and Editor in Chief Iva Tico.

Linku ku mund te shfletoni te gjithe revisten Online

http://www.mapo.al/2012/11/01/madame-mapo-10/


Tuesday, November 13, 2012

Make a Statement


Me pelqen shume kur Titulli nuk ka lidhje me shkrimin e aq me pak shkrimi me fotot,por me shume me pelqen kur mesazhi ne fund vjen I plote dhe rrethi mbyllet vete.
Tani do thoni ju c’e ka kete Make a statement kjo cdo na thote qe s’paska nevoje as ta thote .
Po asgje asgje thjesht doja te beja nje loje fjalesh me Statement Necklace qe eshte dhe nje nder  aksesoret me trendy te ketij sezoni.
Po ndoshta me mire te mos kisha shkruar fare se fotot flasin vete.
…Too Late J














Total Pageviews