Wednesday, May 30, 2012

Miss american Pie

Ne ka nje gje qe ma "heq zarin" ma prish figuren komplet me ben te dal nga vetja jane Njerzit qe hyne pa rradhe.

Mire mungesen e edukates se nuk po e diskutojme po skenaret qe hasim jane gati gati te frikshem.

Ne markete me TE LUTEM- Ti je gati te kasa te vendosesh mallrat nderkohe te vjen ndonje A ta kaloj pak kete se paske shume?Po mire i thua ti kaloje. Sapo kap shishen e salces ta vesh te banaku vjen nje tjeter me ndonje femije qe ben baterdine nderkohe A ta kaloj para te lutem se s'rri ky dreq. Po mire thua ti kaloje .Sapo nxjerr mundesisht ndonje pako lines apo ndonje objekt "te turpshem" te vjen ndonje Cun simpatik e te thote A ta kaloj kete PAKETEN te lutem. Ti me pakon akoma ne dore i thua OK-ayyyy.
Ke vajt te patatinat e keto budallalleqet qe i shef vetem te koshi se nderkohe ti ka hedh femiu kur ti s'e ke pas mendjen dhe gia je merzitur duke u perkul 25 here dhe te vjen prape dikush dhe te thote Ta kaloj pak te lutem se NJE KAM!!! Aty te vjen t'i thuash Po te kam faj une qe s'ke leke ti dhe blen vetem NJE.

Ne markete pa TE LUTEM- Keto jane skenar i frikshem dhe me se shumti jane gra po dhe burra te nje fare moshe.Ti je 10 cm te banaku dhe dikush vjen perballe dhe i plandos gjerat te kasa.Nejse nuk eshte vendi per tu zene dhe aq me teper kur jane gra te shendosha apo burra te nervozuar:).
Nejse ti pret e qete kur te kalon dhe nje tjeter dhe aty fillon mendon mos je e padukshme dhe leshon nje fije ze te holle Jaaaneee te miat ketoooo po me ze te ulet ama. Nejse s'te pashe ma keput se jam dhe e vogel per tu pare dhe kur shikoj qe eshte grua me mustaqe ul syte poshte dhe i them  Vazhdo vazhdo s'ka gje.
Ju do thoni po ti mos rri si e shastisur po EC po ju betohem aty jam mu perballe arketares po dhe ajo ben sikur s'me ka vene re.
Nejse te i treti marr frenat ne dore dhe nderkohe qe ai eshte bere gati te vihet ne rradhe e leshoj me ze te larte ISHA UNE KETU!!!
Avash moj zonje se e morem vesh qe ISHE TI.

Ne keto sgerqet Byrektore apo Qofte- Ti  gia je pak e turpshme se nuk i ka hije gruas se botes te prese ne radhe te Byreku me dhalle apo te Qoftet e tymit :) dhe perpelit syte duke shpresuar qe askush s'te ka vene re takat 10 cm dhe Lulen ne KOKE.Nejse pret dhe mendon qe dikush do te pyese Cfare do marresh? Po kjo pyetje nuk vjen kurre.Nderkohe sheh njerez qe mbarojne pune marrin porosite dhe ikin.
Ok e kuptova qenka si pa rradhe dhe porosia u jepka me duar e me kembe.
Afrohesh dhe mendjen e ke prape te Lulja ,tashme je penduar qe shkove te merrje Byrek apo Qofte po eshte shume vone se nderkohe ke ndenjt 10 min ne radhe e figuren e m... e ke bere. JUST Merr byreket e ik!!!
Duket sikur dhe ajo zonja qe shet po mendon te njejten gje si ty po kjo me lule e shkreta per Byrek po rri apo aq me keq Per Qofte po pret!!!
Nejse te erdhi radha dhe leshon prape ate zerin e edukuar 2 Byrek me gjize te lutem!...Pergjigja-Ahaaaa mbaruan po i deshe me spinaq ose me qepe :)

