Sunday, September 30, 2012

Make up Secrets


Pershendetje nga nje Brune tashme,

ngjyra e re e flokeve duhej inaguruar denjesisht mendova te bej nje post per Grimin mqse shume prej mikeshave te mia e pelqejne ate.
Do ju duket cudi sesa e thjeshte eshte dhe sa pak gjera duhen.
Ne rastin konkret e nisa me qerpiket fallco jo sepse e bej gjithmone por sepse pashe disa tutorials ne internet dhe pyeta veten nese mund ta beja dhe une.
Dhe mesa duket mundesha.


Veme tonin une e perhap me duar dhe ne fund e kaloj me pambuket e fytyres lehte qe te fshij tonin e tepert


Vetullat me laps per mua mbeten celsi i suksesit te nje grimi te mire,kuptohet afer ngjyres se flokeve dhe duke ndjekur vetullen origjinale me pak plotesim te formes qe do.


Pak pluhur te bardhe ne krem poshte vetulles dhe ne kapakun e syrit nje ton me natyral.


LAPSI I ZI arrin cdo gje me te sepse eshte lehtesisht i perdorshem,duhet te mos jete sh i lengshem dhe as i thate qe te leshoje aq sa duhet.Bejme nje kontur jo detyrimisht perfekt.


E shkrijme lapsin me pastrueset e vesheve duke e perseritur procesin derisa te arrijme tonin qe kerkojme.Une e kam bere vetem nje here.


Penel per ato qe duan nje shikim me dramatik,por nese nuk e perdorni dot mos e aplikoni.Ne fund nuk ka ndonje ndryshim te madh.


Pak pluhur te erret me furce ne fundin e syrit nese duam te kemi nje make up pak me te rende.


 E sfumojme dhe pluhurin me furcen e vet ose me pastrueset e vesheve te pastra


Mire jemi deri ketu :)



Pervec Fardit te zakonshem nga britanikja Lisa Eldridge mama dhe make up artist e mirenjohur qe bashkepunon me revistat me ne ze te modes dhe me celebrities vjen se fundmi dhe propozimi i perdorimit te te kuqit te buzeve si fard, mos ju duket cudi, po pikerisht ashtu sic benin dikur dhe mamate tona.


E hapim me gishta


Si ju duket?


Buzet... Ne rastin konkret do kisha aplikuar vetem nje shkelqyes natyral ,por qe tju tregoja dhe disa sekrete te tjera apo dhe keshilla perdora lapsin.
Ju lutem kush me lexon lapsi kurrsesi nuk duhet aplikuar si vize e aq me teper e dukshme,por ndihmon ne nje konturim te sakte dhe pengon perhapjen e te kuqit pas disa oresh.
Lapsi duhet te jete ne te njejten ngjyre me te kuqin e buzeve.


Veme te kuqin e buzeve dhe CHEESE :)

Look like sexy

Leshojme floket :)


Dhe u be


Hope you injoy it !


Kalofshi bukur.

14 comments:

  1. yesssssss...finally it is really you!!:)) S

    ReplyDelete
  2. Pershendetje! Jeni akoma me bukur pa tualet :) Ju lutem mund te me tregoni cfare lapsi perdorni per vetullat se me duket shum perfekt.

    ReplyDelete
  3. Po te te them qe eshte Golden Rose do me besoje :)

    ReplyDelete
  4. Golden rose i zakonshem i syve? Apo eshte per vetulla? o.O

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ky i postit ne fakt eshte laps i zakonshem kafe e erret mqse nuk isha pergatitur per ndryshimin,ama e kenaqur kam qene dhe me Seventeen per vetullat.Flm.

      Delete
  5. Please ...cfare marke jane qerpiket ku i ke blere ..duken shume natyral.po te mos e kishe specifikuar nuk do merrej vesh qe ke perdorur qerpike fallco...thanks paraprakisht :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk e di marken se e hodha kutine por te Beaty Line nje pale me gjatesi mesatare diku 500 apo 600 ALL.Flm.

      Delete
  6. Komplimentet me te sinqerta Estela, sinqerisht burim frymezimi dhe ndihme shume e madhe. Te lutem me orienton pak per buzekuqin firmen dhe numrin nese eshte e mundur? Shume shume faleminderit!

    ReplyDelete
    Replies
    1. I kuqi eshte Lacoste nr 26. Flm dhe ty.

      Delete
  7. Pa tualet je origjinal si Eva Longoria!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahaha flm per komplimentin.Ne kuader te shakase i them kunates time i doja floket si eva logoria dhe perfundova si megan fox. Ama pazarin nuk e ulja per qamet :)

      Delete
  8. Komplimente Estela per make-up tutorial.
    Floket dolen shume te erreta, me pelqenin me shume sic i kishe. Me sakte do me pelqenin nje 7.1 per ty.

    ReplyDelete
  9. Me pelqeu komplet tualeti. Dhe hapat qe ndoqe. Por vetem nje verejtje te vockel kam: mos i erresove pak me shume se c'duhet vetullat?
    Gjithesesi mire.

    Ps: para fondotintes perdore primer? Po poshte syve ke perdor ndonje gje?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Para fondotintes jo,vetem kremin e dites. Poshte syve pak korrektor Estee Luder i lengshem po shume paaak.
      Vetullat jane te erreta por sapo isha bere brune e kisha me qejf :)

      Delete

Total Pageviews