Tuesday, February 5, 2013

Baroque Hints

Pershendetje mikesha,

Ne fakt ne veshjen e sotme ka shume sekrete keshilla apo gjera  per te folur.
Tashme cdo gje Baroque eshte mjaft terheqese per syrin madje dhe minifundet e fryra me copat baroque do jene ende IN dhe per 2013.
E per te gjitha ato qe nuk mund ti veshin keto minifunde, Baroque-n e gjejne tashme kudo,
 ne motivet e trikove  Oversize ne Pallto ne Jaka ne Fustane por gjithashtu dhe ne Pantallona.
Nje forme tjeter mjaft origjinale e Baroque-t vjen dhe ne Strece te cilat kete sezon do jene mjaft ne mode me sa me shume Patterns apo aq me mire ne versionin klasik me Baroque Hints :) 

Nese Leggings kane dhe zinxhir ne fund aq me mire le te jene pak te gjata dhe ta prekin kepucen dhe zinxhiri te mbahet pak i hapur si i harruar per te sfumuar ngurtesine e Baroque-t 
Me nje kemishe krem te bardhe dhe xhakete keto strece rrine mjaft mire edhe per  look-un zyrtar.
Une u mundova ti interpretoj sa me Classy meqe leggings eshte mese e kuptueshme qe mund te jene po aq te ndaluara sa dhe xhinset ne pune,keshtu qe i vesha me nje kemishe shume te gjere dhe te gjate (harruat vetem ashtu duhet te vishen strecet )
dhe me nje xhakete qe mbulon gjithe gjeresine e vitheve duke e bere keshtu veshjen me strece mjaftueshem serioze dhe me klas.

Tani nese motiveve baroque te copes se streceve i shtojme dhe nje Spile me buqete si per te balancuar stilin e pjeses poshte me xhaketen oversize mendoj se Produkti final eshte i pelqyeshem.
Me like it 

E nderkohe meqenese nje lexuese diku pyeste per kalimin e veshjeve nga studentore ne zyrtare mund te them qe Skinny trousers apo Leggings te plota jane pikerishte   pieces qe mund te vishen fare mire dhe me Sneakers dhe Xhup te fryre por per kete Outfit duhet te presim fundjaven per te me dhene te drejte:)

Shpresoj qe ndonjera prej jush te jete frymezuar sadopak :)




















28 comments:

  1. Don't like it :( kepucet tmerr

    ReplyDelete
  2. e nuk jane vetem kepucet por i tere kombinimi

    ReplyDelete
    Replies
    1. na e shpjegoni dhe ne qe smarrim vesh nga fashion pse eshte tmerr i gjithe kombinimi se po ndihemi keq qe na pelqeu ;)

      Delete
    2. me fal po ku e shikon tmerrin ti ketu?? kombinimi bardh e zi nuk esht kurre gabim....she looks nice

