Thursday, July 17, 2014

Kimono Dress

Ndonjehere eshte me e veshtire te heshtesh e te pranosh fatin tend sesa te luftosh pafund per te drejten tende . Sepse ndonjehere e drejta s'ka fare rendesi ,kur ti nuk njeh me veten ne gjithe rrugetimin tend pasi ti ke humbur ne syte e te panjohurit qe ke perballe.
Duket sikur eshte derdhur boja dhe cdo gje eshte nxire e fshire ndaj asgje nuk ka me vlere. Zgjodha nje  Kimono te zeze e cila duket fatale ,nje zgjedhje e ftohte dhe e heshtur e cila vjen te pakten e vendosur.
Kimono-n do ta shikojme gjate ne sezonin qe jemi ne forme fustanesh e xhaketash edhe pse perkthimi i saj eshte "a thing to wear" apo dicka me vesh duket sikur pesha qe ka kjo veshje eshte pak me tragjike ndoshta nga roli i Madame Butterfly-t duket me shume si rroba e vetesakrifikimit e finales tragjike sesa thjesht nje gje per tu veshur.
Mua fundet tragjike gjithnje me kane pelqyer kur personazhet ne to kane dinjitet e ndjenje,ndaj nuk me tremb fundi  por do doja qe njerzit edhe ne dhimbje te mos humbin dinjitetin e tyre.




















3 comments:

  1. e dashur dua qe ky koment tmos ket asnje lidhje me ty.
    me pelqen ta lexoj si nje koment te bukur artistik.

    ReplyDelete
    Replies
    1. edhe une do doja te ishte vec nje koment artistik,por ne fakt nuk eshte ashtu :(
      eshte gjithcka qe ndjej e po kaloj.

      Delete

Total Pageviews