Nderkohe qe te gjithe mundohemi t'i ngjajme sadopak kopertines se "Vogue" realiteti eshte shume ndryshe atij perfeksioni apo endrre qe ofron shkelqimi i letres se revistes.
Ndaj nuk mendoj se jam une e para apo e fundit mama qe kur zgjohem ne mengjes me duhet ta filloj diten me luften per te zgjuar nje femije nga gjumi,por pa zgjuar femiun tjeter nga gjumi dhe as babain e dy femijeve sigurisht.Mes luftes per te lare dhembet e per te pire goten e qumeshtit duhet te mendosh per floket e shkurter qe s'te binden me ,per pak tualet te lehte meqe eshte e hene mund ta marrim pak veten me te mire.
Dhe ja me rradhe cadrat cantat takat sheshkat aparati celulari dhe koka sigurisht per te ngecur ne trafik e ne fund mberritur ne destinacion.
Dhe ketu per mua fillon shpalosja e revistes per mua nje kafe ne "Marylin Monroe" me pas nje "asgje" te kafja e punes por smund ti lesh ne erresire keshtu qe ska asgje te keqe te vish verdalle kot.
Gjate pushimit 30 min edhe pse bie shi te duhet te mendosh per vendin e setit e te gjesh nje fotograf disponibel.Po kujtdo qe pranon ne kete faze ti premtosh paraprakisht qe nuk do i ulerasesh cilido te jete rezultati i setit.Mes shume peripecish ne pune qe nuk i ke zbritur takave per asnje cast vjen dhe ora per tu kthyer ne shtepi. Nese per te tjeret shtepia konsiderohet relax me besoni pasi beheni me femije pas 5 fillon puna e vertete(ok do thoni ju po blogun c'e deshe po per ti hapur pune vetes).
Po si nuk u ngjita njehere 6 kate pa 17 canta dhe mundesisht edhe ndonje koli uje per merak dhe e dini qe ne fund sapo hap deren me del para pasqyres kjo T Shirt me Printin Vague si per te ironizuar Voguen tim te brendshem e kombinuar mese miri me fundin e ngushte nen gju ngjyre gjaku me xhepa dhe me varesen zinxhir floriri me buzet qe ndrijne me xhaketen e gjate te zeze dhe kepucet trengjyreshe dhe aq me mjafton te perhumbem ne endrra serish...
...deri kur me zgjon nje ze qe me kerkon llogari ku ishe moj goceeeee (pergjithsisht Sharmin flet me kaq edukate)e ndersa akoma s'kam leshuar cantat e qeset mendoj qe ka ardhur koha te heq tshirtin dhe te vesh perparesen pasi Vogue mund te prese der neser apo jo :)