Friday, March 28, 2014

Chic in Black

Cfaredo te eksperimentosh te ndodh te kthehesh tek e zeza si tek e keqja e domosdoshme.
Duke qene nje person qe te zezen e kam mbajtur larg keto 6 vitet e fundit mendoj se vetem kete vit kam mundur ta jetoj serish per ate qe realisht eshte.
E zeza ndryshe nga perceptimi qe kemi per te duket si nena qe te le porten hapur cfaredo te kete ndodhur.Sido te ndihesh e gezuar e trishtuar e lenduar apo e lumtur me te zezen e ke nje mundesi,mbetet ngjyra pa emocione nen te cilen buron gjithcka e mira dhe e keqja.
Velloja e misterit qe vesh te zezen duket se ka ate ngarkese qe asnje ngjyre tjeter nuk e ka.
Nese e bardha njolloset me te zezen s'mund te ndodhe ndaj dhe eshte ngjyra me e forte me e perdorur, eshte ngjyra e pervojes ndaj dhe eshte konsideruar ngjyra e klasit.
Mbetet ngjyra pa moshe e pa seks te ciles sado te perpiqemi ti largohemi e kuptojme qe i perkasim.

Me chic in Black duket se qellon gjithnje ne shenje !

















FUR sure

Nuk mendoj se jam gati per te hapur nje debat mbi Pelicet origjinale,dhe ne fakt as nuk dua te justifikohem per timen e aq me pak te mbrohem :)
Ndoshta ne nje moment tjeter do mund ta shtjellojme pak me gjate kete teme pasi vertet eshte shume e ndjeshme globalisht,me pak ne vendin tone.
Une nuk i rezistova kesaj peliceje origjinale qe me besoni eshte shume me bukur ne mua sesa aty ku e gjeta dhe luta zotin te ftohej serish koha vetem qe une te mund ta vishja.
E sic mund ta keni kuptuar Zoti nuk eshte indiferent ndaj lutjeve te mia dhe sot pelicja shkonte pershtat me motin duke me bere keshtu njeri te lumtur edhe ne shi.
Nuk mund te veshesh pelice e mos te krehesh floket mundesisht me nje krehje pak "zonjash"e ku  nuancat e plices duket se rrine sinkron me nuancat e flokeve te mia ndaj nje big up per mua :)
P.S Nastila me duket se po filloj ti degjoj vertet duarttrokitjet :)
Zgjodha ngjyra neutrale dhe pantallonin klasik te zi me nje kepuce dekolte me 3 ngjyra per te qene ne linje me nuancat e palltos. Syzet e reja optike Celine nuk priten as tu nderrohen xhamat per te qene pjese e setit duke u bere dhe protagonisti i setit.
Mgjse cfare them pa shikoni binjaken time kur ofrohet per te bere matjen e drites qe nuk le indiferent asnje kalimtar
Epo me rrofte pelicja mua ! Dhe syzet Celine :P





















Wednesday, March 26, 2014

Ombre Sweater

E keni parasysh qe femrat ne pergjithsi mburren per markat qe kane veshur  here here duke dyfishuar cmimin per tu ndjere me mire me veten.Mua me ndodh krejt e kunderta, dmth mendoj se aftesine me te madhe qe kam e kam te blej lire,po aq lire sa cdo here me duket se thyej ndonje rekord timin dhe e shikoj veten duke ecur me gjerat e mia "te lira" e duke mbyllur me elegance disa goje rresht (qe kane mbetur hapur kur kam artikuluar me modesti cmimin)

