Friday, November 9, 2012

Just Jeans



 Nese do me kishin thene para 10 vjetesh qe xhinset do ishin nje nga veshjet qe do veshesh me rralle do I kisha qeshur ne fytyre duke menduar se kisha perballe dike “te shkalluar e te shkaterruar je vete J
E mesa duket cdo gje qe themi ne jete, koha na ben qe te vertetojme po me aq devotshmeri te kunderten e asaj qe kemi pohuar dikur me nje bindje te madhe.Nuk dua te flas per xhinset e s’dua as ti kujtoj xhinset e grisura pasi ndjeshmeria ime arrin ne ate pike sa mund edhe te fus koken ne jastek duke I qare ato kohera pa ze.
Por asgje nuk eshte e humbur nese ti di ta sjellesh ndryshe dhe nje veshje me xhinse.
Propozimi im eshte t’I interpretosh pak me ndryshe xhinset duke I kombinuar me veshje pak me elegante duke bere keshtu qe theksi te mos jete vetem tek Jeans-et.
E nderkohe nje xhakete oversize me menget e rena dhe balerinat me studs e kompletojne look-un duke bere qe xhinset te jene gjeja e  fundit qe vihet re.Madje dhe modeli i flokeve nuk eshte i rastesishem,deshira ime ishte te mbaja te njejten linje me Sequin Peter Pan Collar apo thene shqip Jaken me temina :)

Kalofshi sa me bukur dhe fundjave te bukur me xhinset tuaja.


















8 comments:

  1. nuk kam fjale! ti ke nje shije shume te holle, dhe nje sy te mprehte! BRAVO

    ReplyDelete
  2. like it, like it, like it , like it......and the haaaaaair with MY spray:))S

    ReplyDelete
  3. kjo xhakete eshte perfekte me kete stil veshje dhe jo me ate qe e kishe kombinuar disa dite me pare. mendimi im kuptohesh. klm. shume bukur kombinimi rralles, komplimenta

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk eshte e njejta ne fakt ajo eshte pallto por po ke te drejte qe shkon me shume me pantallona skinny.

      Delete
  4. sa mire qenka ngrohte atje akoma. bluza me pelqen shume, edhe vethet. Eni

    ReplyDelete
  5. E adhuroj xhaketen, e cila eshte detaji qe bie me pak ne sy, pasi te jep mendimin sikur te jete 1 kemishe doktori. Por jo 1 shikim me i thelle i veshjes tregon rendesine e saj ku cdo gje tjeter automatikisht eliminohet, sidomos balerinat. Po po balerinat,te cilat une personalisht s'do ti kisha veshur me kete veshje. E perse jo?
    Ja pra do te kisha preferuar me shume 1 pale decolte (pa plateu e pa studs) po me te njejten ngjyre roze antike. Kjo zgjidhje do te behej pasi keshtu edhe canta oversize (gati per palester) do te dukej si alternative origjinale dhe jo paksa e zbehte si ne kete rast!!!!
    E meqenese kritikova cdo gje, pervec xhinseve, po per xhinset cdo them?? Kjo eshte 1 histori tjeter per nje kohe te vjeter!!!! (10 vjecare)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk mund te vinte nga askush tjeter nje analize kaq korrekte e profesionale pervecse nga nje arkitekte me shije te holle dhe e vemendshme ndaj cdo detaji.
      ALBA patjeter qe takat jane nje mundesi por duke menduar nje veshje per te premten zgjodha balerinat,por do ta provoj patjeter dhe ate qe propozon ti. Te falenderoj.

      Delete
    2. Te lutem Estel, as mos e bej fjale me njeri, por observimet e mia mbi ty s'jane gje tjeter vecse kerkimi i nje absoluteje tek dicka qe eshte already perfeksion!!!

      Delete

Total Pageviews