      Delete
  3. Ne postin e sotem nuk shoh asgje te vecante,interesante dhe aq me teper te bukur, pervec fytyres tende...Duket ne fakt qe ngjyra e zeze eshte e lehte per tu kombinuar por une mendoj se eshte po aq impenjative sa ngjyrat e tjera(perjashto ketu ngjyrat neutro).Mua ky kombinimi bardh e zi qe personalisht e perdor sa me rralle (dhe ne ato pak rast vesh gjithmone kepuce,convers, shapka me nje gisht shumengjyreshe) me duket "i merzitshem".Kepuca e erret do te ishte me mire ne kete rast se e bardha eshte vendosmerisht verore.Te pershendes...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk mendoj se je Haters vetem pse nuk pelqen veshjen e dikujt,madje fakti qe artikulon nje koment qe per mua nuk eshte fare negativ te ben thjesht nje ndjekese qe ndan opinionin e saj.Ndoshta ky eshte dhe vete misioni i blogut e ndaj une kam vendosur te mos censuroj asnje koment.Ama do te me lejosh te ndaj dhe une opinionin tim pse mendoj se veshja ishte e vecante,te sjellesh strecet pa u dukur keq ne nje veshje pune,ndoshta ti je me fat,por ne punen time ende nuk e kam pare.Fakti qe Strecet kane motive baroque te kadifenjta i ben ato me klas mendoj une gjithmone, dhe mjaftonin strecet sot per ta bere veshjen aq interesante sa nuk ishte e nevojshem te luaja me ngjyrat.Fakti qe strecet duhen veshur me bluza apo triko te gjata e te gjera eshte nje MUST qe jo te gjithe e ndjekin dhe them se veshja e sotme jep nje argument pse duhet.
      Ndersa per kepucet e bardha nuk dua te zgjatem pasi nese thua qe jane vendosmerisht verore,do te thote qe nuk je dhe aq e update-uar pasi jane ndoshta Kepuca me e perdorur kete dimer nga gjithe Ikonat e modes dhe gjithe Drejtoret e revistave me te mira te modes pa perjashtuar asnje.
      Ne boten e modes mesa kam kuptuar une nuk ka asgje te vulosur ndaj e vleresoj komentin tend gjithsesi dhe uroj te me ndjekesh serish.
      Faleminderit.

      Delete
    2. Estela nuk ka vend per komente negative...kembinimi i dy ngjyrave klasike esht i perkryer...kepucet jane shume te bukuraa...je absolutisht innnn

      Delete
  4. Hatersssssssss she look great

    ReplyDelete
    Replies
    1. It doesn't matter how I look,everyone has the right to share their opinion,unless it is not offensive :)
      Thanks

      Delete
  5. Haters for what??????????

    ReplyDelete
  6. mua me pelqen shume sidomos kepucet apo nuk ishte dhe dit me diell sot tamam si dit pranverore

    ReplyDelete
  7. I love it simple and classy :) xoxo

    ReplyDelete
  8. Put Yourself in Her Shoes rekomandojnë anglezët e mënçur për të kuptuar më mirë dikë. E ndërsa një pjesë e mire e ndjekësve e ka kuptuar këtë dhe përpiqen të gjejnë vetveten në tërësinë, apo në elementët e veçantë të asaj që prezantohet, pra “i vesh, ose jo Her Shoes”, na shfaqet tek-tuk një askush (dmth një ndjekës nga ata që të ngjiten si “m… pas këpucës” - kërkoj ndjesë për thyerjen e netiquette) dhe lëshon killer phrases! Nuk e kam fjalën për komentet kundër, por minimalisht duhet që ky koment të shoqërohet me një argument. Kështu do bënte çdo njeri që ka po aq pare mend, sa edhe këpucë, apo vrima në kanatjere…
    Më vjen shumë keq për kohën që i kushtova askushit, por e bëra jo vetëm në respekt të këtij blogu shumë të thjeshtë dhe të bukur, por edhe të shumë ndjekësve, që dëshirojnë të ndajnë këtu shijet e tyre estetike dhe jo të lexojnë mllefe të dëshpëruara.
    Në fakt sot nuk kam asnjë koment, se në vend që të merresha me postimin e vura myslef in „nallanet“ e askushit. klm

