Thursday, November 20, 2014

Bright Colors

Gjeja e pare qe mendojme ne mengjes,pervec specieve si une qe i mendojne dhe qe ne darke,eshte Cfare te Vesh?
Per disa eshte dileme e madhe e hall me vete,per disa eshte gjeja me pak e rendesishme,per disa eshte routine si e ngrena apo gjumi nje domosdoshmeri dmth,per disa eshte loje me te cilen marrin kenaqesi per disa eshte sfide dhe superojne cdo rradhe veten apo dhe mund te humbasin,per disa eshte humbje kohe dhe e gjejne veten me te njejtin outfit gjithe javen e ketu me besoni hyn dhe Obama :) e per disa eshte moment sublim kur ti mund te krijosh. Per mua nje veshje eshte nje gjendje nje mesazh nje pikture nje kenge nje personazh nje fotografi nje kujtim,per mua cdo kujtim lidhet me nje veshje dhe ditet e javes madje mund ti rendis fare lehte me veshjet qe kam patur :) Nuk ka rendesi ciles kategori i perkasim,e rendesishme eshte qe vishemi hahahaha just kidding ,e rendesishme eshte qe ne jete te bejme gjerat qe duam dhe sic i duam ne e te na falin shume po shume kenaqesi. Ashtu sic nuk gjykohet delli i nje artisti qe krijon nje veper te prekshme,mendoj se ne te njejten forme duhet te pranohet dhe te mos kerkohet arsyeja apo shpjegimi i ketij pasioni,qe me besoni nuk eshte reklamimi i rrobave.
Ne dukje ka raste me besoni qe dhe e veshura dhe blogu me duket nje budallallek me brire,nje sakrifice e kote qe bashke me komplimentin e rradhes ka dhe replika apo komente negative qe te bejne te ndihesh si kukull e pavlere apo aq me keq si lope qorre :)
Por ne kete perballje ne fund duket se ka dhe njerez te cilet te kuptojne te vleresojne te pelqejne e te pranojne pa dashur te te ndryshojne asgje dhe une u jam shume mirenjohse dhe i falenderoj pafund per mbeshtetjen e tyre ne kete rrugetim.
Thene keto ,kalojme ne zgjedhjen e dites.
Pse per mua nuk eshte thjesht nje veshje por nje zgjedhje,sepse per mua cdo njgyre ka nje histori ka nje marredhenie ka nje kthese nje vendim dhe ne fund nje kujtim.
Une kam qene gjithnje e zbehte ne fytyre dhe per kete i qendroja larg te verdhes,sepse ne fund te fundit verdhacuket nuk veshin te verdha. Isha aq e zbehte sa kur shkonim ne spital me mamin insistonin te me benin analizat e gjakut edhe mua,isha aq e zbehte sa mamaja ime me vinte buzekuq ne molleza qe ne klase te tete.
Dhe tani kur shikoj veten me te verdha shikoj si ndryshojne gjerat dhe zbehtesia tashme nuk eshte me nje problem,por cdo here qe bej mollezat me kujtohet mamaja ime.Ndaj veshjet nuk jane thjesht rroba dhe nuk te bejne te lumtur as per moden qe shkon e vjen as per kombinimet e arrira apo jo ,por sepse dhe ato jane pjese te kujtimeve dhe tregojne personin qe jemi,dhe jemi bere :)















3 comments:

  1. Hi, i really like your blog, it's nice to discover another fellow albanian fashion blogger..

    i like how sophisticated and particular your style is.
    Amazing outfit!

    xoxox
    Let's keep in touch! , The Chic and Cheap Blog ,
    The Chic and Cheap Blog on Facebook
    The Chic and Cheap Blog on Instagram
    and on Bloglovin

    ReplyDelete
  2. E qeshura jote eshte rreze dielli Estel :)
    dhe e verdha ta shton shkelqimin e fytyres. Me pelqen ky outfit me ngjyra per vjeshten.
    Duhet te dish dicka: shkruan aq bukur dhe me humor, sa nuk ndihet koha si kaloj nga shkrimi tek fotot, per t'i pare ato me detaje deri ne fund.
    xo,
    N.

    ReplyDelete
  3. E dashur Estela,
    prania e njera-tjetres ose me sakte korrespondenca qe kemi, e cila sipas tim shoqi ia kalon shpejtesise se drites....apo thene ndryshe sikur te gjitha linjat e lidhjes te jene prishur ajo ndermjet meje dhe teje funksionon ne perfeksion!
    Shume here me ndodh qe edhe pse ti poston nuk arrij ta lexoj direkt postin e rradhes....keshtu gjendem ketu tani ne 8.30 te mengjesit, ne te shtune me kusine e corn-flakes te sapo zbrazur tek lexoj postin dhe c'te them....JAM PA FJALE.
    Nese preludi ishte komplet jashte teme, fakti qe tani ndihem si memece ne mendime dhe shkrim, eshte sepse 1 lum memorjesh (per te mos thene lotesh) po me ndalon edhe tretjen e mengjesit....jo per gje po verdhesia e lekures tende eshte dicka vertet unike jo shume shpesh e gjen tek njerezit qe te rrethojne dhe personalisht mendoj se kjo ka te bej me vecantine qe ti ke si njeri.
    Lidhja jote e rrobave me memorien dhe te kaluaren, me krijon ndjesine te jem totalisht dakord ne cdo fjale, pasi edhe une kam te njejten simbioze.
    Deshiroja te vija theksin se verdhesia jote ne vjeshte e dimer mund te te jepte nje hije prej hijeje, por na bente te te kishim zili gjithe pranveren e veren se ishe gjithmone me e nxira e klases....
    Persa i perket asaj qe ti je bere, une jam krenare te te kem per shoqe jo vetem tani po edhe vite me pare. Thene me fjalet e tim shoqi, shpresoj qe linjat te mos keputen kurre!!!!
    Te puth e dashur.

    ReplyDelete

Total Pageviews