Serish ne Byrektore ose te Qoftet si te deshironi- Ja ke marre doren tashme dhe ke vajt pa lule ne koke,turpi te ka dale se di dhe si te porosisesh tani.
Ke bere gati dhe leket madje kur shikon qe para teje jane thjesht 3 veta qe mesa duket nuk mbarojne dot pune sepse kane keshtu lloj porosish 1 e dua me qepe pak te pjekur nje me gjize shume te pjekur 2 ne nje qese 3 ne ate tjetren e ku di une e dhalle po dhe nje Uje  po Cola keni ....pasneser mbarojne.
Hajde durim ... se ja hodhem.
Njeri prej ketyre eshte stoik i palevizshem statik se e ka ndare mendjen qe do prese te dalin nga furra ato qe po piqen.  Uffaaaa shiteset pa dashur t'i paragjykojme jane gjithnje Super te trukuara me nje dozeee te lehte djerse ne balle :) s'po zgjatem me tej.
Dhe ti po pret sepse nderkohe vertet ke filluar te mendosh per shitesen ...Po gjynaf se lodhen se ja vapa brenda po merren dhe me gjithe kete popull ...kur shikon nje dore te gjate qe ka hyre mes teje dhe ata 3 Musketiereve te pareve ne radhe. Epo Bela!!! kaq arrin te mendosh se gjithnje kjo dora shoqerohet nga nje trup i shkurter se po te ish i gjate do e kishe pare :)
Nejse si mund ti thuash dikujt Hiqe doren aq me teper GRUA. Dhe kjo dora dhe fillon flet :) 2 byreke me gjize hajde beji icik.
Ty te jane errur syte je bere gati te marresh taven e nxehte e t'ja hedhesh ne koke :) dhe i bertet kesaj "dores" Po NE kot jemi ketu nuk e kuptoj si hyni keshtu pa radhe?!
Ajo dora rri ashtu e shtrire e nuk  kthehet te te pergjigjet fare se eshte vec nje "dore" s'ka KOKE  fare :)

Kisha dhe plot te tjera me Ashensorin po nje dite tjeter :)
Nderkohe Keshilla per ata qe nuk e kuptuan ishte mos VINI Lule ne koke kur shkoni per Byrek apo Qofte :)

Fotot jane bere para 3 vjetesh kohe kur une isha e fiksuar pas luleve ne koke :) po i vura se kam dale si e turpshme :)






8 comments:

  1. S'ta paska var njeri se pertojne te lexojne gjithe ate shkrim :D heheh jashte shakase, shume shkrim interesant! :)

    ReplyDelete
  2. per floket prape s duhet te flasim e???? nejse...e kuptove besoj :))) per artikullin e sotem ke nje BIG UP......kam qesh me lot edhe pse s'isha shume mire me humorin.....BRAVO!!!

    ReplyDelete
  3. Per te kompletuar variantin hollivudian te byrektorda, do duhej dhe pak Folk:
    Pie, Pie,
    Oh Master Murat,
    4 pieces make 2 Lek,
    Oh Master Murat

    Shyqyr qe ngjarja e tregimit zhvillohet ne nje stine neutrale: imagjinoje pak ngjarjen diku nga mesi I gushtit, e rrethuar nga nje diversitet aromash kercenuese! Per momentin stili I holle letrar le te mjaftohet me shijen, le ta lere menjane aromen :-)

    ReplyDelete
  4. I forte fare shkrimi sotem dhe shume i vertet. Kam qeshur me te madhe. Me pelqeu shume;)

    ReplyDelete
  5. A te bej nje qeshje te madhe pa rradhe une ketu te Lutem?

    ReplyDelete
  6. para 3 vitesh ke qene e fiksuar dhe pas qofteve hahaha

    ReplyDelete
  7. Fatkeqesishte realitet shqiptar, gjithsesi e treguar shume bukur nga ana jote dhe me shume humor..:))

    ReplyDelete
  8. Estela je e madhe. Shkrim fantastik!!! Ajo shitesja me pak djerse tek balli ... me doli para syve. :)))

    ReplyDelete

Total Pageviews