shpresoj te keni kaluar fundjave te bukur edhe pse koha nuk premtonte shume.
Kombinimi i sotem u perdor per nje darke te premten me Koleget.Ne kete rast Sugjerimi do ishte Pak me shume truk dhe Hajde me Ndryshe qe do te thote nese gjate gjithe javes ke qene casual sport apo ku di une ne darke nderro stil.Ne rastin tim qe gjithe javen u kercas takat me fustanet e miaaaaa vendosa te vi pak me ndryshe me pantallona chinos qe nuk e di pse i kam marre nje numer me te madh :( Veshja ne kete rast duhet te jete e permbajtur dmth Jo sexy Jo dekolte Jo mini dmth te ndihesh rehat. Dhe ne rastin aktual kur ambjenti eshte shume i thjeshte e kunderta do ishte Katastrofe.
Ketu me vjen ndermend nje histori me heren e pare qe frekuentuam kete lokal kishim ditelindjen e Vajzes se madhe.Dhe lokalin e zgjodhi Lea se e kish degjuar ne kopesht,ne familjarisht mberthyem Fustanet e reja me menge te gufuara :)per setin e radhes Takat 12 cm Palltot e ku di une dhe zbarkuam ne lokalin ne fjale.Ne familjen time une jam me e shkurtra 170 mendojeni vete :)
Aty gjithe njerzia shqyente MISH per shtate pale qejfe dhe kthyen koken sikur te kishin ZBRITUR UFO-t.
Ideja eshte qe dhe une Gaboj.Ne mos jemi ndjere si Kosovare :) qe s'e dinim ku po shkonim.
Do doja qe ne kete shkrim te ndalonim te floket dhe grimi pasi veshja eshte me e kuptueshme kombinimi Mente me Blu saks padyshim i preferuari im i thyer me nje ngjyre te trete pak a shume sic kam sugjeruar gjithe kete kohe :)
Floket serish shume thjesht jane frymezuar nga Stilimi i Belen ne Sanremo (s'kane asgje te perbashket ne fakt pasi topuzi eshte me ndryshe dhe ajo i ka me vize ne mes) por gjithsesi ideja mbetet e njejte kapje e lepire me topuz poshte.Do e sugjeroja nese pertoni te shkoni ne parukeri dhe doni te jeni Special provojeni,ndoshta nuk i shkon te gjithave ama tentoni te nderroni vijen lartesine e topuzit apo dhe mos i lepini shume fare.
Sugjerohet me fytyra te PASTRA pa probleme pasi del e gjithe fytyra ne pah.Nese do beni kete kapje padyshim grimi duhet te jete pak me i renduar.
Zgjidhni ke do theksoni Syte apo Buzet! Jo te dyja.Ne rastin tim meqe kam perdor shume ngjyra nuk mund te vija dhe buzekuq te FORTE ndaj vendosa te luaj me syte duke i trukuar me shume dhe te mbaja buzet me natyrale me ngjyre pjeshke.
Ama mos harroni qe gjeja me kryesore s'eshte as Veshja dhe as Grimi po Arsyeja pse jeni mbledhur te kenaqeni me Miqte apo Koleget tuaj Pa kaluar Sensin e Mases :) pasi do i keni te henen serish ne tavolina pune :)
Kalofshi mire.
nje artikull sh i kendshem. look-u nice! dhe sidomos per te trokitur birrat eshte i papare fare:))))
ReplyDeleteVec ketu qe s dukeni te mos e keni kaluar sensin e mases hahaha....
ReplyDeleteMe pelqen shume stili yt..je me te vertet per tu admiruar..une personalishte te adhuroj
ReplyDeletekeep it up the good work!
Faleminderit tatiana
Deleteyou are one of a kind Estela ..I absolutely adore you ...Cheers :)
ReplyDeleteThanks CUZ <3
Delete