Thursday, May 17, 2012

The Terminal

Pershendetje te gjithave,

Sot postimi i dites eshte shume i vecante pasi vjen nga mikja ime me e mire ALBA qe jeton ne Milano me profesion Arkitekte,mama e nje djali 5 muajsh qe quhet ADAM.
Alba na ka premtuar te na sjelle dhe shume shkrime te tjera per fashion apo design nga vendi i pasarelave me te famshme por shkrimi i pare s'mund te ishte pervecse me nota te profesionit qe ka.
Alba FALEMINDERIT.


Enjoy it.


Boh, ndoshta si gjithmone fillimi eshte shume i veshtire per me teper kur do besh dicka cilesore dhe sidomos kur s’e ke bere kurre nje gje te tille me pare emocionet shtohen dhe ankthi merr te tatepjeten. Por gjithesesi, do mundohem me ate pak sa kam mundesi te shprehem sa me thjeshte ne menyre qe ti lehtesoj vetes ankthin. Ne rradhe te pare eshte per tu theksuar, promovuar dhe komplimnetuar impenjimi i Sharminit per realizimin e ketij blogu. Sidomos tani qe vera eshte ne prag dhe Ezeli ndoshta shkon me pushime verore, femrat rreth e rrotull s’do dine me se te merren dhe kur femra s’di me se te merret eshte sinjal qe meshkujt perqark te hapin krahun nese deshirojne te mos demtojne nervat dhe ekzistencen e tyre. Gjithesesi argumenti i cili do te deshiroja te shprehja ketu s’do te kete shume lidhje me veshjet pasi ndoshta dua ta rezervoj per nje moment tjeter, argumenti qe dua te sjell ka te bej me udhetimet, pikerisht per kete arsye e titullova dhe “The terminal”, ne mirenjohje te filmit te famshem edhe pse s’kam aspak ndermend te tregoj eksperience dashurie. Ky shkrim eshte rezultati i nje udhetimi pune, po qe do te theksoje stresin dhe kenaqesine qe ne femrat kalojme kur shkojme ne udhetim!!!! Uhuuu me duket se preka nje nerv te zbuluar ketu?!!!! Theksimi dhe vemendja do te deshiroja te binte mbi:

·       Nxitimin / Vonesa – pse gjithmone kur udhetojme o do nisemi per rruge jemi gjithmone me nxitim e me vonese?!!! Pse te gjitha gjerat arrijne te mblidhen gjithmone ne te njejten kohe/moment e duket sikur jane ne stinen e shumimit? Arrijme ne kete konkluzion kur kemi evidencen para syve BAGAZHET
·       Bagazhi – pikerisht ky eshte argumenti I dyte I cili na ve akoma me ne ankth. Edhe sikur te iknim per me pak se 8 h udhetim (kjo do te thote qe nisesh ne mengjes dhe ne darke je serisht ne shtepi) na duhet te marrim gjysmen e dollapit, sepse gjate rruges mund te na ndodhin gjerat me te cuditshme dhe te papriturat e mundeshme.  Po meshkujt si rregullohen? Ah, po ata rregullohen se per cdo veshtiresi qe mund tu dale gjate udhetimit (perfshire bagazhet) kthehen nga ne dhe na shohin me nje pikepyetje te madhe qe ju rri mbi koke e qe thote: Si s’paske menduar per 1 situate o te papritur te tille?!!!! Per me teper kur ne mes te gjithe kesaj situate ndodhen ne mes dhe femijet, atehere po cdo gje merr te tatepjeten e ti I thua vetes po eshte gjithe kjo ajo c’ka mendoja per kete udhetim?!!!
·       Femijet – argumenti I trete. Ketu s’dua te zgjatem shume pasi ne te gjithe kete situate stresuese ata jane ishulli I gezimit dhe jetojne ne nje bote me vete qe ne te rriturit eshte e kote te nxehemi me ta.

E c’lidhje kishte gjithe ky prelud me titullin e filmit “The terminal”?!!! Kishte lidhje se duke hequr gjithe keto streset e mesiperme do te arrinim te shijonim me mire aeroportet dhe veshtronim nje realitet komplet tjeter nga c’jetojme perdite. Une personalisht bera kete udhetim pune per me pak se 24h dhe te them te drejten kalova gati 1 te treten e rruges ne aeroport, i cili me dha mundesine te shikoja me sy kritik se pari disa aspekte te aeroportit per te cilat me te vertete mund te na jepnin frymezime per te na lehtesuar jeten.
Jo kjo s’ka lidhje me shopping, ky argument nuk na e lehteson jeten ne long-term, po vetem ne short-term. Ajo c’ka mund te na lehtesoje jeten eshte veshtrimi i detajeve dhe observimi i kendeve dhe ambienteve te cilat mund ti propozojme per shtepite tona. Ja ky eshte thelbi i gjithe ketij shkrimi.
 Design.
Duhet theksuar ketu qe udhetimi behej ne Europen Veriore dhe keta te Europes se veriut jane shume pragmatik persa i perket designit. Duke ditur qe pjesa me e madhe e vitit eshte e ftohte dhe ne erresire, ata sjellin driten ne ambientet e shtepise ose te punes ne te gjitha format, nga qirinjte, ngjyrat e forta, lulet, bimet dhe krijimi I ambienteve komplet dedikuar femijeve. E kur flas per ambiente qe i dedikohen femijeve s’behet fjale ketu duke I dhene 1 I-pad ose Playstation birit, po duke e vene perpara pergjegjesise se krijimit. Krijimtaria kultivohet qe ne femijeri, pasi c'ka mbjellim te vegjel korrim te rritur. Lodra te thjeshta, ndoshta edhe antike, po qe thone shume ne te ardhmen e njerezve te nje kombi. The terminal, ndalimi, pushimi, analizimi dhe mendimi i faktit se ku ndodhemi e ku duam te shkojme kjo ishte deshira e mire e cila do te doja te shtroja me kete artikull. Me poshte mund te gjeni disa nga fotot qe arrita te merrja gjate ketij udhetimi.
Duke e mbyllur ju uroj nje udhetim sa me te mbare!








4 comments:

  1. nje postim shume i ndjere alba.....pa dyshim presim dhe mendime te tjera po kaq interesante
    :)

    ReplyDelete
  2. Excellent article dhe mbi te gjitha i shkruar shume bukur, e nderthurur edhe me fotot,
    Apsolutisht qe e ke pasuruar edhe me shume sharmin's blog :-)

    ReplyDelete
  3. Nje artikull i shkelqyer dhe foto te mrekullueshme qe tregojne shume :)Great job Alba.

    ReplyDelete
  4. Falenderoj te gjithe personat qe me perkrahen ne shkrimin e ketij artikulli dhe ne vecanti sharmin blog qe me krijoi mundesine per ta bere publik. Ju uroj te gjithave mbremje e naten e mire!

    ReplyDelete

Total Pageviews