Tuesday, June 3, 2014

JO VETEM MODE

Se pari do doja t'ju falenderoja perzemersisht per gjithe komentet dhe mesazhet qe kam marre per pjesemarrjen ne emisionin e perjavshem "Jo vetem mode" si dhe zonjen e shtepise Florianen per ftesen. Nje bisede shume e kendshme femerore shume e natyrshme mbi keshillat e rrobave te banjos dhe trendet meqenese nje vere e nxehte po na pret. Si gjithmone nuk do jua shuaj kuriozitetin per keshillat te cilat do I merrni ne materialin e meposhtem por po kaloj te zgjedhja e veshjes meqenese vertet mendoj se eshte nder me te mirat e mia.
Veshjet monokromatike jane definitivisht ato me me klas por kur vijne dhe ashtu pa konture te thjeshta ne trajte shume te lirshme si fustani I meposhtem mendoj se nderthyrja e klasikes me modernen behet e parezistueshme. Takat nga Zara vijne si imitim I prerjes me te lancuar te vjetshme nga Gucci me kaviljen te mberthyer me nje rrip te trashe duket se jane zgjedhja me e mundshme por dhe me e duhura ne kete rast. Vethet perla te zeza jane I vetmi aksesor I perdorur pasi doja qe theksi te binte mbi syzet Gucci qe sdo mend japin pershtypjen qe po flet eksperti ;)
Stilimi I flokeve dhe Makeup u realizuan nga Salloni Star ku vertet ndihesh si nje yll I vertete nga profesionalizmi I tyre.
Une mendoj se gjithcka shkoi perfekt por fjala e fundit ju takon ju.
JO VETEM MODE








































4 comments:

  1. te vdes boba sa je rritur! Te dua shume o drita e bobes

    ReplyDelete
  2. Personalisht me goditi ky look qe sa dole ne ekranin e TV :) Big Like !

    ReplyDelete

Total Pageviews