Friday, March 22, 2013

World Down Sindrome Day

A e dini se 21 Marsi eshte Dita Boterore e Sindromes Down dhe eshte caktuar pikerisht kjo date 21/3 per shkak te triplifikimit te kromozomit 21?!
Sot u organizua nje Koncert Bamiresie per te festuar ngjyrat e jetes fshehur pas nje kromozomi shtese.
Organizatoret, te ftuarit por dhe gjithe te pranishmit shprehen mbeshtetjen e tyre per  integrimin e plote te individeve me Sindormen Down ne jeten e shoqerise tone.
Ishte vertet nje aktivitet me emocione te forta te cilit ju bashkuan emrat me te mirenjohur te muzikes shqiptare si Juliana Pasha, Sidrit Bejleri ,Vedat Ademi dhe Rosela Gjylbegu kjo i ben ata jo vetem artiste te medhenj por dhe njerez me shpirt te madh.Shpreh admirimin tim mete madh per keta artiste.

Ju bashkuan aktivitetit zv ambasadori i Ambasades amerikane si dhe Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania Albi Greva i cili ndau nje mesazh mjaft te sinqerte me te gjithe te pranishmit.
Pati lojra per femije dhe numra nga prestigjatori Chris Brent me animatoret te cilet argetuan femijet por dhe ne te rriturit.

Une ndjeva nje emocion te vecante edhe pse ju ktheva prezantimit pas thuajse 8 vjetesh,edhe pse sot ne rresht te pare ishte vajza e madhe qe eshte endrra ime me e bukur dhe mbi te gjitha arsyeja qe me ben te ndihem krenare  qe isha pjese e ketij aktiviteti eshte drita qe pashe ne syte e atyre femijeve te qeshur gjithe kohen si dhe dashuria e madhe e prinderve te tyre.

Jemi aq te paditur dhe kaq indiferente here pas here dhe harrojme qe me shume nevoje per vemendje kane ata te cilet nuk zgjodhen te vijne ne jete me Sindromen Down por qe ashtu si ne kane  gjithe te drejten e botes  per te patur nje Jete te denje dhe te lumtur.

Ndaj mesazhi qe do doja te ndaja me ju eshte qe te gjithe luftojme te mos jemi Te Zakonshem ndaj le ti mbeshtesim keta femije qe kane nje ektstra me shume per nje te ardhme me te mire.


Persa i perket veshjes meqenese ky vazhdon te jete  nje blog mode kriteret e veshjes edhe pse nuk ka i kish percaktuar askush mendoj se ne keto raste duhet te jene sa me serioze sa me thjeshte ndaj nuk eshte cudi qe dhe une dhe Juliana kishim zgjedhur thuajse te njejten veshje.Dhe pasi hoqem palltot dhe pame qe xhaketat ishin identike qeshem te dyja dhe i them Julianes
E di cfare thone kur 2 persona shkojne ne te njejtin event me te njejten veshje???!!!
Qe kane bere zgjedhjen E DUHUR!




























































11 comments:

  1. Ishte vertet nje koncert i vecant :))) Kurse ti ndrije e gjitha, ca nga xhaketa, ca nga emocionet........

    ReplyDelete
  2. Sa emocionuese keto foto, te shohesh gezimin ne syte e ketyre femijeve nuk ka cmim. Duhet ti mbeshtesim ata qe te integrohen edhe nje falenderim i madhe u shkon familjareve te tyre per sakrificat qe bejne perdite.....deni

    ReplyDelete
  3. pergezimet e mia te sinqerta Estela, ty dhe te gjthe pjesmarresve ne kete event. ata vertet jane femije te vecante...
    une pergezoj gjithashtu dhe familjaret e ketyre femijeve per forcen e madhe qe kane qe i mbeshtesin dhe i bejne te ndihen pjese e kesaj shoqerie.
    Ti shkelqen si gjithnje.
    edhe juli shume simpatike eshte

    ReplyDelete
  4. sa e bukur e bardha ! ne nje event te tille me njerez kaq special vertet vetem e bardha mund te rrije!

    ReplyDelete
  5. Sa bukur Estela! Te emocionojne keto foto!

    ReplyDelete
  6. Sa bukur Estel , teksa shikoja fotot me behej mishi kokerr , sa mire qe i falet atyre femijeve nje pasdite aq te lumtur e ndryshe nga te zakonshmet .
    Vazhdo keshtu :))

    ReplyDelete
  7. foto qe flasin vete...komenti do ishte i kote...nje bravo per te gjithe :)

    ReplyDelete
  8. Bravo, Bravo, Bravo. S'kam fjale. Lumturi pacin perhere keta femije, sepse femija eshet engjell.

    ReplyDelete
  9. Nese syte ne momentin qe shkruaj kete koment me mbushen me lot nga mallengjimi (qe te shoh ty serisht ne skene) apo nga buzeqeshja qe shoh ne syte e ketyre femijeve, mund te duket dobesi, por personalisht mendoj se dobesia duhet kerkuar ne njerezit te cilet nuk shohin dhuraten e "VECANTE" qe keta femije mbartin dhe qe jane pjese e kesaj bote dhe si te tille meritojne gjithe vemendjet qe kemi ne per veten tone.
    Qofshin evente si ky sa me te shpeshta, dhe qofshin akoma me te zakonshme integrimi i plote i te gjithve brenda shoqerise NJEREZORE!!!

    Tani persa i perket veshjes, shume e fisme dhe elegante per te 2. Nuk e di po na e beni gizili me kete xhaketen e bardhe se perderisa rri bukur me 2 kombinime te ndryshme do te thote qe eshte aksesori perfekt per garderoben e 1 femre, por jo per kuleten e saj!!!!

    ReplyDelete
  10. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete

Total Pageviews