Monday, May 21, 2012

Parking Dress

Pershendetje,


Sic mund ta keni vene re dhe ju erdhi e hena,dhe tani nuk pres me ndonje gje te re nga e hena :) mqse keshillat qe jap i zbatoj vetem une mesa duket :(

Nejse...Perpos gjithe streseve qe kemi na eshte shtuar dhe ky stresi i parkimit qe besoj shumica prej jush e vuajne po aq sa une sidomos nese punet tuaja jane ne qendra me fluks te madh ku s'gjen as vend ne parkim privat.

Ama ne femrat ne kete drejtim jemi te avantazhuara,nese rreth e rrotull ka ende "meshkuj".

Versioni 1 - Kjo me ka ndodhur para shume kohesh kur s'ja kisha marre doren ende Parkimit mua po me rridhte djersa curk ne balle dhe ai pas meje i binte borise.
Dola nga makina me hap te vendosur dhe i dhashe celsat. URDHERO !!! Merre parkoje vete dhe po i bie une borise :)

Versioni 2 - Ta lesh makinen dyshe dhe pasi ke pire kafen e relaksuar cohesh dhe pyet veten Moj po ku e lashe makinen!!! se nuk e mbaj mend !!!!

Versioni 3 - Ti ke qene me fat e ke parkuar perfekt,dikush pas teje ka vendosur ta parkoje dyshe dhe ti iken ne shtepi me taksi :)

Versioni 4 - Kjo na ndodhi para 3 ditesh ishim te ftuara per darke nga vellai dhe e parkuam te parkingu i pallatit ku gjetem vend (uuups dmth para nje garazhi).Vellai na paralajmeroi qe s'do gjeni targat nese e keni lene te garazhi i pare dhe ne pasi mbaruam darken e gjetem makinen ME TARGA . Ama zoteria na kish lene nje pusulle "Zakonisht u heq targat,paske makine te bukur -069...." Zotni BURRE :)

Versioni 5 - Ti ben si viktime dhe 15 persona bejne me kembe e me duar si majmune duke te drejtuar te parkosh ,mos harroni t'i buzeqeshni sepse eshte shume argetuese kjo pjese.

Versioni 6 i SOTMI fillon keshtu:

Ti zgjohesh ben nje dush,krihesh me onde natyrale zgjedh nje fustan te Kuq ne Korale grimohesh sikur do dalesh ne ndonje reviste,ngjitesh  maje takave mustarde qe ta tregojne kemben elegante dhe nisesh per ne pune.

Kur futesh te rrugica e gjaaaate qorre ben nja 4 here indietro qe te dalin nja 4 makina pastaj Bllokon rrugen,ZBRET  nga makina po me kete fustanin e KUQ ne KORAL dhe deshperohesh duke kerkuar me sy per parking. Ndodh qe dhe del nje Zotni Burre nga kafja dhe thote Do dal une dhe Hajde vere te vendi IM.
Ky eshte varianti kalorsiak qe ende enderrojme me te liru vendin :) po mos prisni  shume se si ky zotnia NJE ESHTE :).



8 comments:

  1. Keshillen per parking DRESS s'kuptova une ...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po ideja ishte vishu bukur qe te te leroje vendin ndonje zotni burre :)

      Delete
    2. upssss ...e kapa ne ajer tani po ne fakt mjafton dhe vetem tualeti ..:))) Kloi me sugjeron te te transmetoj se cifti Basha ( i portokallise jo i Bashkise ) e mer rrogen kot ..:)

      Delete
  2. ama ne fund ke ngrene disa te shara 'ja duken femrat ne timon shushka' :-)))

    ReplyDelete
  3. E mira dhe fati kur s'ke makine e patente eviton ato variantet, po kjo s'te siguron se ke shije ne veshje, pasi ne fund te dites mund ti marresh shushkat per kete mangesi!!!!

    ReplyDelete
  4. Ua na hoqe mendjen me keto veshje ti mi. Kaq e mire sa je ti, duhet te kesh nje shofer privat mi :)

    ReplyDelete

Total Pageviews