Friday, July 15, 2016

Geraldina Sposa 2016

Sfilata e Geraldines mund te konsiderohet si Eventi me i madh i vitit ne fushen e modes. Mund te jete e cuditshme pasi reklamohen fustane nusesh dhe sfilata e modes ku eshte ketu,por me besoni qe vit pas viti Sfilata pasurohet nga veshjet e te ftuarve.
Eshte i vetmi event ku mund te gjesh gjithe personazhet e Showbizit bashke, Vipa dhe me pak Vipa nga ato supersexy te ato superintelektuale dhe nga ato pak nga te gjitha pasi te gjithe jane miq te Mandit dhe Marceles dhe vleresojne punen e tyre mbi 20 vjecare.
Kete vit eventi ishte menduar ndryshe si nje ekspozite labirint ku ne cdo kend shfaqej nje copez e artit te Geraldines. Ah sikur ai muri i Geraldines te mos ishte aq i rendesishem dhe te ftuarit te mos shpenzonin 45 min duke bere foto por duke biseduar me njeri tjetrin apo shijuar koleksionin.
Une me mikeshat e mia kesaj rradhe nuk u ekzekutuam ne Murin e Fames por ndenjem pak te terhequra,per fat nuk i qendruam indiferent objektivit te mikut tone fotograf Fani Aliko e keshtu kemi dhe ne nje moment nga koktejli i Organizuar dedikuar Kaltres vajzes se madhe te ciftit.
Zgjedhja ime kete vit eshte e menduar te jete ne fryme me floket qe ishin Risia e momentit.
Si nje little Buda por me sharmin e materialit payet apo dhe aksesoreve gold nuk mund te them se nuk u ndjeva si nje princeshe e koherave te tjera e trojeve te largeta.







No comments:

Post a Comment

Total Pageviews