Thursday, May 3, 2012

Simply the best

Postimi i sotem ka lidhje me thonjte...

Kjo per faktin se mendoj se te pakten ne Tirane thonjte rindertohen ne mase pa dallim moshe feje krahine ideje statusi (se desh thashe dhe seksi) dhe mesa kam pare jane te pakta duart qe per gjykimin tim jane te pranueshme.

Disa sugjerime qe mund te ndiqni kur rindertoni thonjte:

Sa me thjeshte aq me bukur - Duart e rregullta pa shume aplikacione jane me terheqse dhe per syrin e te tjereve dhe per tuajin qe duhet te keni te njejtin manikyr per te pakten 3 jave.

Sa me afer natyrales ne gjatesi - Thonjte shume te gjate jane gati gati te frikshem dhe meshkujt ju siguroj qe nuk mendojne se jane seksi. Referojuni modeleve neper televizionet e huaja apo celebrities neper tapetet e kuqe asnjera prej tyre nuk mban thonj si te videoklipeve shqiptare.

Kujdesuni per duart jo vetem per thonjte - Thonj te trajtuar ne nje dore te pakuruar duken si rrobe e marre borxh ndaj me e pakta nje krem duarsh me vete kudo.

Higjena eshte kryesorja - Sado te bukur te jene thonjte tuaj mendoj se gjeja kryesore te nje femer eshte higjena dhe thonjte e rindertuar duan nje kujdes pak me te madh sepse persa kohe eshte material i huaj dhe gjatesia ben te veten ndaj qe te jeni ne nje linje me ate qe doni te perfaqsoni lani duart sa me shpesh dhe me furce nese keni thonj te gjate.

Mos merrni Klipet e BBF si model - Pervecse jane shume te shemtuara nje pjese e madhe e thonjve qe shikojme ne videoklipet shqiptare jane shembulli si kurrsesi s'duhet t'i keni thonjte ne rruge pune apo shkolle.

Guxoni ne ngjyra - Vera po vjen dhe mund te aplikoni cdo lloj nuance sepse kjo vere eshte totalisht e pakursyer ne ngjyra,une po ju sugjeroj mustarden meqe i bera dhe vete keshtu.

Mos kombinoni thonjte me veshjen - Kjo me ben dhe per te qeshur ta shkruaj po meqe degjova nje kolege timen qe me tha i bera si canta jeshile po sme beri nje gje portokalli se canta ka dhe portokalli ... e Nejse me kuptuat besoj...

Kaq per momentin po mundohem te upload nje foto nga Telefoni :)

Wish me luck :)




4 comments:

  1. shume bukur...te vjen keq ta le me kaq, ket koment? shame on me, per thonjte e mi :P

    ReplyDelete
  2. me pelqen vertet kjo ngjyra, pls me thua si quhet si ngjyre? (dmth, mua me duket si ngjyre mustarde, po nga foto mund te mos ta identifikoj mire si ngjyre) dua ta tentoj njehere,edhe pse sa here nisem me idene per te "guxuar pak" perfundoj gjithmone ne old fashioned french:-(
    Po kjo, me pelqeka vertet :-)

    ReplyDelete
  3. Aaaa sorry, e paske thene po nuk ma paska kap syri :-P

    ReplyDelete

Total Pageviews