Ne kete fushe kam nje konkurente te forte Alben e Milanos qe ju e njihni tashme por ajo nuk perfaqson konkurrence te ndershme :) pasi ajo ka shuuume mundesi zgjedhje andej.
E rendesishme eshte qe ketej ne Shqiperi s'me konkuron njeri pasi format e mia te Pazarit kane evoluar me mua ne alternativa te paimagjinueshme.
Dmth nese deri ne gjimnaz pazari ishte me mamin ne mes (se ne jemi binjake mamin ne mes i bie )ne rastet me te mira te dyqanet e Rruges se Trenit apo te Rruges se Durresit , e me pas evoloi me Fuegon ne Lane :) ndonje rreshqitje nga Medreseja qe ishte vuajtje me vete pasi vertet ishte e veshtire te pelqeje dicka aty aq sa dhe Gabi ishte shume me i pranueshem dhe alternative me e mire,sot e gjej veten si nje agjente burse qe sapo me kerkohet dicka me mjaftojne 2 apo 3 klikime per te dale me 4 apo 5 versione qe i afrohen ekzaktesisht asaj qe kam enderruar.Dhe me besoni per nje njeri qe enderron me sy hapur padyshim qe kjo aftesi kthehet ne faliment total,por une nuk dorezohem :)
Online shopping  eshte padyshim versioni me fisnik  kur karta nuk ka filluar te qaje dhe une bashke me karten, qe ndodh le te themi 2 ose 3 dite pasi ka kaluar rroga.
Pastaj ekziston versioni qe te terheq vjehrra adoptive mezor nga GABI ku ti s'ke piken e interesit per te blere por papritmas kur ndonjera nder(var) ne ajer ndonje pallto me 5 yje ty te aktivizohen sensoret dhe fillon lutesh si e cmendur qe ishalla e leshon kafsha(ne pergjithsi keto specie etiketohen me emra me pak te avancuar se ty si qenie),i shkon nga pas si spiune super e painteresuar sikur ajo te ishte pallto me e shpifur e universit per ta gjetur veten ne fund me xhiro te avashta si ketrushi me geshtenjen te Epoka e Akullnajave.Po po ndjesia kur shtin ne dore artikullin e deshiruar  ngjan vertet me hapjen e dyerve te parajses ku geshtenja tashme eshte bere gjigande po aq sa dhe emocioni i fitores.
Por prisni smbaron me kaq, nder alternativat me interesante se fundmi jane  shopping me whatsapp me facebook me blogje ku jo ghithnje duhet ta njohesh apo takosh shitesin apo rekomanduesin :)
Keta telefonet e zgjuar i thencin qe duhet te na e thjeshtonin jeten jane shpikur vetem per te na cuar drejt fundit te saj gjithnje dhe me te pangopur.
Nuk e di po shkalla e fjales e domosdoshme per mua po e humb pak kuptimin dhe praktikisht ne te domosdoshme per ekzistencen time eshte kthyer cdo gje qe shikon ne new clothing apo new sale.
Por semundja ka acancuar ne nje shkalle qe as vete nuk e kisha parashikuar,te zhveshesh kolegen vetem sepse ajo rastesisht ka gjetur golfin e endrrave te tua,dhe per te qene e sinqerte edhe te Olivia Palermos :) per nje shume qe kesaj rradhe mund tua them sepse ate golf nuk do e gjeni kurre ne ShopMyCloset,edhe sikur te kalonit mbi trupin tim :) vetem per 1.000ALL te reja.
Ok mund ti mbyllni gojet tani.
Sa here behet fjale per rroba dhe ti ke bere bene qe sblen me dhe skthehesh me te ai dyqani qe nuk te kane trajtuar si mbret si duhet te te trajtonin por si rreckat qe shesin ,sapo degjon se ka ardhe furnizimi i ri shkel me vetedije te plote mbi karakterin tend te hekurt duke e kthyer ne mendafsh te holle qe e merr era dhe aty gjithcka fillon nga fillimi.

Tani nuk e di a do me jepni te drejte qe kam derdellitur kaq shume por me besoni aq gjate e kam pare kete golf ne site sa kjo ishte me e pakta qe i detyrohesha.
Sigurisht i respektova cdo qime lepurit qe kish kontribuar per kete golf dhe per ta sjelle si duhet porosita dhe nje fund qe kesaj rradhe nuk prita te vinte ,por e qepa.Duke shtuar dhe ombre sunnies si dhe pak shkelqim metalik ne cante e taka nuk i ve faj gjyshes simpatike qe pasi na beri komplimentet e saj u khthye dhe pozoi miqesisht ne sfond.




























Total Pageviews