    ReplyDelete
    Replies
    1. Efku jam shum shum dakort me ty...dhe ajo qe nuk kuptoj pse keto pseudo kritiket anonim nuk na japin kenaqsine ti shohim njeher ne blogjet e tyre. se nga ato qe shkruajne pretedojne dhe qe kuptojne nga moda apo kombinimet e ngjyrave. un nuk e kuptoj ku e ka tmerrin kombinimi bardh e zi, a mund te ma shpjegoj ndonje nga keto qe pretendojne se dine te vishen. dhe me te drejt thua ka pak kohe nje askush qe patjeter nuk di me shume se te urreje ben kritika te pavendta. dhe nuk esht shume e veshtire per ta kuptua qe duke dashur te shaje Estelen nk di cleshon nga goja. O ti njeri i vogel na jep njeher kenaqsine te te shohim ty sesi vishesh se pretendon qe kupton nga trendet me te fundit por ne fakt nuk di gje tjeter te besh vetem se te tregosh sesa e/i ulet je...ndjej keqardhje per keta njerez ne fakt...SA PER TY E DASHUR ESTELA DO THOJA QE KE VERTET SHIJE TE HOLLE DHE VERTET IRRITOHEM KUR SHOH QE TE SHAJNE PADREJTSISHT...NE FUND TE FUNDIT TI VISHESH PER KENAQSIN TENDE DHE BENE SHUM MIRE QE DI TE KUJDESHESH PER VETEN...BIG UP PER TY E DASHUR

      Delete
    2. Ju falenderoj perzemersisht. Komentet tuaja me motivojne te vazhdoj te postoj.

      Delete
  9. Just lovely my dear! Flawless face!

    ReplyDelete
  10. Ne pergjithesi me kane pelqyer te gjitha outfit-et qe ke postuar ne kete blog (mgjs nuk jane ndo1 here shume dakort me ato qe vesh per pjesen zyrtare te dites pasi me duken pak me "ekstravagante" seç duhet.Une vetm nje pyetje kisha sepse me ka bere pershtypje : nuk ke ftohte nga kembet qe i vesh te gjitha kepucet pa çorape???

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kam pak por kjo pune kerkon dhe sakrifica :)

      Delete
  11. Nje mikeshe me nje kemishe te tille, me sakte me nje outfit te tille, mua me duket sikur me hap ate deren per ne PARAJSEN E ENDRRAVE (me sakte te modes)!!!
    Beatrice* eshte thjesht 1 figurante para teje!!!!

    p.s.
    Beatrice - Personazhi i Komedise Hyjnore e Dantes, per ata qe s'e kishin kuputar.

    ReplyDelete
  12. Pershendje Estela, u be ca kohe qe e ndjek blogun gjithe kureshtje edhe pse eshte hera e pare qe komentoj. Me pelqen stili dhe gershetimet e trendeve me veshjet zyrtare. E dashur, ti ngjall gjithmon kureshtje dhe kjo eshte gjithmon dicka e mire. Nje nder gjerat qe me ke bere te vleresoj me shume jane "stiletto shoes" keshtu quhet keto qe ti i perdore shume dhe i ke ne ngjyra te ndryshme???? Gjithsesi e frymezuar nga ty i porosita dhe une nje pale. Sa per veshjen ne fjale me pelqenje shume strecet dhe bluza por nuk jam shume dakort me xhaketen apo pallton. Si oversized me duket... por ne pergjithesi me pelqen.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke bere shume mire e dashur,do dashurohesh dhe ti shume shpejt me stilettos. Ti gezosh.

      Delete
    2. Estela shume faleminderit per pergjigjen. Kam vene re qe mundohesh tu pergjigjesh te gjithve dhe nuk je censuruese ndaj komenteve. Kjo ti rrit vlerat e dashur.Deni

      Delete
  13. Strecet jane shume te bukura dhe versioni me delikat e klasik i barokut qe kam pare deri tani. Cfare marke jane?
    Bardhe e zi eshte etiketa klasike e veshjeve te zyres dhe njerezit jane lodhur duke e perdorur dhe mungon shume kreativiteti, pa gjykuar, thjesht i kuptoj. Nese te gjithe vajzat do visheshin si ty ne ambientet serioze, asnje pune nuk do konsiderohej e merzitshme dhe njerezit do ishin me pak te ngrire e me shume te lumtur tek nisnin ditet e tyre ne mengjes me zgjedhje te bukura e interesante :) Te pershendes!

    ReplyDelete
  14. Per veshjen abstenoj te komentoj, por ato dy gocat e vogla aty lart jane nje mrekulli.... nice pic

    ReplyDelete

Total Pageviews